Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Pësëshja e mrekullueshme” e saksofonistëve nga Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare në koncertin “Mr. Sax”

Foto: BNR

Koncerti “Mr. Sax” është më 15 shkurt dhe është i pari prej një serie të tërësishme, në të cilën mund të dëgjohen të gjithë në radio-formacion. Nuk është sekret se instrumentistët në orkestër janë ndër emrat më të njohur në skenën bullgare të xhazit. Disa prej tyre kanë krijuar jo pak projekte autori. Këtu nuk duhet harruar emri i Antoni Donçevit – dirigjent i Big Bendit, pianist dhe kompozitor me shumë çmime dhe karrierë botërore. Solistët e orkestrës janë: Vasill Ençev, Dimitër Ljolev, Petër Momçev, Boris Petrov dhe Atanas Haxhiev.

Iniciuam një seri, në të cilën të kenë shfaqje grupet e veçanta të orkestrës – thotë Antoni Donçev. – Fillojmë me grupin e saksofonit, prandaj e kam quajtur koncertin “Mr. Sax”. Mund të them me krenari se pesë saksofonistë nga Big Bendi janë ndër muzikantët elitarë në Bullgari. Unë u përpoqa t’i provokojë, që të paraqiten jo vetëm si instrumentistë, sepse shumica prej tyre kompozojnë muzikë, kanë albume autori etj. Disa prej tyre do të ekzekutojnë pjesë të tyre, me orkestrime të bëra posaçërisht për koncertin. Ndër ta janë Dimitër Ljolev, Petër Momçev. Disa të tjerë orkestruan pjesë prej repertorit të xhazit – Vasill Ençev për shembull. Boris Petrov zhvilloi temën e një pjese për big bend me titullin “Mastodon”, siç titullohet albumi i tij i autorit.

Me të gjithë këta saksofonistë të shkëlqyeshëm kam punuar në formacione të ndryshme jashtë punës sime në Big Bend. Mund të them se jemi shumë të afërte, madje do të përdorja fjalën “miq”. Kjo ndikon edhe mbi punën tonë të përbashkët në orkestër, sepse çdo një projekt mban në vetvete diçka të ndryshme, i pasuron muzikantët dhe ata vijnë në repeticionet në studion e parë të mbushur me energji.

Siç u bë e qartë nga intervista e Antoni Donçevit, të gjitha pjesët në program do të tingëllojnë për herë të parë, të përgatitura posaçërisht për koncertin “Mr. Sax”. Mirëpo, solistët kanë qindra incizime në fondin e Radios Kombëtare Bullgare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Përsëri me ty"

Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..

botuar më 25-02-03 6.20.PD

Anabel prezanton këngën e saj debutuese "Një dozë realiteti"

Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..

botuar më 25-01-31 6.35.PD

"Në anën tënde"

Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..

botuar më 25-01-30 6.10.PD