Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Historia tregon nëpërmjet arkivit të fotografit Todor Sllavçev

БНР Новини
9
Todor Sllavçev në vitin 1985

Fotografitë e Todor Sllavçevit janë të larmishme, siç është jeta. Ato ruajnë për brezat e ardhshme imazhet e politikanëve, sportistëve, njerëzve të artit dhe të punës bujqësore. Këtu janë fotografitë e shkrimtarëve të mëdhenj Elin Pelin, Dimitër Dimov, Dimitër Talev, amerikanit Erskine Coldwell, piktorit Vlladimir Dimitrov – Majstora, arkitektit të planit urban të Sofjes – gjermanit Adolf Musman, mbretit Boris të Tretë e kështu me radhë...

Vlladimir Dimitrov - Majstora
Fotogazetari, i lindur më 1900-ën, punon aktivisht në periudhën midis viteve 1930 dhe 1991, pothuaj deri në vdekjen e tij në 1992. Për arkivin e Todor Sllavçevit po kujdeset mbesa e tij Jana Uzunova – vetë, pa përkrahjen e shtetit. Fotografitë mund të shihen në sajtin e krijuar nga ajo – http://photoarhiv-todorslavchev.com/.Arkivi më pushtoi në kuptimin më të mirë të kësaj fjale” – është kategorike Jana dhe shton, se ai ka një vlerë të madhe informative:

"Temat janë të ndryshme. Ata ndjekin rrugën e jetës së autorit. Gjithmonë është e pranishme një anë shumë e këndshme e gjërave – sepse gjyshit tim i pëlqente shumë që të fotografonte fytyrat e njerëzve, sytë e tyre, të kapte humorin, punën, gjendjen e të fotografurve.

Pritja e Batalionit me Parashutë, nëntorin e vitit 1944
Një pjesë e arkivit, e krijuar midis viteve të 30-të dhe të 40-të të shekullit të kaluar është asgjësuar gjatë bombardimeve të Sofjes në vitin 1944. Një pjesë tjetër prejtyre është ruajtur.

"Për shembull, disponojmë me fotografi nga Maqedonia. . Në vitin 1941, kur Bullgaria mori Maqedoninë, gjyshi im ka kaluar atje disa muaj. Gjeta filmat fotografike nga ajo kohë. Komentet e shikuesve dhe mendimi tyre janë me rëndësi për mua. Kur botova në rrjetet sociale fotografitë nga Maqedonia, më shkruan shumë njerëz. I pëlqenin ato, i shpërndanin. Për shembull fotografitë nga Kratovo e vjetër iu pëlqyen shumë maqedonasve – mbi të shihet qyteti i tyre tyre – i tillë siç ai ka qenë para 70 vjetëve” – tregon Jana Uzunova.

Në vitin 1945, në fazën e dytë të Luftës së Dytë botërore , Sllavçebi ka qenë fotokorrespondent në Hungari. Kujtimet e tij nga kjo periudhë ruhen në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare:

"Lufta e Madhe Patriotike. Disa morën pjesë në të me pushkë në dorë, shkrimtarët dhe gazetarët – me penën e tyre, unë dhe kolegët e mi vullnetarë – fotokorrespondentë dhe operatorë – me aparate fotografike dhe kamera kinematografike. Urdhri i komandantit të Ushtrisë së Parë Bullgare Shterju Atanasov dhe të gjeneralit Ferdinand Kozovski ishte: pranë Shtabit të Ushtrisë duhet të ndërtohet një laborator fotografik. . Propozova që të mbart nga Sofja laboratorin tim. Nisa. Në aeroportin në Sigetvar, Hungari, u takova me aviatorin dhe me një major nga Ushtria e Jugosllavisë. Avioni ishte dyvendësh, kështu që fluturonim në një ndenjëse. Nga Sofja mora aparatin zmadhues, letër, kimikate dhe një shaptilograf për gazetën e linës së frontit” – kujton Todor Sllavçev. Dhe më shumë:

"Ngarkuam laboratorin fotografik dhe shaptilografin. Deri në nisje kishte pak kohë, por syri i fotografit nuk pushon. Në një aeroplan tjetër ngarkonin gazeta, anash ishin vendosur qese me letra dhe kolipostë për në vijën e frontit. Fotografitë tregojnë këtë çast.

Gjysha Elena u zien kafe udhëtarëve , 1940
Duke folur për historitë e lidhura me fotografitë konkrete, Jana Uzunovës i kujtohet:

"Gjysjhi im më ka treguar pak gjëra. Di se në fund të viteve të 30-të të shekullit të kaluar në rrugën midis qytetit Veliko Tërnovo dhe fshatit Arbanasi, në një gur, gjithmonë ka qëndruar një gjyshe, e cila ka bërë kafe për udhëtuesit. Gjyshi im e ka fotografuar atë. Kjo është diçka e vogël, mirëpo prekëse, sepse sot nuk mund të shihen skena të tilla.

Transmetimi i parë i radios nga maja Çerni Vrëh në malin Vitosha, 1944
Në arkivin e Todor Sllavçevit ruhen dhe shumë kuadro të tjera të tilla – nga 9 shtatori 1944 (dita kur u zhvillua grusht shteti në Bullgari, pas së cilit Bullgaria u bë pjesë e sferës së ndikimit të Bashkimit Sofjetik), “Gjyqi i Popullit”, Qyteti i së Vërtetës më 1990 (protesta kundër elitës qeverisëse të atëhershme në përkrahje të zhvillimit demokratik të shtetit). Fotografitë e Todor Sllavçevit pasqyrojnë edhe historinë e Radios Kombëtare Bullgare:

"Ka një film nga korriku i vitit 1940. Në të janë fotografuar momente nga transmetimi i parë i Radios nga maja Çerni Vrëh në malin Vitosha. Në to mund të shihen fytyrat e spikerëve, aktorëve, personave të panjohur. Me vështirësi identifikoj personat, sepse njerëzit e gjallë që janë dëshmitarë të këtyre ngjarjeve janë pak. Por unë mundohem të kuptoj cilët janë ata. Më ndihmojnë shumë njerëz - të njohur apo të panjohur" – tregon në intervistën për Radio Bullgarinë Jana Uzunova. Ajo është ngarkuar me një detyrë jo të lehtë – të mbrojë për brezat e ardhshëm çaste të historisë sonë – arkivin unik të fotogazetarit Todor Sllavçev.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Perperikon

Perperikon hyri në top 10 të objekteve botërore, sipas "Guardian"

Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..

botuar më 24-12-16 8.45.PD

Shën Nikollaj Çudibërësi - mishërimi i mëshirës vetëmohuese

Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, ​​sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..

botuar më 24-12-06 5.45.PD

Enë të gdhendura në mënyrë të shkëlqyer dhe statuja të punuara me imtësi - Tuma Kozareva zbulon sekretet e saj

Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..

botuar më 24-12-01 10.10.PD