Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veroret bullgare. Mirupafshim!

БНР Новини

Më 1 mars sipas traditës bullgarët zbukurohen me verore (martenica) në ngjyrat të bardh e të kuqe dhe i urojnë vetes shëndet dhe begati me ardhjen e pranverës. Kjo traditë daton që nga koha e riteve trake të lidhura me kultet bujqësore ndaj natyrës. E gjithë kjo dëshmon sesa thellë është përfshirë kjo traditë në besimet tona popullore. Por, a do të zhduken veroret bullgare duke i lënë vend importit nga Azia?

Verore punë doreNuk ka sesi të mohojmë se, gjatë viteve të fundit po vërejmë tendencën drejt komercializimit të kësaj feste. Sheshet e qyteteve dhe stacionet e autobusëve janë plot me pavijone për shitjen e martenicës. Veroret tradicionale të punuara me dorë pak nga pak po zëvendësohen nga prodhimi i huaj, kurse kjo jep mundësi që gjithnjë e më shumë tregtarë të realizojnë me lehtësi, fitime të mëdha. Mes larmisë së madhe prej veroreve vihen re dhe mjaft jo tradicionale, për shembull me pamje të heronjve të njohur nga filmat, bile dhe me pamjen e politikanëve tanë të njohur.

Që të kuptojmë se si është tregu i veroreve sivjet, vendosëm të pyesim prodhuesit e veroreve bullgare, se çfarë blejnë më shpesh bullgarët dhe a është e rëndësishme prejardhja për ta? Ja se çfarë na thanë Anton Krëstanov dhe kolegë të tij të tjerë.

Kryesisht kërkohet prodhimi kinez dhe plastmasa. Mjerisht nuk ka interes drejt leshit dhe punimit me dorë. Kërkohet shitja në masë dhe ajo e cila shitet shumë shpejt. Asnjë nuk e vlerëson më punën e dorës. Çmimi nuk ka një rëndësi të madhe, sepse veroret e blera kineze me shumicë shiten me çmim si ato të punuarat në dorë, në të cilat futet shumë më tepër punë dhe kohë. Ka njerëz, të cilët blejnë 10 copë për 1 levë (0,50 euro) vetëm që të mund të thonë se kanë blerë verore dhe të mund të ketë se çfarë të kthejnë kur u dhurojnë verore. Ata, cilët e vlerësojnë festën blejnë veroren tradicionale – Pizho dhe Penda, verore me thekë dhe xhufka e kështu me radhë.

Më shpesh njerëzit preferojnë veroret e huaja dhe të lira. Ato bullgare ju duken pak të shtrenjta, por në fund të fundit çdo një ka preferencat e veta.

Mendoj se tregu është i përmbushur me gjëra koti. Veroret nga Kina nuk mund të zëvendësojnë ato të punuara me dorë prej një leshi të vërtetë. Për shembull djali im do Pizho dhe Penda dhe byzylyk të thurur me dorë.

СнимкаPor, a e dinë bullgarët se cila është tradita pas fijeve të gërshetuara me penj të bardhë e të kuq dhe a interesohen nga prejardhja kur blejnë verore?

Kërkoj tradicionale, pa shumë rruaza. Të mund të njihet prejardhja bullgare në to, dhe të jenë të punuara prej leshi.

Nuk shikoj se si janë. Por preferoj të blej bullgare. Kam marrë 5-6 verore, por nuk e di se çfarë prejardhje kanë. Jam njeri pensionist, nuk jam i pasur, por a do të japësh 1.20 ose 1.50 leva për mua nuk ka ndonjë rëndësi kushedi sesa të madhe, mjaft të më pëlqejnë. Brezi im me siguri e njeh traditën pas festës, por për të rinjtë  nuk jam shumë i sigurt.

СнимкаDhe në këtë moment dy të rinj pohojnë pikërisht të kundërtën.

Bullgare dhe të jenë për dorë. Ato të cilat janë me heronj nga filmat e pikturuar të animacionit sikurse e vrasin traditën... Më mirë të jenë të punuara nga dora e njeriut. Gjyshja ime punon verore dhe shet dhe e di se e meriton punën e bërë.

Kishte një gjyshe e cila punonte verore bullgare – një art i vërtetë, por tanimë është plakur mjaftë dhe thur verore vetëm për nipërit. Ka njerëz, të cilët preferojnë të kenë pak por të jetë e bukur dhe me vlerë. Shpresoj që tradita të mund të ruhet, rreth e rrotull është e përmbushur me verore. Ka dhe bullgarë jashtë shtetit, të cilët e transportojnë këtë traditë aty dhe kështu i njohin të huajt me të. Mjerisht një pjesë e madhe nga legjendat tanimë nuk ekzistojnë në pamjen e tyre të pastër. Ajo e cila është e ruajtur nga të moshuarit është e tillë, por çdo gjë është e lidhur me botën emocionale të bullgarit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD