Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Maljovica” – shtëpia më e mirë turistike malore për vitin 2016

БНР Новини
Pamje ndaj shtëpisë malore

Rilla është një nga malet më të vizituara dhe më të arritshme në Bullgari. Të shumta janë objektet turistike, të cilat dhe gjatë dimrit dhe verës tërheqin mijëra adhurues të sporteve të bardhë dhe turistë. Një nga qendrat më të vizituara gjatë të gjitha stinët, e cila propozon dhe kushte për ski dhe snoubord është Maljovica. Pjesa e Maljovicës e Rillës dallohet me stilin e vet alpin. Shtëpia e vetme në këtë pjesë të malit është “Maljovica”, e cila u bë mbajtëse e dekoratës vjetore të Bashkimit Turistik Bullgar për “Një shtëpi më të mirë turistike malore për vitin 2016”. Në arsyetimin për dhënien e kësaj dekorate thuhet se, shtëpia turistike “për një kohë të shkurtër rinovoi inventarin e fjetjes dhe mirëmban një pastërti të madhe, duke krijuar një atmosferë shumë komode për turistët të cilët qëndrojnë aty”.

СнимкаNë lidhje me këtë bisedojmë me Nikollaj Markovin – menaxher i shtëpisë malore, i cili na tregon sesi mirëmbahet një shtëpi e tillë në Bullgari.

Në parim nuk është fare e lehtë të mirëmbahet një shtëpi malore turistike në Bullgari. Varet dhe nga shtëpia. Deri tek shtëpitë tek të cilat shkohet me vështirësi siç është “Maljovica” materialet transportohen me vështirësi. Koha për renovim është shumë e shkurtër. Ajo është vetëm gjatë periudhës së verës, e cila në mal nuk zgjat gjatë. Si tërësi mirëmbajtja është mjaft e rëndë.

СнимкаShtëpia malore nuk është vetëm një objekt turistik, por dhe alpin. Çfarë mundësish propozon rajoni për alpinistët? Aq më shumë se këtu është zhvilluar një pjesë nga përgatitja e alpinistëve bullgarë për në Everest.

Rreth shtëpisë malore ka shumë objekte turistike dhe alpine. Ato për ngjitje janë rreth 48. Ka objekte të rënda për alpinistë të përgatitur mirë dhe më të lehta, mësimore, për përgatitjen e alpinistëve fillestarë.

Sa i përket faktit nëse alpinistët e huaj tregojnë interes drejt pjesës së Maljovicës të malit Rilla, z. Markov sqaron:

Të pakët janë alpinistët e huaj, të cilët shfrytëzojnë kushtet për ngjitje, me qenë se duhet të sjellin me vete të gjithë ekipin dhe kjo është mjaft më e vështirë. Pjesa më e madhe e alpinistëve bullgarë tregojnë një interes.

СнимкаShtëpia malore është një pjesë nga itinerari turistik evropian E4 (Pirinejet-Alpet-Rila-Peloponez), i cili kalon përmes pjesëve më të bukura të malit Rilla. Nikollaj Markov thotë se, në rajonin e pjesës së Maljovicës, vendosja e shenjave është rinovuar vjet. Shtëpia malore “Maljovica” është ndërtuar në luginën e Maljovicës, në fundin e së cilës në mënyrë madhështore ngrihet maja Maljovica (2729 metra). Sipas z. Markov, krahas me shtëpinë malore, ky është vendi më i vizituar. Bedenat prej guri të Maljovicës janë një sfidë jo vetëm për turistët. Murin verior dhe verilindor të majës, kanë pasur guximin ta ngjisin vetëm alpinistët më të guximshëm dhe me përvojë. Ky është një nga objektet më të vështira për t’u kaluar në Bullgari. Maja është e lidhur dhe me hapat e para, të cilat i bën alpinizmi bullgar gjatë viteve 30 të shekullit të kaluar. Në rajon ka dhe dy strehë – Klubet Alpine Bullgare, të njohura si “Orllovec” dhe Strashnoto ezero (Liqeni i tmerrshëm). Gjatë verës shtigjet deri te strehët janë relativisht të lehta për kalim, por periudha e dimrit është një sfidë e vërtetë të arrihet deri tek ta. Pavarësisht se streha e Klubeve Alpine Bullgare është e rinovuar, “përdorimi gjatë periudhës së dimrit nuk është e dëshiruar, sepse nuk janë të ngrohura dhe nuk ka korrent”, thotë Nikollaj Markov.

СнимкаSa i përket faktit nëse do të rinovohet shtëpia e vjetër prej guri, e cila për turistët dhe alpinistët më të moshuar është simboli i Maljovicës, thotë:

Në të ardhme parashikohet rivendosja e godinës së vjetër, e cila është në një gjendje shumë të keqe. Gjatë kësaj vere do të fillojmë renovimin e shtatë shtëpizave të cilat janë rreth e rrotull shtëpisë turistike. Pas kësaj planifikojmë rivendosjen e godinës së vjetër prej gruri.”

СнимкаSa i përket planeve të Nikollaj Markovit për afirmimin e Maljovicës si një qendër alpine turistike jo vetëm tek ne, ai është i bindur se, “shtëpia malore është mjaft e njohur. Turistët e huaj vijnë të përgatitur dhe sjellin me vete jo vetëm harta, por disponojnë dhe me informacion për rajonin, të cilin e grumbullojnë akoma përpara mbërritjes së vet”.

Në qoftë se në një ditë të ngrohtë vere ndodheni në rajonin e shtëpisë malore dhe lugina oshtinë nga tingujt e gajdes, mos u çuditni. Ngrini kokën lart drejt majës më të afërt Kukllata ( 2257 m). Pikërisht aty ndonjë alpinist ekzekuton këngën e tij të dashur popullore dhe vështron pamjen e bukur dhe madhështore e cila hapet vetëm përmes syve të ngjitësve më të guximshëm të maleve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: bg.wikipedia.org dhe Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev (i dyti nga e majta) merr çmimin e partneritetit mediatik

BNR, BNT dhe BTA u vlerësuan për partneritetin më të mirë mediatik në mbështetje të turizmit në Bullgari

Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..

rinovuar më 24-11-27 10.39.PD

Euronews: Bullgaria është një destinacion ideal për turizmin gjatë gjithë vitit me plazhet e saj të arta dhe majat e mbuluara me borë

Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..

botuar më 24-11-25 10.35.PD

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci do të transformohet në një teleferik me ulëse

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..

botuar më 24-11-24 8.05.PD