Çfarë është ora e diellit? Sesi stërgjyshat tanë në Lashtësi kanë matur orët, ditët dhe muajt? Përgjigjet e këtyre pyetjeve fëmijët i mësuan në punishten zbavitëse në Muzeun Historik të Kjustendillit “Akad. Jordan Ivanov” më 16, 17 dhe 18 mars 2017. Punishtet për fëmijë në muze organizohen çdo muaj tashmë tri vjet me radhë dhe çdo herë tema është e ndryshme. Për vizituesit njëra pas tjetrës zbulohen të fshehtat e paraardhësve tanë – se si kanë gatuar bukë, se si i kanë renditur mozaikët antike, apo se si i kanë bërë opingat. Zakonisht kur fëmijët hyjnë në një muze, ata nuk kuptojnë gjërat, të cilat i shikojnë. Aktivitetet në vendin e posaçëm për fëmijë në këtë muze i ndihmojnë të vegjlit që të kuptojnë për se janë përdorur eksponatet dhe kështu provokohet interesi i fëmijëve – tregon Mirosllava Taskova nga Muzeu i Kjustendillit:
“Temat, të cilat i zgjedhim për punishtet e fëmijëve, zakonisht i lidhim me ndonjë ngjarje gjatë muajit – përvjetor historik, festë popullore apo diçka të lidhur me eksponatet e muzeut. Temën për mars e shpallëm për shkak të festës së Pranverës së Kjustendillit, të cilën e shënojmë më 21 mars. Vetëm në Kjustendill kemi një festë të tillë. E lidhëm datën 21 mars me ekuinoksin e pranverës dhe përsëritjen ciklike të stinëve, ndërrimin e ditës dhe natës dhe domosdoshmërinë e akoma në Lashtësi për matjen e kohës.”
Si model në punën e tyre fëmijët përdorin një nga kalendarët më arkaikë në Evropë, i cili ruhet në Muzeun e Kjustendillit. Ai është përdorur para 6 mijë vjetësh. Është gjetur në gërmimet arkeologjike në vendin Çardako, afër fshatit Sllatino, në rrethin e Kjustendillit, në fund të viteve të 90-të të shekullit të XX-të. Ndodhet mbi themelin e një modeli të vogël deltinor të furrës:
“Këto modele deltinore janë shumë karakteristike për Epokën e Gurit dhe Epokën e Bakrit. Mbi tërë sendin ka shenja të gdhendura. Doreza ka një formë zoomorfie dhe në themel ndodhet një tabelë, e cila është një kalendar diellor dhe hënor. Ajo tregon ditët e muajit hënor dhe muajt e vitit” – shpjegon Miroslava Taskova.
Në Pautalinë Antike (siç është emri antik i qytet Kjustendil) arkeologët kanë gjetur një bazament të një ore dielli shumë të madhe prej graniti. Vetë ora e diellit nuk është ruajtur, mirëpo bazamenti i saj sot ndodhet në oborrin e muzeut. Mund të supozohet se ora ka qenë gjysmësferike, e vënë në fasadën e një ndërtese publike, kuptojmë nga zonja Taskova:
“Mbi bazament ka një mbishkrim me urime, të shkruara ndoshta sipas dëshirës së arkitektëve të ndërtesës. Kjo godinë u ndërtua në kohën e Perandorit Adrian (117-138) dhe destinimi i saj nuk është i qartë – bazilikë apo ndonjë ndërtesë tjetër të lidhur me kultin e Perandorit gjatë Epokës Romake. Ajo ndodhet në afërsi të Forumit të Pautalisë. Sot në qendrën e qytetit Kjustendill, para ndërtesës së Bashkisë mund të shihet një kopje të kësaj ore dielli.”
Kështu aktivitetet në muze gjatë këtij muaji i ndihmojnë fëmijët që të njihen me një nga zbulimet e mëdha të njerëzimit – matjen e kohës:
“Sivjet përpunojnë orët e diellit prej deltine të bardhë. Më parë bëjmë një gjusmësferë, vizatojmë një fushë me 12 shifra duke përdorur sende të mprehta. Në mes vendosim një akrep. Fëmijët kuptojnë se ora e diellit e mat kohën, kur hija e akrepit bie mbi fushë dhe lëvizet sipas lëvizjes së Tokës rreth Diellit. Kalendarin e përpunojmë prej deltine ngjyrë kafe. Bëjmë vetëm pllakën, e cila përpunohet më lehtë dhe shkruajmë mbi të. Vizatojnë 40 katrore me linja vertikale. Këto katrore me numër të ndryshëm të linjave tregojnë fazat e Hënës. Ka dhe një katrore bosh, e cila përkon me Hënën e Re. Kështu çdo një katror është një nga ditët e muajit sipas lëvizjes së Hënës.”
Emocionet në këto aktivitete janë reciproke – edhe nga ana e fëmijëve, edhe nga ajo e pedagogëve:
“Sepse në të vërtetë është një kënaqësi të mendosh për fëmijët dhe të punosh me ta. Kështu ne ruajmë shpirtin tonë të fëmijës brenda neve. Këto janë marrëdhënie shumë të sinqerta mes të rriturve dhe fëmijëve – ne dëshirojmë t’u ofrojmë atyre dije, ata na japin emocione pozitive dhe kënaqësi.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: arkiv personal
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..