Fotografitë e Todor Sllavçevit janë të larmishme, siç është jeta. Ato ruajnë për brezat e ardhshme imazhet e politikanëve, sportistëve, njerëzve të artit dhe të punës bujqësore. Këtu janë fotografitë e shkrimtarëve të mëdhenj Elin Pelin, Dimitër Dimov, Dimitër Talev, amerikanit Erskine Coldwell, piktorit Vlladimir Dimitrov – Majstora, arkitektit të planit urban të Sofjes – gjermanit Adolf Musman, mbretit Boris të Tretë e kështu me radhë...
Fotogazetari, i lindur më 1900-ën, punon aktivisht në periudhën midis viteve 1930 dhe 1991, pothuaj deri në vdekjen e tij në 1992. Për arkivin e Todor Sllavçevit po kujdeset mbesa e tij Jana Uzunova – vetë, pa përkrahjen e shtetit. Fotografitë mund të shihen në sajtin e krijuar nga ajo – http://photoarhiv-todorslavchev.com/. „Arkivi më pushtoi në kuptimin më të mirë të kësaj fjale” – është kategorike Jana dhe shton, se ai ka një vlerë të madhe informative:
"Temat janë të ndryshme. Ata ndjekin rrugën e jetës së autorit. Gjithmonë është e pranishme një anë shumë e këndshme e gjërave – sepse gjyshit tim i pëlqente shumë që të fotografonte fytyrat e njerëzve, sytë e tyre, të kapte humorin, punën, gjendjen e të fotografurve.”
Një pjesë e arkivit, e krijuar midis viteve të 30-të dhe të 40-të të shekullit të kaluar është asgjësuar gjatë bombardimeve të Sofjes në vitin 1944. Një pjesë tjetër prejtyre është ruajtur.
"Për shembull, disponojmë me fotografi nga Maqedonia. . Në vitin 1941, kur Bullgaria mori Maqedoninë, gjyshi im ka kaluar atje disa muaj. Gjeta filmat fotografike nga ajo kohë. Komentet e shikuesve dhe mendimi tyre janë me rëndësi për mua. Kur botova në rrjetet sociale fotografitë nga Maqedonia, më shkruan shumë njerëz. I pëlqenin ato, i shpërndanin. Për shembull fotografitë nga Kratovo e vjetër iu pëlqyen shumë maqedonasve – mbi të shihet qyteti i tyre tyre – i tillë siç ai ka qenë para 70 vjetëve” – tregon Jana Uzunova.
Në vitin 1945, në fazën e dytë të Luftës së Dytë botërore , Sllavçebi ka qenë fotokorrespondent në Hungari. Kujtimet e tij nga kjo periudhë ruhen në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare:
"Lufta e Madhe Patriotike. Disa morën pjesë në të me pushkë në dorë, shkrimtarët dhe gazetarët – me penën e tyre, unë dhe kolegët e mi vullnetarë – fotokorrespondentë dhe operatorë – me aparate fotografike dhe kamera kinematografike. Urdhri i komandantit të Ushtrisë së Parë Bullgare Shterju Atanasov dhe të gjeneralit Ferdinand Kozovski ishte: pranë Shtabit të Ushtrisë duhet të ndërtohet një laborator fotografik. . Propozova që të mbart nga Sofja laboratorin tim. Nisa. Në aeroportin në Sigetvar, Hungari, u takova me aviatorin dhe me një major nga Ushtria e Jugosllavisë. Avioni ishte dyvendësh, kështu që fluturonim në një ndenjëse. Nga Sofja mora aparatin zmadhues, letër, kimikate dhe një shaptilograf për gazetën e linës së frontit” – kujton Todor Sllavçev. Dhe më shumë:
"Ngarkuam laboratorin fotografik dhe shaptilografin. Deri në nisje kishte pak kohë, por syri i fotografit nuk pushon. Në një aeroplan tjetër ngarkonin gazeta, anash ishin vendosur qese me letra dhe kolipostë për në vijën e frontit. Fotografitë tregojnë këtë çast.”
Duke folur për historitë e lidhura me fotografitë konkrete, Jana Uzunovës i kujtohet:
"Gjysjhi im më ka treguar pak gjëra. Di se në fund të viteve të 30-të të shekullit të kaluar në rrugën midis qytetit Veliko Tërnovo dhe fshatit Arbanasi, në një gur, gjithmonë ka qëndruar një gjyshe, e cila ka bërë kafe për udhëtuesit. Gjyshi im e ka fotografuar atë. Kjo është diçka e vogël, mirëpo prekëse, sepse sot nuk mund të shihen skena të tilla.”
Në arkivin e Todor Sllavçevit ruhen dhe shumë kuadro të tjera të tilla – nga 9 shtatori 1944 (dita kur u zhvillua grusht shteti në Bullgari, pas së cilit Bullgaria u bë pjesë e sferës së ndikimit të Bashkimit Sofjetik), “Gjyqi i Popullit”, Qyteti i së Vërtetës më 1990 (protesta kundër elitës qeverisëse të atëhershme në përkrahje të zhvillimit demokratik të shtetit). Fotografitë e Todor Sllavçevit pasqyrojnë edhe historinë e Radios Kombëtare Bullgare:
"Ka një film nga korriku i vitit 1940. Në të janë fotografuar momente nga transmetimi i parë i Radios nga maja Çerni Vrëh në malin Vitosha. Në to mund të shihen fytyrat e spikerëve, aktorëve, personave të panjohur. Me vështirësi identifikoj personat, sepse njerëzit e gjallë që janë dëshmitarë të këtyre ngjarjeve janë pak. Por unë mundohem të kuptoj cilët janë ata. Më ndihmojnë shumë njerëz - të njohur apo të panjohur" – tregon në intervistën për Radio Bullgarinë Jana Uzunova. Ajo është ngarkuar me një detyrë jo të lehtë – të mbrojë për brezat e ardhshëm çaste të historisë sonë – arkivin unik të fotogazetarit Todor Sllavçev.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Gati 40 vjet më parë, Komunitetet e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u ndanë në disa qytete - Budapest, Mynih, Vjenë, Stokholm, Malmö, Oslo dhe Paris. Pas hyrjes së vendit tonë në Bashkimin Evropian, me zgjerimin e..
Vasill Levski ishte një revolucionar dhe hero kombëtar bullgar që luftoi për çlirimin e Bullgarisë nga Perandoria Osmane. Ai është ideolog, themelues dhe organizator i Organizatës së Brendshme Revolucionare, për të cilën bullgarët mirënjohës e quajnë..
Në vitin 2024 Muzeu Historik Kombëtar bëri kërkime mbi 22 objekte arkeologjike. Mbi 1400 artefakte nga parahistoria deri në mesjetë u zbuluan gjatë sezonit, ku më të rëndësishmet u ekspozuan në një ekspozitë speciale "Gjetje antike. Zbulime të reja...
Gati 40 vjet më parë, Komunitetet e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u ndanë në disa qytete - Budapest, Mynih, Vjenë,..