Një lajm i mirë për Bullgarinë ishte në qendrën e vëmendjes gjatë javës që po ik. Moska dhe Brukseli i shtrënguan duart. Ata arritën marrëveshje për ndryshim rrënjësor të politikës së Rusisë në fushën e gazit ndaj disa shteteve ish satelite të Bashkimit Sovjetik, tani anëtare të BE-së. Lajmin e mirë e njoftoi komisionarja e politikës në fushën e konkurrencës Margartete Vesteger. Ajo saktësoi se monopolisti rus “Gazprom” u angazhua të vendosë një formim konkurrues të çmimeve të gazit për Bullgarinë, Çekinë, Estonin, Letoninë, Lituaninë, Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë. Jo vetëm këtë, “Gazprom”-i lejon gjithashtu që ato vende të rieksportojnë sasitë e papërdorura të gazit aty ku dëshirojnë. Lista me pikat e kontraktuara është e gjatë dhe është në po këtë frymë. Brukseli e vuri në shënjestër politikën e “Gazprom”-it që në vitin 2012 për shkeljen e rregullave të konkurrencës. Koncerni “Gazprom” e kishte të qartë, se mund të gjobohej nga Organi Evropian i Antitrustit dhe të humbte pozitat në tregun evropian të gazit. Shtrëngimi i duarve midis Moskës dhe Brukselit përmbyti mospajtimin në rritje.
Kështu në raportin e hartuar nga Komisioni Evropian theksohet, se “Gazprom”-i ishte vendosur kufizime territoriale në tregun bullgar të gazit, sepse në kontratën e arritur shkruhej, se Firma “Bullgargaz” nuk e ka të drejtën të transportojë gazin rus lirish jashtë kufirit bullgar. Tani “Gazprom”-i heq këtë ndalesë. Kështu Bullgaria do të jetë në gjendje të realizojë lidhjen midis sistemeve me Greqinë dhe të bëhet lojtare e plotfuqishme në tregun evropian të gazit. Dhe diçka tjetër. “Bullgargaz”-i do të ketë të drejtën të kërkojë nga vigani rus i gazit rinegocimin të çmimeve në varësi të ndryshimeve në koniunkturën e tregut evropian, si dhe të rieksportojë sasitë e lira të gazit. Përsa i përket sagës me projektin “Rryma Jugore”, e cila duhet të transportonte gazin rus përmes Detit të Zi deri në Bullgari, dhe i cili u ndërpre me iniciativë të Bullgarisë, “Gazprom”-i tërheq pretendimet ndaj Sofjes për dëmshpërblimet në përmasë disa dhjetëra milionë dollarë.
Vallë, a kapitulloi “Gazprom”-i para Brukselit? Këtë pyetje e bëjnë shumë vëzhgues në analizat mediatike. Përgjigja më tepër është “jo”. Përkundrazi, nga marrëveshja e arritur fitojnë edhe të dy palët. Brukseli bën një hap serioz përpara në krijimin e tregut unik të gazit në BE-në. Ndërsa kompromisi fiktiv i Moskës me të drejtë është një shprehje e largpamësisë. “Gazprom”-i e ka të qartë, se kaloi koha e modelit të ndarjes së tregjeve evropianolindore. Krahas kësaj e ka të qartë, se në tregun e përbashkët evropian të BE-së do të ketë kërkim të qëndrueshëm të gazit natyror dhe kështu mund të luajë rol parësor si furnizuesi kryesor vite përpara.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..