Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vështroje “Shikimin tënd”!

БНР Новини
6
Autor: Mari Avedisjan

Një ekspozitë me vepra të fotografëve amatorë u rregullua në klubin “Fotosintezis” në kryeqytet. Ekspozita është nën moton “Vështroje “Shikimin tënd”. Po kështu quhet edhe konkursi më i njohur për fotografë jo profesional në vend. 20 fotografi bardhë e zi dhe me ngjyra u zgjodh juria e caktuar nga ekipi i një botimi të njohur me tematikë shkencore. Në vazhdim të një viti në redaksi u grumbulluan më se 2700 fotografi të 1900 autorëve amatorë.

Autor: Boris TashkovNuk ka kushte speciale të cilët organizatorët të kërkoheshin nga pjesëmarrësit. Fotografitë duhet të ishin me cilësi të mirë dhe subjekti të tërhiqte interesin e publikut të gjerë. “Megjithëqë fotografitë janë prej amatorëve, ndër to kishte të tilla të realizuara me mjeshtri të madhe. Secili mund të marrë pjesë në këtë konkurs, gjë me të cilën shpjegohet interesi i madh ndaj tij” – thekson kryeredaktorja e revistës Ganeta Sagova. Prej saj mësojmë cili prej autorëve është me më shumë fotografi të dalluara:

Autor: Krasimir MatarovFavorit është Krasimir Matarov. Doli, që ndër fotografitë e zgjedhura kishte shumë prej këtij autori. Edhe kishim vështirësi të caktojmë cilat prej tyre të mos përfshijmë në ekspozitë. Ai nuk është fotograf profesional, por amator. Kjo vjen të dëshmojë si njeriu mund t’i kushtohet pasionit të vet, ashtu që të bëhet një profesionist i përsosur në këtë fushë. Nuk do të jetë e tepruar të them, se ky njeri është si një piktor në fotografi. Ai thyen figurat ashtu, që në fotografitë shihen gjëra të ndryshme, të cilat të provokojnë të ëndërrosh. Në to ka fantastikë, makro fotografi, janë të krijuara me shumë fantazi dhe shije ndaj së bukurës. Për shembull në një nga fotografitë ka një mizë vigane, e cila na kujton veprën e shkrimtarit Franc Kafka, por edhe figura nga fantastika. Krahas kësaj ai fotografon edhe natyrën, fenomene të ndryshme. Ne nuk kufizojmë fotografët, pranojmë edhe fotografinë konceptuale, pra gjithçka, të cilën njerëzit e kanë parë në mënyrë jo standarde, por e kanë prezantuar në një mënyrë të bukur, kështu që fotografia të arrijë zemrat e publikut. Një nga çmimet ishte për fotografen Desisllava Ignatova, e cila dërgoi një fotografi bardhë e zi, shumë e bukur. Në sfondin e fotografive të tjera me ngjyra, kjo fotografi dallohej. Në të shihet një shtëpi dhe barëra të larta në mesë të cilëve vrapon një fëmijë. Në konkurs ka fotografi të bëra me kamerën e telefonit. Personalisht mua nuk më pëlqen këtë lloj të fotografimit, megjithëqë teknika bëhet gjithnjë më e mirë. Sot gjithçka është e mundshme, me më shumë rëndësi është të mos vëmë suaza dhe kufizime.

Autor: Desisllava IgnatovaFotografimi është një proces shumë i përgjegjshëm, është pothuajse si pikturimi i tablosë, të cilën do të dhurosh” – mendon Ganeta Sagova. Ajo është e bindur, se çdo fotografi pasqyron botën e brendshme të autorit. Prandaj njeriu duhet të sillet me vëmendje, kur në shtëpi rregullon ndonjë fotografi ose tablo. Sepse çdo gjë është plot energji, e cila mund të mbush ose mund të thitë energjinë dhe humorin e mirë të njeriut.

Autor: Daniell NikollovAnëtare e jurisë vitin e radhës është Elizabet Ilieva, përfaqësuese e një firme të teknikës së fotografimit. Ajo gjithashtu ishte e habitur nga qëndrimi kreativ i shumicës së pjesëmarrësve në konkursin e sivjetshëm për fotografi.

Dhembja ime është se në Bullgari ka shumë njerëz të talentuar, por jemi një treg të vogël dhe prandaj nuk na vënë re. Shikoj, si kolegë nga jashtë bëjnë reklamë nëpërmjet fotografisë. Nuk janë rrallë rastet kur fotografët bullgarë janë më të avancuar si në idetë, ashtu edhe në cilësinë e realizimit të fotografive. Mirëpo fotografët bullgarë nuk mund t’i shpresojnë të ardhura, siç kolegët e tyre jashtë shtetit. Krahas kësaj ata nuk kanë mundësi edhe të udhëtojnë për të kërkuar objekte të reja për fotografim.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë ofruar nga revista “Spisanie 8”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD

Bullgarët në Brazil e ruajnë emrin dhe lidhjen me atdheun e tyre si një trashëgimi të çmuar

Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...

botuar më 24-09-05 7.15.PD