Pa shumë zhurmë sivjet Bullgaria shënon 10 vjet nga aderimi i saj në BE. Atmosfera nuk është festive dhe për këtë ka mjaft shkaqe. Për bullgarët u bë e qartë se anëtarësia në BE nuk është një shkop magjik, i cili mund të zgjidhë menjëherë të gjitha problemet e grumbulluara në vazhdim të aq shumë viteve. Ai nuk mund të ndalojë mashtrimet dhe shpërdorimet me mjete publike, nuk mund të përmirësojë në mënyrë të çuditshme ekonominë tonë. Po, ka edhe përjashtime dhe sfera, në të cilat ka mjaftë gjëra të bëra dhe ato janë të dukshme, mirëpo në përgjithësi për bullgarët u bë e qartë se asgjë nuk mund të vijë si dhuratë nga jashtë dhe ne duhet të punojmë fortë, po të dëshirojmë të jetojmë më mirë.
Tani Bullgaria duket më moderne, mirëpo po të krahasojmë me shtetet e tjera evropiane menjëherë shihet se jemi shteti më i varfër në Bashkim. Tregueset tona ekonomike dhe sociale janë në krye të klasifikimeve negative. Vetëm në Bullgari dhe Rumani vazhdon procesi i mbikëqyrjes nga ana e Brukselit, sepse akoma nuk kemi plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e monitorimit. Dhe e gjithë kjo është në sfondin e miliardë eurove, të ofruara në kuadrin e fondeve të ndryshme të financimit.
Ekonomia e Bullgarisë është në vend të fundit për nga prodhueshmëria, për nga shpërblimi i punës dhe për nga cilësia dhe inovacionet. Gjatë viteve të para të tranzicionit nga totalitarizmi drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut, ekonomia bullgare pasoi shumë goditje të rënda. Të gjitha ndërmarrjet e saj që punonin mirë u shitën për shuma tepër të vogla. Pronarët e tyre të rinj nuk ishin afaristë, të cilët dëshironin t’i zhvillonin ato, por ishin njerëz, të cilët synonin vetëm fitime të shpejta. Në fakt të gjitha sektorët në zhvillim ndaluan veprimtarinë e tyre duke u lënë një trashëgimi të rënde brezave të ardhshme.
Tani më se 25 vjet më vonë akoma vuajmë nga kjo trashëgimi. Situata keqësohet nga politikat jo të mira të qeveritarëve bullgarë në shëndetësi dhe në arsim, nga korrupsioni dhe kriminaliteti.
Ja se pse ekonomia bullgare akoma zhvillohet me ritme jo të kënaqshme. Për dhjetë vjet në BE Produkti i Brendshëm Bruto për frymë të popullsisë është rritur vetëm 800 euro dhe paga e mesme arriti 500 euro. Dhe në sfondin e krizës demografike dhe emigrantët e rinj lajmet e mira nuk duken mjaft bindëse. Është e vërtetë se gjatë vitit të kaluar rritja e PBB-së ishte mbi nivelet e mesme për BE dhe se përfunduam vitin me tepricë buxhetore. Në këtë situatë ekspertët komentojnë se 10 vjet nuk mjaftojnë për grumbullimin e masës kritike të kapitaleve, të cilat mund të provokojnë një rritje më të konsiderueshme në ekonominë tonë dhe të përmirësojnë kushtet e jetesës.
Po të vazhdojmë kështu, ekonomia bullgare do të mbetet në periferinë e biznesit të madh dhe të qëndrueshëm gjatë. Po presim se në 10 vjetët të ardhshme do të zhvillohen procese mjaft pozitive për shtetin tonë për të ndryshuar tendencat. Sepse në fakt tendencat nuk janë të këqija, mirëpo ritmet, me të cilat bëhen gjërat tek ne, i shkurajojnë njerëzit.
Redaktoi dhe përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..