Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fermeri Simeon Georgiev: Nuk ka barazi mes fermerëve në Bullgari

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Pas një pushimi të gjatë fermerët bullgarë përsëri dolën për të protestuar para Ministrisë së Bujqësisë si shenjë pakënaqësie kundër urdhëresave dhe kërkesave të reja. Ministri teknik i resorit prof. Bozukov u angazhua me zgjidhjen e problemeve të qindra blegtorëve bullgarë. Pakënaqësia e tyre i është drejtuar makinës së rëndë burokratike, e cila i vonon subvencionet për blegtorët. “Protesta jonë është para Ministrisë së Bujqësisë, sepse këtu nëpunësit janë emëruar, që t’i mbrojnë interesat tona, dhe jo ato të Ministrisë së Financave” – deklaruan fermerët që protestojnë.

Njëri prej tyre është Simeon Georgiev, fermer me praktikë të gjatë nga qyteti i Pazarxhikut. Për të gjitha këto afro 30 vjet, që kur merret me bujqësi dhe blegtori, ai ka gjashtë projekte, të cilat kanë marrë financim evropian. Kërkesat e reja i tolerojnë rajonet fshatare, kurse toka e fermerëve nga qyteti Pazarxhik nuk është ndër to. Sipas fjalëve të tij, ky diskriminim nuk është për shkak të kërkesave, të imponuara nga Brukseli, por është rezultat i nëpunësve në vendin tonë.

Unë jam fermer, veprimtaria e të cilit është në qytetin e Pazarxhikut, kurse sipas rregullave të reja, prodhuesit si unë, automatikisht janë përjashtuar, sepse toka jonë nuk është në rajonet fshatare – thotë Simeon Georgiev. – Merrem me prodhim drithi dhe blegtori që nga viti 1991. Përpunoj 2 500 dynymë tokë dhe kam 60 kafshë, nga të cilat 45 janë lopë. Ne, fermerët, nuk jemi të bashkuar, kur duhet t’i mbrojmë interesat tona. 30 vjet nuk arritëm të bashkohemi dhe t’i bëjmë organizatat profesionale të punojnë. Kemi bërë prova, por asgjë nuk u bë. Është kështu, sepse liderët, që i zgjedhim, ndjekin interesa të fshehta, korporatave dhe politike. Për ne, të cilat jemi duke punuar në arë dhe në ferma, mbeten vetëm problemet. I jam orientuar kryesisht prodhimit të drithit, sepse ai mund të ruhet shumë kohë. Tregu im kryesor i grurit dhe elbit është në Greqi, kurse luledielli është destinuar për Turqinë. Për tregun tonë nuk kam prodhim. Çdo vit grekët paguajnë më mirë, sesa te ne. Që të fitosh nga bujqësia në Bullgari, duhet të kesh miliona. Ata duhet t’i investosh në një cikël të mbyllur të prodhimit – nga ara, përmes fermës, baxhos e gjer te dyqanet, ku do të ofrohet produkti i gatshëm. Këtë nuk mund ta bëjë prodhuesi i zakonshëm.

СнимкаPas shumë viteve të shpresave të gënjyera në sektorin agrar, mbetet vetëm çështja e motivimit të njerëzve, të cilët kanë mbetur në Bullgari, që ta përpunojnë tokën. Për Simeon Georgievin të jesh prodhues te ne kjo është “dhimbje e ëmbël”.

Momenti më i këndshëm është pasi e sheh produktin në duart tuaja – thotë fermeri nga Pazarxhiku. – Një prej problemeve më të dhimbshme është gjetja e krahut të punës. Para rreth dhjetë vitesh fitoi popullaritet programi i qeverisë “nga ndihmat sociale drejt punësimit”. Atëherë nëpërmjet këtij programi emëruam njerëz të dobët socialë. Tani nuk mund të gjesh punëtorë të tillë. Që prej vitesh kam vetëm dy punëtorë. Bashkë me ta çdo vit i mbledhim të korrat, kurse gjatë mbjelljes së arave emëroj më shumë punëtorë sezonalë. Paga e tyre në fermë është 8040 leva (4020 euro), kurse ajo e traktoristëve – nga 1300 deri në 1500 leva. Mirëpo, çdo vit ka problem me gjetjen e punëtorëve për punën bujqësore. Kjo punë nuk është për çdonjëri, sepse ka nevojë për përvojë dhe dituri, që të mund të punosh me makinat e shtrenjta. Tani traktorët janë modernë dhe kanë klimatik. Mirëpo, për fat të keq, njerëzit kanë harruar të punojnë dhe nuk mund t’i kthejmë prapë në ara. Shumica e traktoristëve të përgatitur preferojnë të punojnë jashtë, atje paga është më e lartë sesa te ne. Njeriu, i cili mund të punojë me teknikën moderne bujqësore është shumë i vlershëm te ne, por edhe në shtetet e tjera.

Снимка
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një spektakël diellor mund të shihet në Observatorin Astronomik të qytetit Kërxhali

Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e lejon, vizitorët mund të vëzhgojnë Diellin dhe njollat ​​e diellit - shpjegon drejtori i..

botuar më 24-10-20 6.15.PD
Në foto (nga e majta në të djathtë): Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit Rajna Manxhukova, Zdravka Vlladova-Momçeva, Joana Znepollska, Radosllava Nedjallkova, gazetarja Cvetana Paskaleva dhe Nevenka Kostadinova

Radosllava Nedjallkova nga Milano është "Bullgarja e Vitit 2023", auditori nderoi Nevenka Kostadinova nga Serbia

Radosllava Nedjallkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare..

botuar më 24-10-18 4.14.MD

Në Sofje, tregojnë gjeneratën e fundit të makinave dhe të ardhmen e teknologjive auto

Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave. Nga 18 deri në 27 tetorit në Inter Expo Center, "Salloni..

botuar më 24-10-18 11.06.PD