Nuk shikoj ndonjë shkak që krijimtaria kombëtare bullgare të “injorohet”, publiku duhet të ketë mundësi që të dëgjojë krijime bullgare. Më në veçanti gjatë këtij “patriotizmi” tepër tregues i cili paraqitet në shoqërinë tonë – fjalë këto të profesorit Pllamen Xhurov. Kompozitor, pedagog në Akademinë Kombëtare Muzikore në lëndën e dirigjimit dhe të kompozimit, prej afro 30 vjetëve ai është në krye të Ansamblit të Dhomës “Solistët e Sofjes”. Grupi elitar kishte koncert ditën e premte. Ja dhe akoma hollësi të tjera nga profesori Xhurov.
Le të rikujtojmë se prova e parë të Ansamblit të Dhomës “Solistë të Sofjes” është gjatë nëntorit të vitit 1061. Mblidhen djem të rinj nga Opera e Sofjes. Gjashtë vjet më vonë është koncerti i parë, i cili ka kaluar me një sukses të madh. Përpara ditëve u mbushën 55 vjet nga ky takim i parë me publikun.
“Duhet të them se, akoma në vet fillimin vihen themelet profesionale, të cilat detyrojnë dhe prandaj akoma janë të gjalla – thotë akoma profesori Xhurov. – Parimi i punës është si tek kuarteti me tela. Bile në fillim i ka në zhvilluar provat të ndarë në 3 kuartete. Ky synim drejt një përsosmërie të madhe gjatë punimit të gjërave është i pranishëm dhe tani. Kjo e bën punën me këtë grup të pazëvendësueshme. Punohet me një vëmendje më të madhe ndaj detajeve. Në qoftë se mund të bëjmë një krahasim kjo është si ndryshimi midis grafikës dhe pikturimit me bojëra vaji. Tek ne çdo gjë është sfumato, shprehia është për një qëndrim më finë të muzikantëve dhe të dëgjuesve. Koncerti i parë është me dirigjentin Mihaill Angjallov i cili ka përgatitur programin. Solistë kanë qenë Milena Mollova, Nikolla Gjuzelev, Radka Gaeva. Efekti ka qenë shumë i madh. Zhvillojnë disa koncerte me të njëjtin dirigjent, pas kësaj janë për vizitë tek Konstantin Ilievi, Dobrin Petkov, Vasill Kazanxhiev, i cili bëhet një dirigjent i përhershëm për 16 vjet. Pikërisht profesori Kazanxhiev e fillon këtë punë shumë këmbëngulëse , metodike , nganjëherë dhe shumë torturuese mbi punimin e detajeve. Por, kjo është karakteristike për të gjithë muzikantët, të cilët mbajnë për vetveten. Pas kësaj dirigjent është Emill Tabakovi, për të cilin nuk ka sekrete në muzikë-dhe si dirigjent dhe si kompozitor. Interesantja është se që të tre dirigjentët bazë e kanë lidhur emrin e vet me “Solistët e Sofjes” janë dhe kompozitorë. Nuk kam sqarim se përse kjo është kështu, por është një fakt real. Unë jam trashëgimtarë të traditave shumë serioze, me të vërtetë shumë serioze.”
Përgatiti në shqip: Nataniella Vasileva
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris..