Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rëndësia e ushqimit shëndetësor dhe gatimit bashkë me fëmijët

БНР Новини

Euro-Tok International është një shoqëri kryesore evropiane e kulinarëve dhe e vetmja që merret me veprimtari konsultuese pranë Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian në miratimin e politikave dhe ligjeve në fushën e ushqimeve, vënies së etiketave, prodhimit bujqësor, pijeve, verës dhe akua-kulturave. Në të bëjnë pjesë mbi 4000 kuzhinierë dhe kryekuzhinierë profesionalë nga 18 vende-anëtare të BE-së, të bashkuar në mbrojtjen e traditave dhe trashëgimisë kulinare në Evropë. Anëtarët e tij janë edhe disa prej kuzhinierëve më të mirë të Bullgarisë. Më 14 shkurt në sallën Arena Armeec u zhvillua edicioni i dhjetë jubilar i iniciativës “Dita evropiane e ushqimit shëndetësor dhe gatimit bashkë me fëmijët”. Organizatorët kryesorë të aktivitetit janë Euro-Tok Bullgaria dhe Komisioni Evropian. Në periudhën 14-17 shkurt aktiviteti zhvillohet edhe në qytete të tjera të vendit – Varna, Burgas, Ruse, Veliko Tërnovo dhe Stara Zagora.

Kryekuzhinieri Zhoro Ivanov është profesionist me biografi shumë të pasur, me një përvojë mbi 20 vjeçare në restorantet me reputacion më të lartë te ne dhe jashtë. Ka gatuar për personalitete shumë të njohura, ndër të cilët janë Xhon Travolta, Morgan Frijman, Mila Jovoviç, Ben Aflek etj. Ja se çfarë tha ai për aktivitetin në fjalë:

Dita e ushqimit shëndetësor evropian dhe gatimit bashkë me fëmijët zhvillohet në një mënyrë shumë zbavitëse. Kurse qëllimi është që fëmijët të shfaqin interes për ushqimin që konsumojnë. Sivjet shouja kulinare e fëmijëve do të përfshijë mbi 1000 fëmijë nga mbarë vendi të moshës nga 7 deri në 12 vjeç. Përveç se do të gatuajnë së bashku me kuzhinierë të njohur bullgarë, ata do të dëfrehen dhe do ta ndajnë vizionin e tyre për ushqimin. Do të zhvillojmë edhe debate me ta. Tema kryesore është se si fëmijët e përfytyrojnë mënyrën e ushqimit – kantinën dhe bufenë në shkollë. Organizata jonë ka projekte kushtuar ushqimit të fëmijëve në shkollë, por bashkitë ende nuk janë në dijeni. Sigurimi i ushqimit cilësor për fëmijët është një angazhim shumë serioz. Iniciativat për ushqimin shëndetësor kanë kuptim vetëm në qoftë se zhvillohen vazhdimisht.

Në vazhdim të 10 viteve në iniciativë janë përfshirë mbi 6500 fëmijë, mbi 100 kuzhinierë dhe 150 vullnetarë. Ideja është që në një mënyrë interaktive të krijohet një kulturë e mirë e ushqimit dhe të shqyrtohen me fëmijët tema të rëndësishme për ta.

СнимкаPesha mbi normën është një problem i madh në mbarë Evropën. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Shëndetit të Shoqërisë dhe Analizave, që bazohen te një sondazh zyrtar kombëtar nga viti 2013, në të cilin kanë marrë pjesë fëmijë të moshës mbi 7 vjeç, me peshë mbi normën janë 32.4 për qind e djemve dhe 28.6 për qind e vajzave. Nivelet e trashjes janë 15.7 për qind ndër djemtë dhe 12.2 për qind ndër vajzat.

E pyetëm bashkëbiseduesin tonë a arrijnë t’i edukojnë fëmijët dhe adoleshentët, kushte qe të kenë një qëndrim serioz ndaj ushqimit të shëndetshëm?:

Ky është misioni ynë kryesor dhe unë besoj se po e arrijmë ta bëjmë këtë. Edhe fëmijët, edhe prindërit i kërkojnë produktet më autentike. Aktualisht lidhja mes qytetit dhe fshatit, i cili ishte burimi i produkteve cilësore, është ndërprerë. Në të kaluarën fëmijët i dërgonin në fshat gjatë pushimeve verore. Atje kishin mundësinë të njiheshin me rritjen e perimeve, ta ndienin shijen e vërtetë të qumështit dhe djathit. Gëzohem se po krijohen ferma të reja në Bullgari, ku rriten kafshë të racave cilësore, si dhe kultura të pastra bujqësore. Fëmijët duhet të jenë në dijeni të këtyre proceseve, nëpërmjet programeve të ndryshme, të cilat të adaptohen për kopshtet dhe shkollat.

СнимкаPyetjes nëse ka një recetë të lehtë dhe të shpejtë për përgatitjen e ndonjë gjelle të shijshme dhe të dobishme kryekuzhinieri Ivanov iu përgjigj me ndjenjë humori: “Po, ka. Ky është produkti kryesor, që ne përdorim. Në qoftë se kemi dëshirë ta prodhojmë vetë, ky është një proces shumë i gjatë. Unë u besoj prodhuesve, të cilët bëjnë përpjekje të mëdha për të ofruar në treg një produkt cilësor dhe të balancuar. Kjo është gjëja kryesore, gjëja tjetër është ta gjemë këtë produkt.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD