Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“The New Standard” – një projekt i ri i Mirosllava Kacarovës

Foto: arkiv personal

Mirosllava Kacarova është krijuese, bota e së cilës muzikore përmbushet vazhdimisht me sfida të reja, të vëna nga ajo vet. Pas suksesit të madh të albumit, i cili u kushtohet këngëve të dashura nga filmat “Cinema”, tani ajo paraqes një projekt krejtësisht të ri dhe të ndryshëm, të krijuar prej pop dhe rok këngëve të njohura, por të paraqitura në versione të xhazit. Koncerti i parë u mbajt më 29 mars në Sofia Live Clib, kurse më 1 prill, të njëjtin program do ta dëgjojnë dhe banorët e qytetit Plovdiv në Bee Bop Cafe. Ja se çfarë tha ajo për këtë projekt:

Këtë projekt të ri të koncerteve e emërtova “The New Standard”-më një ri drejtim drejt albumit të Hërbi Henkok që nga viti 1995 “The New Standard”. Por, në të mungon numri shumës, sepse ai për herë të parë mundohet të emërtojë në këtë mënyrë standardet e reja, të cilat kthehen në një tendencë atëherë. Asociacioni është me të ashtuquajturat standarde të xhazit, të cilat ai dhe emrat më të mëdhenj nga skena botërore na propozojnë nga vitet 30 të shekullit të kaluar. Dhe në këtë album të vet Henkok propozon standarde të tilla të reja. Jo vetëm ai, por dhe shumë muzikantë të tjerë drejtohen drejt këngëve pop dhe rok, duke i “lexuar sërish” në xhaz variante. Kuptohet se, çdo një investon në versionet e veta diçka të ndryshme, por të frymëzuar nga xhazi.

Në “The New Standards” këngëtarja e xhazit Mirosllava Kacarova zgjedh këngë të Majkëll Xheksënit, Massive Attack, Kings of Leon, Radiohead, Xhon Lenën, Stivi Uondër, Xhini Miçëll , Sting e të tjerë.

Muzikantët me të cilët ajo punon kësaj radhe janë Mirosllav Turijski – piano, Veselin Veselinov-Eko – bas, Hristo Jocov – bateri dhe Nikollaj Karagjeorgjiev – kitarë. Pyetjes se përse ajo i ka përzgjedhur pikërisht këto këngë, Mirosllava u përgjigj kështu:

Unë personalisht i zgjodha këto këngë në bazë të shkaqeve të shumta. Kuptohet, më tepër sepse më kanë prekur në një ose tjetër mënyrë në një moment nga jeta ime. Disa nga muzikantët, këngët e të cilëve i kam zgjedhur këtu si Majkëll Xheksën, i kam dëgjuar prej shumë kohe, kurse të tjera si Xhoni Miçëll për shembull, nuk kap pushuar së dëgjuari asnjëherë. MsivAtak dhe Radioheds janë grupe, të cilat i ri zbulova. Ky është një projekt, të cilin prej kohe doja që ta krijoj. Gjatë viteve kam bërë këngë të veçanta në këtë mënyrë, por jo të mbledhura në një vend dhe me aranzhime të posaçme, të cilat i bëri pianisti Mirosllav Turijski, me të cilin po punoj prej kohe. Programi do të formohet si shumë i larmishëm për nga stilet. Nuk po mundohemi të ndryshojmë këngët në bazë të tematikës, sepse kjo do të thotë t’i privojmë nga shpirti i tyre. Detyra jonë është që nga njëra anë t’i përmbahemi stilistikës sonë, kurse nga ana tjetër – t’i përmbahemi origjinalit të këngës, të tillë siç e njohin njerëzit.

Çfarë të presim pas koncerteve në Sofje dhe Plovdiv?

Parashikoj të incizoj këta dy koncerte dhe të dëgjoj se cili do të jetë materiali – përgjigjet këngëtarja. – Do të kemi edhe disa koncerte gjatë periudhës së verës dhe të vjeshtës. Do të vazhdojmë të incizojmë atë të cilën e bëjmë dhe në fund me të vërtetë do të mund të formohet një produkt shumë i mirë. Joshem që ta them, por akoma është shumë herët të flitet për këtë, me qenë se çdo gjë është lidhur dhe me rregullimin e të drejtave prej autori mbi këngët, të cilat i kemi zgjedhur. Tani për mua është më interesante se çfarë do të formohet aty për aty.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD