Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkimi Evropian: ambiciet e një projekti të madh

БНР Новини
Dominik Vollton
Foto: arkiv personal

I krijuar pas ngjarjeve dramatike në skenën e Evropës, Bashkimi Evropian sot është i drejtuar përpara një vale prej skepticizmi, i cili e ve nën pyetje. Kjo imponon përsëri të fillojmë të mendohemi mbi qëllimet dhe vlerat, të cilat që të gjithë i ndajmë: çfarë na sjellë Bashkimi Evropian tani dhe çfarë të ardhme duam që të kemi? Dhe më saktë se çfarë roli mund të kenë Franca dhe Bullgaria, francezët dhe bullgarët në rivendosjen e Bashkimit Evropian?

Instituti francez në Bullgari organizoi bashkë me Qendrën për kulturë dhe debat “Shtëpia e Kuqe”, Radion Kombëtare Bullgare dhe partnerë të tjerë vargun “Evropa jonë: çfarë Evropë duam ne?” Ai do të zhvillohet nën formën e debateve të përmuajshme gjatë gjithë vitit 2017. Pjesëmarrësi i parë francez në debat është Dominik Vollton, drejtues i studimeve shkencore pranë Qendrës kombëtare franceze për studime shkencore në fushën e komunikimit, specialist për mediat, hapësirën publike dhe komunikimin politik, krijues dhe drejtor i botimit akademik “Hermes”. Ja se çfarë tha ai posaçërisht për Radio Bullgarinë:

Unë jam një pjesë nga ata intelektualë evropianë, të cilët mendojnë se, projekti Evropa është utopia më e madhe paqedashëse dhe demokratike, të cilën historia botërore e ka krijuar. Evropa në moshën 60 vjeçe, kjo është absolutisht asgjë në sfondin e historisë së njerëzimit, por shumë në sfondin e jetës sonë. Që nga Lufta e Dytë Botërore e këtej janë në dukje dy projekte të mëdha politike: krijimi i OKB-së, gramatike e vetme politike, e cila është absolutisht e domosdoshme dhe Bashkimi Evropian. Evropianët e shfaqin këtë mazoshizëm të madh duke ndërtuar utopinë më të madhe politike, demokratike dhe paqedashëse. Numri i vendeve anëtare vazhdimisht ndryshon, qemë 6, 15, 28 dhe pse jo dhe më shumë. Diçka e paparë deri tani në botën e njerëzimit, kurse ne nuk ndiejmë krenari. Në çdo dy vjet ne, evropianët, shpallim vdekjen e Evropës. Ne duhet të rikujtojmë se, madhështia dhe krijimi i Evropës i dedikohet dy shkaqeve. I pari – asnjëherë më shumë luftë midis nesh. Këto janë 100 milionë viktima gjatë shekullit të XX. Më rrëqethet mishi kur e them. Dhe po kështu, lufta me komunizmin. Viti 1990 e ve fundin e tij. Çfarë ndodhi, mund të mendonim se Evropa do të ndalë deri aty. Gjeniu i evropianëve vendosi të vazhdojë projektin evropian, mbi bazën e demokracisë dhe të zgjerimit. Dhe në vend që të themi, se fituam luftën, afirmuam themelet e demokracisë dhe filluam zgjerimin, çdo mëngjes ne derdhim lot. Po, kuptohet se ka shtete të vogla dhe të varfra, të mëdha dhe të pasura, por ka dhe parim të solidaritetit, i cili është shembull për Evropën” – nënvizon zoti Vollton.

Në Evropë bashkëjetojnë 500 milionë veta, fliten 26 gjuhë, një përmbledhje prej një historie të pasur, kulturë, shkencë, teknologji dhe pavarësisht nga vështirësitë, duhet të mësohemi të jetojmë bashkërisht. Nëse kemi sukses dhe a duhet që të ekzistojë kjo ndarje Evropa me dy shpejtësi?

Gjeniu i Evropës si një projekt politik për të ardhmen, do të përbëhet në bashkëjetesën midis vendeve të mëdha dhe të vogla. Një gabim tragjik do të jetë Evropa me dy shpejtësi. Do të jetë hipokrizi të thuhet Evropa e të fuqishmëve, kundrejt të dobëtave. Populli i vogël është kaq i rëndësishëm, sa dhe i madhi. Do të jep shembull me rëndësinë e Deklaratës së UNESKO-s nga viti 2012, të firmosur në Paris dhe për të cilën tanimë asnjë nuk kujtohet. Ajo apelon për një barazi të gjuhëve, kulturave dhe feve në një nivel botëror. Kuptohet se, asnjë nga shtetet nuk e respekton por ideja ekziston. Në qoftë se duam të shpëtojmë Evropën dhe idenë për një bashkëjetesë paqësore, atëherë duhet të themi se, në Evropë ka kombe të vogla, të mesme dhe të mëdha dhe ka një nevojë nga të gjithë. Kushdo popull që të jetë, ai mban inteligjencën e vet përmes historisë. Këtu fshihet dhe gjenialiteti” – thekson z. Vollton.

Zoti Vollton i kushtoi një vëmendje të veçantë komunikimit gjuhësor, i cili sipas tij në përdorimin e 300 fjalëve në gjuhën angleze, por në zhvillimin e përkthimit. Evropa të bëhet atdheu i industrisë përkthyese, si dhe të ndërtohen projekte, lidhur me shkencën, transportet, turizmin, teknikën. “Ne evropianët duhet të kemi vetëdijen e qartë, se globalizimi dhe informacioni zhvillohen shumë shpejt, por komunikimi nuk duhet të neglizhohet dhe është me një rëndësi të madhe për të gjithë ne... Në qoftë se përfundojmë të respektohemi dhe të komunikojmë në Evropë, do të vijë fundi i familjes evropiane” – thotë në përfundim Dominik Vollton.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosen Zheljazkov

Votimi i mosbesimit ndaj qeverisë së Zheljazkovit nuk kaloi siç pritej

Votimi i parë i mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkov ishte, siç pritej, i pasuksesshëm. 150 deputetë hodhën poshtë mocionin e mosbesimit të grupeve parlamentare të "Vëzrazhdane", MEÇ dhe "Veliçie" për dështim në politikën e jashtme. Në..

botuar më 25-04-03 3.21.MD

Deputetët diskutojnë votën e mosbesimit ndaj kabinetit të Rosen Zheljazkov

“Kur kemi të bëjmë me diplomaci, duhet të merremi me faktet dhe të vërtetën zyrtare”, tha ministri i jashtëm Georg Georgiev në Kuvendin Popullor gjatë debateve të votës së mosbesimit ndaj qeverisë për shkak të dështimit të politikës së jashtme. Ai..

botuar më 25-04-02 12.13.MD

Të rinjtë bullgarë janë gjithnjë e më mosbesues, por janë pragmatikë dhe të prirur ndaj demokracisë

Të rinjtë bullgarë nuk janë një shoqëri apatike apo e radikalizuar, por megjithatë po bëhen gjithnjë e më të pasigurt për perspektivat e tyre në fusha të ndryshme të jetës – kjo duket qartë nga një studim mbi të rinjtë në vendin tonë, të cilin një grup..

botuar më 25-03-30 8.20.PD