Të enjten këtë javë ambasadori i Moskës në Sofje Anatolij Makarov shpalli për Radion Kombëtare Bullgare, se gjatë vitit të kaluar marrëdhëniet bullgaro-ruse kanë arritur në një pikë kthese dhe ka mjaft sinjale pozitive. Në lidhje me këtë ai rekomandoi që dikush të ftojë Presidentin rus në Bullgari, sepse ai nuk ka qenë tek ne që nga viti 2008. Propozimi i tij erdhi në mënyrë të papritur, sepse kohët e fundit marrëdhëniet dypalëshe janë në amulli për shkak të mosmarrëveshjeve në energjetikë dhe në fushën e politikës, të provokuara nga përkatësia e Bullgarisë në BE dhe në NATO. Sipas ambasadorit Makarov ndryshimi në marrëdhëniet është në sajë të rifillimit të veprimtarisë së Komisionit Ndërqeveritar për Bashkëpunim Tregtar dhe Ekonomik, disa bisedimeve telefonike të Presidentit Putin me ish kryeministrin Bojko Borisov dhe kontakteve midis parlamenteve dhe kishave ortodokse të dy shteteve. Këshilli i ambasadorit për ftesë për presidentin Putin vjen pas inaugurimit të Presidentit të ri të Bullgarisë Rumen Radev dhe kjo nuk është e rastit. Për shkak të kritikave të ashpra të Presidentit të deritanishëm Rosen Plevneliev ndaj Rusisë një vizitë e Putinit në Bullgari ishte e pamundshme. Mirëpo në kohën e mandatit të Presidentit të ri Rumen Radev, orientimi i të cilit politik pranohet nga shumë njerëz si pro-rus, një vizitë e tillë duket logjike.
Deklarata e ambasadorit Makarov përkoi me vizitën e Presidentit Vlladimir Putin në Hungari, ku ai shpalli se shteti i tij “depolitizon krejtësisht” çështjet energjetike dhe Rusia nuk do të fyhet për shkak se Bullgaria nuk e mori guximin për të kundërshtuar Komisionin Evropian në lidhje me transitin e gazit rus në kuadrin e projektit të dështuar “ Rryma Jugore”. Presidenti la që të kuptohet se Rusia është gati të kthehet drejt këtij projekti, po të ketë garanci se ajo nuk do të pasojë humbje të reja për shkak të vendimeve të pamenduara. Ndoshta kjo nuk do të jetë kushti i vetëm i Moskës për një rishqyrtim të tillë të projektit dhe është e mundshme që ajo të kërkojë heqjen e sanksioneve të BE-së dhe ngrohjen e marrëdhënieve me ShBA.
Edhe më parë, edhe tani Bullgaria ka një vend modest gjeopolitik, mirëpo kjo nuk na pengon që të zhvillojmë një politikë të përshtatshme në mbrojtje të interesave tona . Këtë e kuptoi edhe kabineti i mëparshëm “Borisov 2”, mirëpo ai nuk arriti një ndryshim të konsiderueshëm. Pas disa muajve kjo mund të arrihet nga një qeveri tjetër në një situatë më të favorshme ndërkombëtare.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..