Ivan Sallgado Llopes zgjatë dorë për përshëndetje. Buzëqesh me një buzëqeshje të hapur dhe magjepsëse, e cila ka grumbulluar në vetvete të gjithë qenien e tij dhe diellin e Spanjës. Ai është student në vitin e dytë në Akademinë Kombëtare Sportive në Sofje.
Por, ai nuk është një student i zakonshëm, pohon pedagogu i tij në shah Radisllav Atanasov:
“Ai është një student shumë special – top sportist në botë. Zë vendin e dytë ose të tretë në klasifikimin e shahistëve spanjollë. Ai është special dhe me faktin, se jeton në Bullgari prej katër vjetëve, tanimë e zotëron mjaft mirë gjuhën bullgare, e njeh kulturën tonë dhe e pëlqen Bullgarinë më shumë se ne.”
Ai nuk e ndërmerr veten si një yll, pavarësisht nga arritjet e veta të mëdha, as që e ndien veten të gllabëruar nga shahu. Mendon se në jetë duhet të ketë kohë për çdo gjë. Në mënyrë modeste shënon se, është një shahist i mirë jo sepse është i talentuar, por sepse shumë lehtë e mban mend informacionin dhe e përdor. Por rezultatet e tij flasin vetë: ai është mjeshtër i FIDE-s nga viti 2005, mjeshtër ndërkombëtar nga viti 2007, kurse që nga viti 2008 – mjeshtër i madh ndërkombëtar. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit mijëra bullgarë të rinj nisen për të mësuar në Perëndim, kurse Ivani vendos të vijë nga Spanja në Bullgari:
“Unë kam udhëtuar shumë. Aty ku jeton shpesh gjen gjëra, të cilat nuk të pëlqejnë. Mendon se në vendet e tjera duhet të jetë shumë më mirë. Por nuk është kështu. Bullgaria më pëlqen jashtëzakonisht shumë. Ke një liri të madhe, mund të bësh çfarë të duash. Nuk është si në shtete të tjera si Gjermania, Anglia, ku çdo gjë duhet të jetë me program. Në qoftë se nuk vepron në bazë të programit, ndeshesh me vështirësi të mëdha – në qoftë se je sportist, shkon nëpër gara, ke probleme me datat e provimeve dhe nuk mund të përfundosh arsimin. Në Bullgari, merresh vesh me pedagogun të mund të shtyhet data dhe problemi zgjidhet, sepse këtu debati respektohet. Keni dhe një natyrë shumë të bukur – det, mal. Marrëdhëniet midis njerëzve janë të shkëlqyera. Këtë nuk e kam takuar në shtete të tjera.”
Gjuhën bullgare e përvetëson në ecje e sipër: “Unë mësoja vet. Shoqja ime e cila është bullgare, më ndihmonte shumë. Në fillim praktikoja gjuhën me taksistët. Udhëtoja me taksi dhe flisja me shoferët. Në një moment vendosa të punoj më aktivisht mbi gjuhën time dhe i thash vetes: Akademia Kombëtare Sportive është vendi ideal!”, thotë Ivan dhe më bind se është shumë i kënaqur nga zgjedhja e tij:
“Njerëzit zakonisht studiojnë për diplomë. Mua kjo nuk më intereson. Unë jam shahist, mjeshtër i madh. Zakonisht luhet deri në moshën 45 vjeçe, kurse unë tani jam 25. Më pret një karrierë e gjatë dhe nuk do të kem probleme të tilla. Dua thjesht të zhvillohem si njeri, të mësoj gjëra të reja dhe interesante. Në Akademinë Kombëtare Sportive ka lëndë jashtëzakonisht interesante. Mund të marrësh një kulturë shumë të pasur të përgjithshme. Mësohet biokimi, biomekanikë, anatomi, psikologji. Studioj në bazë të një plani individual dy muaj gjatë vitit dhe nganjëherë është mjaft intensive dhe e vështirë. Më kujtohet në fillim nuk dija fjalë si “presje”, “kllapa”, sepse njerëzit nuk i përdorin në ditët e përditshme. Unë shënoja çdo gjë dhe kur thonë “presje” me këmbëngulje shkruaja “presje”. Kur e dashura ime më pa shënimet dhe më sqaroi gjërat, kemi qeshur me lot.”
Një shahist të rangut të lartë, Ivan thotë se, në Bullgari nuk vuan nga mungesa e kundërshtarëve të denjë, me të cilët të bëj stërvitjet:
“Stërvitem zakonisht me Ivan Çeparinovin. Ai është një mjeshtër shumë i fortë dhe unë jam shumë i kënaqur. Në Spanjë nuk ka se me kë të stërvitem. Këtu në Bullgari, është shumë më mirë në këtë drejtim.” Pyetjes sime se me kë e ka më interesante të luaj, ai me çiltërsi më thotë:
“Kur humbet nuk mund të thuash se për ty është shumë interesante. Por kur stërvitem me Ivan Çeparinovin, për mua është shumë interesante. Ne kemi një vështrim të ndryshëm mbi lojën dhe gjithmonë mund të mësojmë diçka njëri nga tjetri. Asnjëherë nuk kam pasur marrëdhënie të këtij lloji me një shahist tjetër – tri vjet stërvitemi bashkë, shikojmë bashkë gara të shahut, komentojmë.”
Ivani na tregon se, në qoftë se në sportet e tjera duhet që tensioni të lirohet, në shah ai akumulohet:
“Në shah tensioni akumulohet shumë dhe duhet të lirohet në një farë mënyre. Mund të luash shah shtatë orë dhe të jesh shumë i lodhur. Pas një ndeshjeje të tillë unë shtrihem dhe nuk mund të lëviz nga vendi një orë të tërë për shkak të tensionit psikik. Dhe ti duhet të lirohesh prej tij. Prandaj është mirë të luash futboll, të vraposh.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..