Biznesi softuerik në Bullgari është sektori, i cili është më mirë i zhvilluar në industrinë IT në Bullgari, 10 vjet pasi vendi u bë anëtar i BE-së. Këtë e tregojnë të dhënat e kompanisë së pavarur konsultuese CBN Pannoff, Stoycheff&Co, e cila që prej 26 vitesh analizon tregjet dhe biznesin e Teknologjive të Informacionit dhe të Komunikacionit.
Faktet flasin vet vetiu: 4982 vende të punës gjatë vitit 2006 kundrejt 19 755 pozicione në biznesin softuerik sot. Kjo përbën një rritje nga 300 për qind. Në fushën e softuerit punojnë një nga specialistët me kualifikim më të lartë dhe më mirë të paguar në Bullgari. Një analizë vjetore të Asociacionit Bullgar të Kompanive Softuerike tregon, se shpërblimi mesatar në këtë sektorë është katër herë më i lartë se sa ai për mbarë vendin. Në këtë sfond evidentohet një rritje e vogël e punësimit në këtë fushë, gjë që tregon problemet me pamjaftueshmërinë e specialistëve IT. Nga Asociacioni regjistrojnë, se firmat nevojiten më se tetë javë, për të gjetur njerëzit më të përshtatshëm për pozitat e lira. Një tendencë pozitive është, se aftësia blerëse e specialistëve të këtij sektori – arkitektë softuerikë, zhvillues softuerikë dhe menaxher projektues, në disa raste fillon të barazohet, ndërsa në raste të tjera është më e lartë në krahasim me shtete si Britaninë e Madhe për shembull.
Specialistët e teknologjive të informacionit janë 85 për qind prej të gjitha nëpunësve në këtë sektorë. Një e treta prej tyre janë gra. Më se 90 për qind prej vendeve të punës janë të zënë nga njerëz të rinj në moshë nën 35 vjeç.
Në se do të mbetet ritmi i rritjes së të ardhurve në këtë sferë, parashikohet, se pas katër vitesh – në vitin 2021, ato të arrijnë 4.5 për qind prej produktit të brendshëm bruto. Kjo do ta radhitë ndër industritë më të mëdha në vend.
Bilanci, 10 vjet pas hyrjes së Bullgarisë në BE-në është, se industria softuerike afirmohet në ekonomi, zhvillohet dhe është ndër më të qëndrueshmet në vend.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..
Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..
Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..