Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Semestri Evropian 2017 për Bullgarinë: kritika të shumta dhe rekomandime dhe lavdërime modeste

Komisioni Evropian asnjëherë nuk ka ushqyer ndjenja të ngrohta ndaj Bullgarisë. Jo rastësisht ajo vazhdon pas 10 vjetëve anëtarësi me Bashkimin Evropian të mbikëqyret dhe të këshillohet sa i përket drejtësisë , rendit të brendshëm dhe parametrat sociale dhe ekonomike. Në periudha të ndryshme përgatiten dhe botohen raporte me vlerësimet e administratës së Brukselit dhe rekomandimet e tij për zgjidhjen e problemeve në vend. Publikimi i radhës doli gjatë këtyre ditëve dhe ai është në kuadrin e të ashtuquajturit Semestër Evropian, në të cilin i bëhet pasqyrë, analiza dhe rekomandime për vendet e veçanta anëtare dhe problemet e tyre të pazgjidhura në sferën sociale dhe ekonomike. Vendi ynë është mes 12 shteteve nga Bashkimi Evropian, të cilat i nënshtrohen një monitorimi të posaçëm.

Pavarësisht se në pjesën për Bullgarinë aksenti bie mbi zhvillimet negative sociale dhe ekonomike,raporti nuk le pa nënvizuar se në vend është arritur një vëllim stabil ekonomik prej mbi 3% dhe si tërësi Bullgaria ka arritur sukses në zgjidhjen e çështjeve të ngritura në raportin për vitin 2016 dhe rekomandimet e trajtuara. Kjo është e vlefshme më tepër për sferën bankare, ku është shënuar dhe një përparim më i rëndësishëm. Bën përshtypje dhe pohimi se Bullgaria ka arritur rezultate të papritura të mira në kufizimin e emisioneve të dëmshme të gazit. Një vëmendje të veçantë analizatorët nga Brukseli i ndajnë pabarazive ekzistuese në ekonomi dhe në sferën sociale. Këtu vihet në dukje borxhi i konsiderueshëm i kompanive dhe pjesa e madhe akoma e ekonomisë në hije. Një vëmendje të posaçme i kushtohet pabarazisë sociale, siç theksohet në analizën, se të ardhurat e pjesës më të pasur nga popullsia janë 7 herë më të mëdha nga këto të shtresave më të varfra. Nuk është kaluar dhe problemi me korrupsionin.

Duke pohuar të arriturën pjesërisht në ekonomi dhe në sferën sociale, ekspertët nga Brukseli arrijnë deri tek konkluzioni , se problemet bazë të vendit tonë janë në dobësitë e sektorit financiar, si dhe në borxhet midis kompanive.

Nuk mundet në këtë kontekst kritik dhe pa hyrë në detaje teknike, të mos të lindin disa pyetje, të cilat kanë mbetur jashtë vëmendjes së ekspertëve evropian. Pasi në vend ekzistojnë kaq shumë pabarazi dhe probleme të pazgjidhura, si ekonomia bullgare mundet të arrijë ritme të takuara shumë rrallë në Bashkim të një rritjeje ekonomike? Pasi problemet në sferën sociale janë kaq të mbrehtë, si gjatë vitit 2016 qe regjistruar një vëllim prej 10% të rrogës mesatare mujore, kurse papunësia arriti pothuajse deri në minimumin sanitar prej rreth 6%?

Kritikat, vërejtjet dhe rekomandimet janë diçka e dobishme, aq më shumë në qoftë se janë dashamirëse, siç mund të supozohet për vërejtjet e Brukselit sa i përket një vendi anëtar të Bashkimit Evropian. Por, kritika mund të drejtohen gjithmonë dhe lidhur me çdo gjë, sepse gjëra perfekt dhe njerëz të përkryer nuk ka. Më efektive se vërejtjet mund të dalin në disa raste lëvdatat e merituara dhe theksimi i sukseseve dhe të arritjeve reale, sepse ato veprojnë në mënyrë motivuese.

Por e gjithë kjo është nga kompetencat e drejtimit politik të Bashkimit Evropian dhe nuk është në bazë të forcave të bashkëpunuesve teknik, analizatorët dhe ekspertët. Problemi në këtë rast është se, kjo analizë për Bullgarinë në Semestrin Evropian për vitin 2017 nuk është vetëm eksperte , por ka dhe shumë përmasa të rëndësishme politike, me qenë se pikërisht mbi bazën e studimeve të tilla politikanët evropian ndërtojnë politikën e vet dhe qëndrimin ndaj Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD

PBB-ja është rritur me 2.2% sipas bazës vjetore në tremujorin e tretë

Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..

botuar më 24-11-15 12.25.MD

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projektin për ndryshime në Kodin e Punës

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..

botuar më 24-11-12 7.44.MD