Aktori i dashur i disa brezave bullgarë Nikollaj Nikollaev kohët e fundit gjithnjë e më shpesh hyn në rolin e klounit dr. Koko dhe me buzëqeshje dhe fokuse i ndihmon fëmijët e sëmurë në spitalin “Pirogov”. Nikollaj Nikollaev, ose si të gjithë e quajnë me dashuri Lali Nikollaj, ka mbaruar Akademinë e Arteve Teatrale dhe Filmore bashkë me aktorët tanë të njohur Todor Kolev, Vança Dojçeva, Ivan Nallbantov. Ai ishte aktor në Teatrin Popullor “Ivan Vazov” deri në ndryshimet demokratike në vendin tonë. Pas kësaj u nis për në Itali, ku disa vjet punonte në një prej cirqeve më të mëdha si kloun. “Pasi mbusha 60 vjeç, arrita nivelin më të lartë të përsosmërisë dhe pasi kisha kaluar 28 vjet në skenë, vendosa se ka ardhur momenti ta mësoj artin e klounit” – thotë aktori.
“Unë jam një njeri i lumtur. Para 8 vitesh përjetova një operacion të rëndë si rezultat i një sëmundjeje onkologjike. Pasi dola nga spitali vendosa se pjesën e fundit të jetës sime duhet t’ia kushtoj fëmijëve të sëmurë në Bullgari. Atëherë krijova Klinikën e vetme te ne të psikoterapisë me anë të të qeshurit. Ne kujdesemi për pacientët në spitalin “Pirogov”, kurse ata janë nga mbarë vendi. Rezultatet janë të shkëlqyeshme. Fëmijët dalin nga spitali 5-6 ditë më herët. Prioriteti im është një sistem mjekimi, të cilin e krijova dhe tashmë kam patentë. Sistemi nuk ka të bëjë me shakatë në spitalet e tjera. Në çdo një spital në Evropën Perëndimore ka një kloun të emëruar me organikë. Ai hyn në dhomë, bën fokuse ose shaka të ndryshme, që të qeshin fëmijët dhe pas kësaj niset. Zakonisht është me përparëse të bardhë, ka hundë të kuqe, por ka stetoskop, shiringa dhe fëmijët kanë frikë nga ai. Sistemi im është tjetër. Me partnerin tim themi se jemi klounë-mjekë, kurse fëmijët fillojnë të qeshin. Pas kësaj bëjmë disa fokuse, të cilat i quajmë magji dhe ata mbeten të mahnitur. Përveç shakave në terapi kam përfshirë edhe terapi ujore, në saje të së cilës i mësoj fëmijët të pinë ujë të pastër. Në spital dhe jashtë fëmijët blejnë pije më të ndryshme freskuese, plot konservante. Mirëpo, kjo nuk mund të ndalohet. Prandaj u jap fëmijëve një gotë me ujë dhe u shpjegoj se kjo është një dekoratë shumë e madhe, sepse ne njerëzit jemi bërë prej uji. Unë u shpjegoj fëmijëve se kur vrapojnë dhe djersiten, nga trupat e tyre nuk del djersë prej lëndësh freskuese, por pika transparente prej uji dhe kjo është prova se duhet të pimë ujë të pastër dhe jo lëndë freskuese.”
Aktori ka arritur më larg në eksperimentet e tij me ujin e dobishëm. Para pak kohe bashkë me profesorin e njohur bullgar të fizikës Zhivko Zhelev, i cili ka përpunuar një aparaturë speciale për matjen e ujit, matën strukturën e një uji të mbushur me energjinë e të qeshurit të fëmijëve. Eksperimenti u demonstrua njëkohësisht në një spital në Strasburg dhe në një spital në Sofje. Rezultati ishte i qartë – e qeshura e bën ujin kurues.
“Mirëpo, e qeshura mund të ketë edhe efekt negativ – thotë aktori. – Ka një shoumen të njohur, i cili imiton me sarkazëm politikanë dhe njerëz me profesione të ndryshme. Unë nuk e pëlqej këtë të qeshur, ajo është në dëm të njeriut. Gjatë 27 viteve të fundit më bën përshtypje se pasi filluan ndryshimet demokratike ne gjithmonë jemi në vend të parë për nga varfëria, korrupsioni dhe sëmundjet. Më shumë me trishton fakti se jemi në vend të parë edhe për nga vrasjet dhe vetëvrasjet e fëmijëve. Që pasi e kuptova këtë, unë përpiqem të kujdesem për shëndetin shpirtëror të sa më shumë fëmijëve këtu. Trashëgimtarët tanë sëmuren nga kompjuterët, morali i falsifikuar dhe programet e shëmtuara televizive.”
Ja se çfarë tjetër na tregoi Nikollaj Nikollaev për të qeshurit e bullgarit përpara dhe tani:
“Ka dallim të madh në të qeshurit dhe në marrëdhëniet e bullgarëve më parë dhe tani. Ndryshimi nuk është nga përpara 20 viteve, por nga përpara më shumë se 60 vjet. Tani njerëzit qeshin në qoftë se bie ndonjë njeri mbi akull gjatë dimrit, në qoftë se më dhemb. Me njerëz të tillë tallës ndeshem çdo ditë, në të kaluarën ishte më ndryshëm.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: BGNES
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..