Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dekorata për bullgarët e denjë

БНР Новини
Foto: BTA

Çdo vit gazeta “24 orë” dekoron njerëz me zemra të mëdha, të cilët kanë shpëtuar jetë njerëzore, u kanë ndihmuar njerëzve në vuajtje, të cilët kanë treguar burrëri dhe trimëri ose dhe një bujari, të cilët kanë bërë një mirësi, kanë dhuruar gëzim, kanë kontribuar për zhvillimin e shoqërisë sonë. Iniciativa “Bullgarët e denjë të vitit” daton që nga viti 2003. Për këto 15 edicione janë dekoruar 531 bullgarë të denjë. Për vitin 2016 të dekoruarit janë më shumë se 50 veta. Në ceremoni qenë të pranishëm mbi 130 miq, të cilët përshëndetën me flamuj bullgarë heronjtë e zakonshëm. Dekorata e parë për vitin e kaluar është speciale dhe u është kushtuar njerëzve, të cilët kanë marrë pjesë në aksionin shpëtimtar në Hitrino në fund të vitit të kaluar. Do t’ju bëjmë dëshmitarë të këtyre çasteve, përmes tregimeve të disa nga të dekoruarit. Ja se çfarë tha, posaçërisht për “Radio Bullgarinë”, komisari i lartë Jallçën Rasim, drejtor i Drejtorisë rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme-Shumen, i cili ka drejtuar operacionin unikal rreth evakuimit të plotë të gjithë popullsisë nga vendi i incidentit:

Kjo dekoratë është një nder i madh për mua. Kjo është një shenjë e mirë për një punë të kryer mirë dhe nga kolegët e mi. Puna jonë është në ekip dhe prandaj iu shpreh falënderimin tim. Mendoj se për mua dekorata më e mirë qe, kur 11 ditë më vonë banorët e Hitrinos u kthyen në shtëpitë e tyre dhe na thanë “Nuk ka dyer, nuk ka dritare, por çdo gjë është në vend. Nuk mungon asgjë.” Kjo është kënaqësia më e madhe për mua, si nëpunës të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Jemi mësuar të mendojmë se, heronjtë janë nëpër përralla, por Shkupi mban mend ndihmën e 10 zjarrfikësve nga qyteti Bllagoevgrad, të cilët janë bërë heronj për banorët në vuajtje. Dy ekipet tona ndihmuan në kryeqytetin maqedonas pas përmbytjes së madhe shkatërruese, në fillim të gushtit të vitit 2016. Kishte të vdekur, qindra mbetën pa strehë. Një zjarrfikës 30 vjeçar David Gëllëbov është mes të dekoruarve. Ja se çfarë kujton ai:

Njerëzit na pranuan shumë mirë, por situata qe e rëndë, si për ne ashtu dhe për popullsinë vendase. Një përmbytje jashtëzakonisht e madhe, me viktima të shumta dhe shumë të dëmtuar. Dekorata është një kënaqësi dhe njohje për punën shumë mirë të kryer prej nesh”, tregon zjarrfikësi.

Mes të dekoruarve qenë dhe vajzat e arta nga ansambli i gjimnastikës artistike. Trajneri i tyre Ina Ananieva qe jashtëzakonisht e emocionuar:

Për herë të parë marrë pjesë në një festë dhe në një dekorim të tillë. Mbase kjo është medalja më e vlefshme, të cilën e kam marrë dhe si sportiste dhe si trajner. Nuk shpëtojmë jetë njerëzore, por edukojmë përmes sportit disa bullgarë të denjë. Jam krenare, se u ndesha me anën njerëzore të këtyre njerëzve” – nënvizoi Ananieva.

Kryemurgu i manastirit të Trojanit, episkopi Sionij, po kështu qe mes më të denjëve. Ai në mënyrë modeste shprehu falënderimin e tij  për njohjen:

Për mua është një nder i madh dhe gëzim të marrë këtë dekoratë. Unë ia dedikoj vëllazërisë së manastirit dhe dhuruesve tanë – njerëzit të cilën ndihmojnë rivendosjen, remontin dhe restaurimet e manastirit. Lutem që Zoti t’i japë shumë forca popullit tonë, të ngrejë zemrat tona drejt më së mirës dhe më së mirës. Kjo, në të cilën sot u bëmë dëshmitarë, të bëhet një ditë, dhëntë Zoti, e përditshme.

СнимкаMes personave të ndritshëm të Bullgarisë është dhe një grup i madh nxënësish nga fshati Momçillovci. Për dekoratën e tyre tregon Rajço Simidçiev:

Çdo vit, sipas traditës në Ditën e Shën Jordanit, pas hedhjes së kryqit në lumë dhe nxjerrjes së tij shkojmë me të shtëpi më shtëpi dhe shpiem uratën e Zotit në çdo një shtëpi. Njerëzit na dhurojnë për këtë para, të cilat ne në vend që t’i ndajmë, ia dhamë kishës sonë, e cila është me një histori shumë të vjetër dhe ka nevojë për një restaurim, që ta ruajmë për brezat.

Historinë e fundit, të cilën do t’ju tregojmë është një dëshmi, se e mira lind të mirë dhe rrit një mirësi. Ajo filloi me sëmundjen e mësueses në gjuhën angleze nga qyteti i Asenovgradit Ljudmilla Angjellova. Në fushatën për shërimin e saj nga leukemia u përfshi i gjithë qyteti, por më shumë ndihmuan nxënësit e saj nga gjimnazi “Ivan-Asen i Dytë”. Ajo u shërua, kurse nxënësit e saj qenë të dekoruar si bullgarë të denjë për vitin 2016. Në radhë të vet mësuesja fillojë të mbledh para për nxisin e vet të sëmurë, Sinan Murad. Përsëri ndihmonte i gjithë qyteti. Mjerisht Sinan vdiq më 17 janar 2017, por një nga dëshirat e tij të fundit ka qenë që 160 mijë levat e mbledhura për shërimin e tij t’u dhurohen fëmijëve të tjerë të sëmurë. Këtë bënë prindërit e tij Sellma dhe Shenoll Murad.

СнимкаNëna e djalit tha: “Djali ynë e humbi betejën me sëmundjen. Shumë bullgarë e përkrahën me mbledhjen e parave dhe prandaj i dhuruam këto para fëmijëve të tjerë të sëmurë, që të mund t’i shpëtojmë.”

Kjo ceremoni dëshmojë se bullgarët jemi të fortë, të aftë, besimtarë dhe të denjë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD