Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eja në muzeun tim!

БНР Новини

“Eja në muzeun tim, të presin aventura” – kjo është ftesa e kulturologut Todor Petev, të përkushtuar në kauzën e muzeve bullgare. Ai ka mbaruar kulturologji në SHBA dhe shumë vite ka punuar në muze të ndryshme atje, si muzeu Metropolitan, ata të Universiteteve të Pristonit dhe Harvardit. Pas kthimit të tij në Bullgari përpiqet në të gjitha mënyrat të kontribuojë për zhvillimin e muzeve tek ne. Ka krijuar një fondacion të vet që quhet “Muzeu im”, nëpërmjet të cilit përpiqet të kërkojë partnerë dhe përkrahës ndër institucionet e ndryshme në vend. Sipas fjalëve të tij tani është koha, në të cilën duhet i ndihmuar specialistët në zhvillimin e funksionit social dhe arsimor të muzeve. Ideja e fondacionit të Todor Petevit është që të ndryshohet mendimi publik për rolin e muzeve – ata janë institucione, të cilat mund të përfshihen në mënyrë adekuate në procesin e mësimit. Se si mund të bëhet kjo gjë?

Misioni i fondacionit është shprehur në emrin e tij: “Muzeu im” – muzeu është për secilin vizitor, pavarësisht nga mosha. Secili duhet të mund të gjejë gjërat interesante për vetveten në hapësirën e muzeut. Dëshirojmë që njerëzit të fillojnë të pranojnë muzetë për vende të tyre. Se çfarë mund të bëjë një muze, kështu që vizituesit e tij të fillojnë të identifikohen me të dhe me mesazhet, të cilat ai i mban? Muzeu mund të ofrojë mundësi për përjetime sociale dhe kreative dhe në këtë kuptim ne them: “muzeu im”.

Deri tani Todor Petev dhe njerëzit, me të cilët ai punon kanë bashkëpunuar me Muzeun Rajonal të Plovdivit dhe me katër muze në Sofje. Tashmë disa vjet në kuadrin e nismës së tyre zhvillohet një program që quhet “Të shtuna familjare në muze”. “Nisma zhvillohet në muze me koleksione të pasura. “Ky program filloi shumë mire në Muzeun Politeknik në Sofje – shpjegoi Petev. – Një nga njerëzit që e kalojnë trajnimin tim – Vasill Makarinov, atëherë ishte stazhier pranë fondacionit tim. Dhe menjëherë fitoi postin e kujdestarit të muzeut. Nisma jonë atje vazhdoi zhvillimin e saj dhe vitin e kaluar ajo fitoi një dekoratë të dorëzuar në Kuvend”. Sipas Todor Petevit perspektivat janë të mira, mirëpo procesi zhvillohet në mënyrë të vështirë dhe të ngadaltë.

СнимкаPër sa i përket punës së muzeve me nxënësit pengesa kryesore është mekanizmi i ndërlikuar administrativ, i cili kërkon leje për daljen e nxënësve jashtë ndërtesës së shkollës. Për këtë arsye pedagogët nuk janë motivuar. Alternativa e vizitave shkollore janë vizitat familjare. Sipas tij “Të shtunat familjare në muze” mund të organizohen në secilin muze.

СнимкаAtje, ku ka njerëz, gjithmonë ekziston interes për historinë dhe traditat dhe mjafton që specialistët, të cilët punojnë në muzeun përkatës të jenë mjaft të hapur dhe të kenë dëshirë, ata mund të zhvillojnë një program të tillë. Ne filluam me 10-12 fëmijë, kurse tani vijnë 130. Kjo tregon se potenciali i një nisme të tillë është i madh. Muzetë bëhen më interesante dhe afrohen tek njerëzit. Mirëpo, kuptohet se ka edhe shumë probleme të tjera. Mungojnë specialistët e muzeve të arsimuar në mënyrën e përshtatshme. Në Bullgari nuk ka një program të posaçëm arsimor, i cili mund të përgatitë të rinjtë në fushën e pedagogjisë së muzeut. Në të njëjtën kohë në muzetë nuk hapen vende të lira për specialistë të tillë. Funksioni i pedagogut të muzeut në shumicën e rasteve në muzetë bullgare zbatohet nga përgjegjësi i muzeut apo nga njeriu, i cili merret me marrëdhëniet me publikun. Dhe kur një njeri mban shumë kunguj nën një sqetull rezultati nuk mund të jetë i mirë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: arkiv personal dhe dnevnik.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD
Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD