Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria teknike hyri në detyrë, beteja paraelektorale filloi

Foto: BGNES

Gjatë javës presidenti i ri Rumen Radev mori de fakto tërë pushtetin shtetëror pasi shpërndau parlamentin, caktoi datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe ditën e premte paraqiti kabinetin teknik dhe prioritetet e tij. Siç pritej, në fjalinë gjatë ceremonisë së rastit zoti Radev tha, se detyra kryesore e qeverisë teknike është të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 26 mars duke mos lejuar “manipulime dhe shtrembërime të procesit zgjedhor”. Ai njoftoi edhe prioritete të tjera, si për shembull përgatitjen e kryesisë bullgare të BE-së  dhe garantimin e qëndrueshmërisë financiare, sociale dhe ekonomike të vendit. Nga ana e vet kryeministri teknik Ognjan Gerxhikov tha, se nuk do të mohojë paraprakisht punën e kryer nga kabineti “Borisov 2”. “Sukseset do të shtohen, ndërsa gabimet do të korrigjohen”, saktësoi zoti Gerxhikov.

Pas të gjitha ritualeve rreth ndërrimit të pushtetit pritet të fillojë edhe kryqëzimi i shpatave në fushatën paraelektorale. Megjithëqë sipas ligjit ajo duhet të startojë një muaj para datës së zgjedhjeve, në fakt ajo filloi ditën e enjte, kur u mbajt seanca e fundit plenare në parlament. Në vend që të bëjnë një analizë të matur të punës së kryer prej tyre dhe të shpjegojnë pse rejtingu i pushtetit legjislativ është aq i ulët në shoqëri, deputetët filluan të grinden midis njeri tjetrit duke hedhur shikim te zgjedhjet e parakohshme më 26 mars. E para e dha tonin liderja e Partisë Socialiste Bullgare Kornelija Ninova, e cila deklaroi nga tribuna, se gjatë dy viteve të punës së Legjislaturës së 43-të të Kuvendit Popullor shumica e së djathtës centriste merrej me “aleanca joparimore politike” me qëllim “pushtet dhe leverdi personale”. Kryetari i grupit parlamentar të partisë GËRB Cvetan Cvetanov e caktoj qeverisjen e kabinetit “Borisov” si të suksesshme dhe e lavdëroi se rriti rrogën minimale të punës, uli papunësinë dhe nisi reformën në sistemin gjyqësor. Përfaqësuesit e grupeve të tjera parlamentare renditën në fjalimet e tyre herë lavdërime, herë qortime për pushtetin e deritanishëm. Në të njëjtën kohë nuk harruan të premtojnë se partitë e tyre do të çojnë vendin te e ardhmja e ndritshme në se do të fitojnë zgjedhjet. Kështu që, nuk kishte asgjë të re në sjelljen e deputetëve.

Duke gjykuar nga të dhënat e anketimeve sociologjike, beteja e madhe gjatë pranverës do të jetë kryesisht midis partisë GERB dhe Partisë Socialiste Bullgare. Tani për tani preferencat e elektoratit janë disa për qind në favore të partisë GERB. Euforia e Partisë Socialiste Bullgare pasi gjatë nëntorit të vitit të kaluar zgjedhjet presidenciale u fituan nga kandidati i përkrahur prej saj Rumen Radev, sikur filloi të avullohet. Përbërja e kabinetit teknik disi ishte si një dush i ftohtë për elektoratin e kuq, i cili priste një prani më të gjerë të Partisë Socialiste Bullgare në të. Shumica e vëzhguesve mendojnë, se fitorja e zotit Rumen Radev nuk i detyrohet aq shumë përkrahjes së socialistëve, se sa kandidaturës së pasaktë të partisë GERB në personin e zonjës Cecka Caçeva dhe disa vendimeve të diskutueshme të qeverisë së zotit Borisov. Udhëheqja e partisë GERB e pranoi këtë. Kështu që me siguri do të ndërmarrë hapa korrigjuese para votës, sepse ka përvojë për të fituar zgjedhje.

Në se do të plotësohen parashikimet, një situatë pat midis partisë GERB dhe Partisë Socialiste Bullgare pas numërimit të buletineve do të jetë në favore të partisë GERB, pasi në parlament do të hyjnë edhe formacione politike, me të cilët mund të bëhen koalicione parlamentare. Kjo në një shkallë më të vogël mund të jetë në fuqi për socialistit. Kështu që mund të presim një garë interesante në fushën politike, të shpresojnë se pa sulme të keqe midis rivalëve.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD