Aderimi i Bullgarisë me BE-në para 10 vitesh ndikoi në mënyrë të shumanshme mbi biznesin e vogël dhe të mesëm. Për disa firma u hapën horizonte të reja dhe ato filluan të shfrytëzojnë mundësitë e tregut unik. Të tjerë nuk disponuan kapacitetin e domosdoshëm, që të bëjnë kalimin te situata e re dhe u imponua që t’i japin fund veprimtarisë së tyre. Këtë e deklaroi në një intervistë për Radio Bullgarinë kryetarja e Shoqatës Kombëtare të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm Eleonora Negullova dhe shtoi:
“Momentet pozitive nga aderimi me BE-në janë më shumë. 3-4 vitet e fundit të kësaj dekade, që kur Bullgaria u bë anëtare u përmirësuan kushtet për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. U rrit kapaciteti i tyre të punojnë në mjedisin konkurrent të BE-së. Shumica e kolegëve filluan të zbulojnë rolin e kulturës së sipërmarrjes në kuadrin e BE-së dhe mënyrën në të cilin duhet të rritin aftësinë konkurruese.”
Paratë e absorbuara nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në periudhën e parë programore dhe ato, të cilat janë në dispozicion të biznesit tani, janë përafërsisht 5 miliard euro. Kjo është një mundësi mjaftë serioze për zhvillimin e sektorit. Kështu që kur flitet në hapësirën publike për probleme të mundshme me administrimin e fondeve ose për pezullimin e ardhshëm të parave të BE-së, biznesi i vogël bie në një situatë të pasigurisë. Kjo për shkak se bëhet fjalë për mjete serioze financiare, shpjegon zonja Negullova.
E pyetëm zonjën Negullova çfarë pjesë nga produkti i brendshëm bruto i vendit sigurohet nga firmat mikro, të vogla dhe të mesme?
“Sektori i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, i cili në mënyrë reale përbën 99.2 për qind nga të gjitha operatorët ekonomikë në vend, siguron më se 60 për qind nga produkti i brendshëm bruto. Në shumë rajone të vendit ato ndërmarrje janë tatimpaguesi kryesor, punëdhënësi dhe investues i vetëm. Në kontekstin e zhvillimeve të fundit të ekonomisë evropiane shihet, se roli i biznesit të vogël është me rëndësi të madhe. Nuk është e rastit, se Komisioni Evropian merr përsipër gjithnjë e më shumë angazhime ndaj shteteve anëtare për mbajtjen e mjedisit miqësor biznes. Kjo është me rëndësi të madhe për jetën sociale dhe ekonomike në shtetet e veçanta. Për Bullgarinë mund të thuhet, se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme duhet të konsiderohen si element i sigurisë kombëtare. Kjo për arsye, se në rajonet kufitare, malore, të shpopulluara, ku kriza demografike është tepër e rëndë, roli i biznesit të vogël është me rëndësi të madhe sociale.”
Për 10 vitet e fundit ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme sigurojnë më se 70 për qind të vendeve të reja të punës dhe të punësimit në vend. Mirëpo, ato firma qëndrojnë para sfidës të punojnë në një mjedis, i cili ndryshohet vazhdimisht. Që të ketë një firmë zhvillim të qëndrueshëm, ajo duhet të ketë përkrahje, thekson zonja Negullova dhe shton:
“Për ato 27 vite në Bullgari nuk u arrit të krijohet një infrastrukturë e mirë, e cila të jetë afër firmave dhe të sigurojë qasjen me to. Shumë nga shërbimet konsulentë janë të paarritshme për firmat e vogla dhe të mesme. Të mos flasim për shërbime lidhura me drejtësinë. Shpesh firmat e vogla heqin dorë nga drejtësia. Për shkak të mundësive të kufizuara financiare dhe zgjatjes së proceseve. Problemet e firmave të vogla dhe të mesme nuk mund të zgjidhen, në se nuk do të krijohet një institucion unik, i cili të luajë rolin e koordinatorit ndërinstitucional. Agjencia për Inkurajimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme nuk disponon resurset e domosdoshme, për të luajtur këtë rol. Ka për t’u kryer shumë punë. Në se politikanët do të kuptojnë rëndësinë e biznesit të vogël dhe të mesëm për jetën sociale dhe ekonomike të vendit dhe në se do të gjejnë vendimet e sakta për zhvillimin e këtij sektori, ata do të ishin jo vetëm politikanë, por edhe burrë shteti.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...