Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ku u zhdukën harabelat?

БНР Новини

Pranvera ndihet kudo përreth. Në park dëgjohet cicërima e zogjve të llojllojshëm, por ku janë harabelat? Këtë pyetje e bëjnë ekologët nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Ata disponojnë të dhëna, se për 10 vitet e fundit popullata e harabelave të shtëpisë u ul me 31 për qind.

СнимкаNë se ato ritme të zhdukjes do të ruhen, atëherë nipat dhe mbesat tanë do të njohin ato zogj qyteti vetëm nga librat me vizatime dhe nga tregimet e librit “Ne harabelat” të shkrimtarit të madh bullgar Jordan Radiçkov. Armiku i vetëm i natyrshëm i harabelit të shtëpisë janë macet. Mirëpo, nuk janë ato fajtore për zhdukjen e këtyre zogjve. Ndërtimi i tepruar, ndotja e ajrit, mungesa e sipërfaqeve të gjelbra – ato janë vetëm një pjesë prej shkaqeve, për të cilët popullata zvogëlohet, mendojnë ornitologët.

Harabeli i shtëpisë (Passer domesticus)Informacioni për uljen e numrit të trumcakëve ngjall shqetësim, sepse zogjtë janë një indikator real për atë që ndodh përreth neve. Harabelat si zogj qyteti, janë tregues për këtë se çfarë ndodh me mjedisin, në të cilin jetojmë.

Nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve shpallën një fushatë kombëtare për regjistrimin e harabelave. Ajo do të jetë e para për Bullgarinë. Qëllimi është të vlerësohet gjendja e tre llojeve më të përhapura të harabelave tek ne – të shtëpisë, të livadheve dhe spanjollë. Në të mund të përfshihet çdo njeri, i cili do të regjistrohet mbi hartën interaktive të Bullgarisë në internet. Aty ai duhet të shënojë vendin, në të cilin do të bëjë regjistrimin. Fushata hapet për mbarë vendin më 8 prill të këtij viti në orën 9 fiks dhe do të përfundojë po atë ditë në orën 12 fiks.

Harabeli i fushës (Passer montanus)Kemi në plan të organizojmë fushatën çdo vit. Pas tre vitesh do të prezantojmë të dhëna për tendencat në popullatën, do të analizojmë të dhënat dhe do t’i japim përgjigje pyetjes, a ulet ose rritet numri i trumcakëve në vendbanimet – tregon Emilija Jankova organizatore e fushatës nga Shoqata. – Dëshirojmë, që sa më shumë njerëz të përfshihen në këtë fushatë kështu që të grumbullojmë një informacion më të saktë për rajonet e populluara me trumcakë. Qëllimi është të shikojmë çfarë është popullata e tri llojeve më të përhapura të harabelave, që hasen në Bullgari. Dëshirojmë të zbulojmë vendet e preferuara prej tyre për jetë dhe pse nuk hasen në disa rajone. Supozojmë, se shkaqet për të cilët ulet numri i trumcakëve janë ndërtimi i tepruar, mungesa e sipërfaqeve të gjelbra, nivelet e larta të zhurmës. Zhurma është një armik i madh i harabelave. Kur bëjnë folët dhe rritin të vegjlit, kur kërkojnë ushqim larg folesë, nuk mund të dëgjojnë kur ata thërrasin. Ky është një nga shkaqet për zhdukjen e zogjve. Në rajonet fshatare, ku nuk ka zhurmë ngandonjëherë përdoren pesticide, gjë që gjithashtu është një problem. Edhe ky bëhet shkak për zvogëlimin e popullatës së trumcakëve.

Harabeli spanjoll (Passer hispaniolensis)Fushata “Ne regjistrojmë harabelat” është e orientuar te njerëzit. Nëpërmjet saj ata mund të mësojnë më shumë për llojet e trumcakëve që hasen në Bullgari, për këtë se si jetojnë dhe si mund të dallohen. Një informacion të hollësishëm ka në sajtin. Pikërisht aty lexojmë se harabelat hasen kudo në vend. Pjesët e larta të maleve nuk janë rajone, ku mund të shihen harabela. Ata janë zogj qyteti, të cilët bashkëjetojnë me njerëzit më shumë se sa 10 mijë vitesh. Të gjithë i kemi parë, por janë pak njerëzit, të cilët dinë sa vështirësi hasin trumcakët të mbijetojnë. Fushata e regjistrimit do të jetë jo vetëm serioze, por edhe argëtuese për vullnetarët, të cilët do të përfshihen në të.

СнимкаMë duket, se në mesë të natyrës bëhemi më të mirë – rrëfen Emilija Jankova. – Secili që do të përfshihet në fushatë do të mësojë më shumë për trumcakët. Si dekoratë për pjesëmarrësit përgatitëm një botim i ri i librit “Ne harabelat” të Jordan Radiçkovit. Me ndihmën e familjes së autorit bëmë një koperton të ri të librit në përkrahje të veprimtarisë sonë. Ndryshe nga të gjitha botimet e tjera, mbi të cilat janë të vizatuara të gjitha harabelat – heronj në këtë roman të shkurtër, mbi botimin tonë ka vetëm një. Ky është një akt simbolik dhe shpresojmë, se si rezultat i kësaj fushate, një ditë pasardhësit tanë do të njohin trumcakët, sepse do të mbeten pjesë e ambientit rrethues. Mirëpo, ka të ngjarë edhe të zhduken, ashtu siç ka ndodhur kjo në shumë kryeqytete evropiane.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BGNES dhe vrabcheta.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD