Sipas traditës së vjetër, sot bullgarët festojnë Trifon Zarezan, ose Ditën e vreshtarit dhe të prodhuesit të verës. Në këtë mënyrë shënohet fundi i dimrit dhe fillimi i krasitjes së vreshtave. Kjo festë ka rrënjë të lashta pagane dhe daton nga koha, kur nëpër tokat bullgare kanë jetuar trakët. Dhe kështu, në Ditën e Shën Trifonit do të flasim për verën.
Kohët e fundit Bullgaria u përfshi në 10 destinacionet më të mira turistike në botë në një nga revistat më prestigjioze amerikane për verë “Wine Enthusiast”. Vendi ynë renditet në vend të dytë mes destinacioneve të verës si Franca, Italia dhe Spanja. Shkaku për këtë emërtim është vlerësimi i gazetarëve enologë Xhef Xhensën dhe Majk de Simone. Me ftesë të Dhomës kombëtare të vreshtarisë dhe të verës, përpara dy vjetëve, botuesit e revistës amerikane kanë pasur mundësi të vizitojnë vreshtat dhe kantinat tona dhe të njihen me trashëgiminë kulturore dhe historike të Bullgarisë. Po kështu, dy gazetarët morën pjesë në jurinë e Concours Mondial de Bruxelles, i cili gjatë vitit të kaluar për herë të parë u zhvillua në qytetin Plovdiv. Si një shkak bazë për vlerësimin e lartë të vendit tonë amerikanët tregojnë komplekset e verës, të cilët jo vetëm se janë të pajisur me teknologji të larta dhe prodhojnë vera të shkëlqyera, por dhe propozojnë kushte të shkëlqyera për degustime.
Në vendin tonë ka përgjithësisht 204 firma për prodhim të verës. Cilat janë karakteristikat e kësaj dege në pjesën veriperëndimore të vendit tonë? A është e mundur aty të prodhohen verë me cilësi, të denja për tregun botëror?
“Kur flitet për verë, për këtë produkt të përsosur, duhet të fillohet që prej së largu – përgjigjet enologu znj. Adriana Srebrinova. – Kjo larmi e gjeografisë, të cilën e kemi në Bullgarinë veriperëndimore, na ofron një larmi të tokës, e cila rreth regjionit të qytetit Bellogradçik datojnë që prej 240 milionë viteve dhe përmbajnë një sasi të shkëlqyer prej mineraleve dhe lëndëve ushqimore. Kurse ato nga ana e vet i veshin një karakter të posaçëm rrushit, kurse që aty dhe verës. Mungesa e industrisë është një minus për këtë krahinë, por kjo çon deri në një plus të madh për ata, të cilët risin produkte bimore. Këtu toka dhe ajri janë të pastër. Kjo çon drejt një bilanci të përsosur të treguesve në rritjen e rrushit. Ne nuk kemi pretendime, se verat nga ky regjion janë më të mirat, por ato janë unikale dhe të dalluara, të shijshme dhe me shumë lëng. Dhe e gjithë kjo është në sajë të natyrës.”
Sipas të dhënave për vitin 2016 në Bullgari janë prodhuar rreth 160 milionë litra verë. Në vend ka një larmi të pasur prej varieteteve të huaja të rrushit për verë, por ne kemi dhe tonat personale, të cilat nuk bien më poshtë nga të tjerat.
“Shkenca ju ka ofruar vreshtarëve disa varietete hibride, më në veçanti të kuqtë. Të tilla janë rubin, gëmza Danubiane, buqetë – disa nga verërat e shkëlqyera bullgare të cilat të vendosura në regjionin veriperëndimor ndihen në mënyrë komforte, kurse verërat e fituara prej tyre janë të shkëlqyera. Kuptohet, nuk është keq të kemi shije internacionale. Por ideja të përpunojmë varietete bullgare, të tregojmë të dhënat gjenetike të tyre dhe të bindim botën, se ato mund të qëndrojnë denjësisht afër varieteteve franceze, të përpunuara mbi 400 vjet, kjo na pushton dhe na detyron të mbetemi dhe të punojmë në këtë regjion.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: bulgariatravel.org dhe bulgariawinetours.com
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..