Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema e shtypit

Foto: Maria Peeva

Shumica e gazetave ditën e premte njoftojnë për fillimin e fushatës paraelektorale në Bullgari. “Trud” shënon se këtë herë në garën për 240 vendet në Parlament do të përfshihen 4 732 veta, kurse për një vend deputeti do të konkurrojnë 12 pretendues. Gazeta thekson gjithashtu se sipas rregullave kandidatët duhet ta ruajnë tonin e mirë në fushatën paraelektorale, kurse shtypi, si dhe mediat elektronike duhet të shënojnë format e paguara dhe ato falas të agjitimit, siç parashikohen sipas ligjit dhe sipas marrëveshjeve të lidhura me partitë, koalicionet dhe komitetet e iniciativës. Mirëpo, gazeta “Dnevnik” komenton se shfaqet në media filluan që para disa javësh dhe shpeshherë kishte kundërshtime mes oponentëve. Në jo një rast Partia Socialiste Bullgare jepte konferenca shtypi, në të cilat kritikonte udhëheqjen e kabinetit të dytë të Bojko Borisovit, që dha dorëheqje. Nga ana e vet GERB thërriste pas 30 minutash konferencë të ngutshme për shtypin, që t’u përgjigjen sulmeve. Ose e kundërta – GERB kritikonte platformën paraelektroale të Partisë Socialiste Bullgare, pas së cilës socialistët i refuzonin kritikat. Megjithatë “Dnevnik” shënon se më aktive në thirrjen e konferencave të shtypit ka qenë partia GERB. Që nga fillimi i shkurtit ajo ka zhvilluar të paktën 8 konferenca të tilla në centralin e vet. “Gazetës “Monitor” i bën përshtypje se në krahasim me vitet e kaluara tani partitë do ta hapin fushatën paraelektorale me ngjaje relativisht të shkurtra dhe të thjeshta. Formacioni më i madh GERB nuk do të ketë forum ndërkombëtar, por do t’i zhvillojë aktivitetet e veta në rajonet e veçanta. Nacionalistët nga “Patriotët e Bashkuar” do ta startojnë fushatën e tyre paraelektorale pa forum të madh. Blloku u djathtë i Reformatorëve do ta fillojnë fushatën e vet ditën e hënë në Sofje, kurse pjesa zbavitëse e programit do të jetë shumë modeste. Agjitacioni i Partisë Socialiste Bullgare në Sofje do të fillojë ditën e shtunë në Qendrën Inter Ekspo, kurse në Pleven - me një spektakël teatral në Teatrin Dramatik të Qytetit. Parashikohet që fushata e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë të startojë në Veliko Tërnovo.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 4 dhjetorin 2024

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me mjegull. Vende-vende do të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 4° deri..

botuar më 24-12-03 7.35.MD
Ivan Kondov (majtas) dhe Mark Rutte

Ivan Kondov dhe kreu i NATO-së diskutuan situatën në rajonin e Detit të Zi

Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim dypalësh me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës Mark Rutte. Të dy diskutuan prioritetet në qasjet..

botuar më 24-12-03 4.01.MD
Natalija Kisellova

Forca e pestë parlamentare kërkon mbështetje për kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit Popullor

Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të mbledhjes së mbështetjes për kandidaten e saj për postin e kryetarit të Legjislaturës së 51-të të..

botuar më 24-12-03 3.19.MD