Me një ekspozitë të madhe të njërit nga piktorët tanë të talentuar bullgar – Georgi Zhelezarov, Galeria e Arteve të Sofjes shënon 120 vjetorin e tij. Punonjësit e galerisë tregojnë në të krijime të ndryshme për nga gjinia: piktura të mëdha, grafika, skica. E kanë titulluar jo rastësisht “Midis Algjerisë dhe Sofjes në kërkim të dritës”. Zhelezarovi i ri ka ëndërruar të njihet me Egjiptin...
“Mjerisht, provon dy radhë, por nuk mundet të marrë vizë – tregon përgjegjësja e ekspozitës Stanisllava Nikollova. – Por, gjatë provës së dytë mundet të arrijë deri në Algjeri. Dhe aty shumë shpejt gjen punë si piktor të stofrave në një dikaster relativisht prestigjioz. Mundet të fitojë para të mira dhe të jetojë qetësisht. Dhe në të njëjtën kohë, siç shprehet dhe ai vetë, të merret me artin e pastër. Me fjalë të tjera, në këtë periudhë që nga viti 1926 deri në vitin 1928 ai mundet të rritet shumë si piktor, të pikturojë me të vërtetë në mënyrë të plotë vlefshme. Mendoj se kjo ndihet në krijimet e tij nga cikli algjerian. Është kureshtare të përmendet se, ky është cikli i parë në artin bullgar, i cili e prezanton Afrikën Veriore. Temat në të tregojnë për këtë vend ekzotik të Orientit në një formë kureshtare dhe interesante dhe jetë. Pasi kthehet nga Algjeria gjatë vitit 1928, Zhelezarov vazhdon të krijojë dhe kjo me një ndjenjë shumë të fortë për ngjyrat, për formën. Në krijimet e tij të cilat janë të bëra menjëherë pas mbërritjes së tij në Bullgari mund të vihet re qartazi sesi mënyra e tij ndryshon. Ai fillon të eksperimentojë në sferën e pikturës, të punojë më shumë në të dhe gjatë vitit 1941 mundet të organizojë ekspozitën e vet të dytë vetjake, të parën për Sofjen. Ajo ka një sukses të madh, vet piktori realizon blerje nga Pallati, princesha Evdokia e pëlqen punën e tij. Po disi pas vitit 1944 (atëherë në Bullgari vendoset drejtimi totalitar) artisti fillon pak nga pak të largohet nga jeta artistike. Them të tërhiqet nga jeta artistike, sepse ai nuk pushon të pikturojë gjatë gjithë jetës së tij krijuese, deri në vdekjen e tij gjatë vitit 1982, ai pikturon pa pushuar. Por, nuk i tregon dhe nuk i shet gjërat e veta.”
Cilat janë temat e preferuara prej tij?
“Është kureshtare, se ai i përkushtohet jetës fshatare. Shumë shpesh do të vëmë re në krijimet e tij tematika të ndryshme nga puna. Ai e pëlqen fshatin, pëlqen dhe kafshët. Në ekspozitë kemi treguar një pjesë jo të vogël punimesh, të cilat paraqesin kafshë të ndryshme si dhe kafshët e shtëpisë, të cilat ai i pikturon, duke vizituar parkun zoologjik. Në arkivin familjar është ruajtur dhe një sasi e madhe e krijimeve animalistike, në të cilat vihet re, se ai me të vërtetë ka pasur kënaqësi të studiojë kafshët. Një pjesë të madhe nga krijimtaria e tij zënë edhe lulet.”
Në fakt ai i pikturon lulet e gjalla në jetën e tyre të zakonshme – mes shkëmbinjve, në pyll, në vazo. Dhe kjo flet për shpirtin e tij dhe për lirizmin që zotëron.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi nga ekspozita: Veneta Pavllova
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..