Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Delete” nuk është fundi...

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Bullgarja Mihaella Llakova është mes përfaqësuesve më interesant të artit të mediаve në Holandë. Ajo përfundon degën e skenografisë në Akademinë shtetërore të artit të teatrit dhe të filmit gjatë vitit 2011, kurse pak më vonë vjen dhe “ndryshimi në kursin e drejtimit”.

Interesi tek unë erdhi gjatë vitit 2012 nga programi i masterit, të cilin e fillova në Roterdam, ku jetova në këtë moment. Pas diplomimit tim punoj si një artiste vizuale. Puna ime studion problemet e digjitalizimit, si një ndarje të lirë të informacionit në internet, ndjekja, vjedhja e të dhënave personale dhe mungesa në etapa të mbartësit fizik për llogari të të ashtuquajturve shërbime “cloud”. Sipas studimit tim fshirja e publikimeve në internet është e pamundur për shkak të faktit se, informacioni digjital multiplikohet, shpërndahet dhe kopjohet në shumë nivele. Duke shtypur kopsën “delete”, kjo nuk çon deri në fshirjen e informacionit. Me hyrjen e shërbimeve me re, ne vet humbasim nga prania deri tek mbartësi fizik ose kujtesa. Për një kohë të gjatë refuzoja të bëj një profil në Facebook, pa dyshuar fare për këto rreziqe. Me hyrjen në teorinë e mediave, zbulova një sërë autorësh, të cilët e prekin këtë temë. Mendoj se Facebook është një pjesë e pandarë nga ditët tona të përditshme dhe na jep një informatë të mjaftueshme dhe lidhje me njerëzit. Në të njëjtën kohë duhet të jemi të kujdesshëm kur postojmë të dhënat personale dhe foto, sepse ato qëndrojnë aty për një periudhë të papërcaktuar kohe, bile përgjithmonë. Njerëzit mendojnë se kanë të drejta mbi përmbajtjen, të cilën e botojnë, por duke pranuar kushtet për përdorimin e Facebookut, Twitter e të tjera, ne vullnetarisht pajtohemi të ndajmë të drejtat me këto platforma. E gjej këtë si problematike.

СнимкаGjatë vitit 2014, Mihaella Llakova prezanton instalimin interaktiv të medieve DEL?No, wait! REW (Fshi? Jo, prit! Kthe mbrapa) të treguar në festivale të ndryshme të artit të mediave në Evropë. Çdo gjë fillon me blerjen e 10 hard disqeve.

“Fillova të rivendos informacionin e koduar në to – kujtohet Mihaella. – Qëllimi im qe që të dëshmojë tezën se deri në çfarë shkalle është e pa mundur fshirja e të dhënave dhe drejt çfarë gjëje mund të çojë kjo. U ndesha mbi një sasie të madhe fotosh. Qe shumë e fortë dilema etike se çfarë të bëj me to. Vendosa të bëj një instalim dhe publiku të përcaktojë fatin tim. Në ekran me program ka dy opsione – vizituesit e ekspozitës të fshijnë ose të ruajnë pamjet. Në qoftë se zgjedhin të dytën, fotot shkojnë në galerinë online, deri tek e cila ka prani secili.

СнимкаNjë pjesë nga këto pamje hyjnë në publikimin The Blue Print. Në të Mihaella Llakova e fut lexuesin në temat bazë të artit të mediave. Libri është i përkrahur me dekoratën “Gaudenc B. Ruf” për art modern bullgar.

Ndërkohë autorja vazhdon të mbledhë material për punë. Në prezantimin e fundit të instalimit gjatë muajit maj të vitit 2016 në Austri, kuratorët e ekspozitës i ofrojnë hard disqe, të marra nga Gana. Me çfarë ato janë të dobishme për punën e Mihaellës? Në Gana gjendet një nga vendet më të mëdha për mbeturinat elektronike. Përveç se ky është një problem ekologjik, kjo është dhe një premisë për vjedhje të informacionit. Shpesh vendasit i marrin artefaktet nga vendi i plehrave, i rivendosin të dhënat prej tyre dhe i përdorin kundër pronarëve.

Arrijmë dhe deri tek kriminologjia digjitale. “Kam një interes në këtë fushë, por pikëpamja ime është më tepër artistike. Si një artiste e mediave mundohem të arrijë deri tek publiku, i cili nuk është i informuar, nuk merr masa të nevojshme mbrojtëse”-thotë Mihaella. Por, ju çfarë bëtë me hard disqet e panevojshme?

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD
Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD