Një rreze dielli ndriçon në dhomë, kurse pas dritares vihet re një përrallë dimërore. Nga kuzhina vjen një aromë shumë e këndshme e petullave të skuqura, që na detyron të dalim nga krevatet e ngrohta. Jemi për vizitë në një shtëpi ekologjike dhe artistike të Veliçka dhe Enço Gankovski në fshatin piktoresk Drashkova poljana.
Ajo është fotografe për nga profesioni, kurse ai piktor në qeramikë, dikur ka qenë pedagog në shkollën artistike në qytetin Trojan. E dinë shumë mirë se “Zoti të jep dhunti, por nuk të jep drejtim në jetë”, prandaj gjatë vitit 2003 bashkojnë zanatet e tyre në fushën e artit me dashurinë që kanë ndaj turizmit dhe komunikimit, që t’i kthejnë në mënyrën e vet të jetesës. Që atëherë i presin miqtë e vet me fjalët: “Ju jeni në shtëpinë tuaj. Ne do të kujdesemi të çlodheni mirë dhe të përmbusheni me një energji të re.” Amvisja e shtëpisë e cila është shumë mikpritëse tregon për fillimin:
“Të gjithë jetën time e kam kaluar në mal. Kam marrë pjesë në ekspedita dhe studime të ndryshme. Në vilën tonë e cila është njëkohësisht dhe një atelie në fshat kanë ardhur shumë shokë. Në një moment vendosëm: “përse tek ne të mos të vijnë dhe njerëz, të cilët nuk i kemi të njohur, por me të cilët mund të bëhemi shokë?” Pikërisht kështu vendosëm të merremi me një turizëm alternativ.”
Mikpritësit shumë iniciativë janë anëtarë të Asociacionit Bullgar të Turizmit Alternativ, përfshihen në projekte evropiane, larmojnë mundësitë e propozuara prej tyre për pushim. Për shkak të pritjes autentike dhe kujdesit për natyrën janë të dekoruar me çertifikatë “Shtëpia e gjelbër”.
Këtu vijnë miq nga Bullgaria dhe nga jashtë. Në praktikë për punimet mbi qeramikë vijnë studentë në fushën e arteve nga Britania e Madhe. “Ata vijnë tek ne me një mirësjellje të mirë. Duan që të mësojnë çdo gjë. Shkojmë për bimë, për kërpudhë, në lum, i mësojmë të këndojnë këngë bullgare dhe valle”, tregon Veliçka. Sipas projektit të Asociacionit të turizmit alternativ Gankovski organizojnë pushime për njerëz nga e gjithë bota, të cilët vijnë në fshat për 7 ditë dhe merren me 4 lloje zanate: qeramikë, pikturim të ikonave, punim në dru dhe fotografi, dhe të gjitha këto të gërshetuara me shëtitje nëpër mal.
Drashkova poljana është një fshat i vogël, por njerëzit këtu janë me zemra të mëdhenj, të gëzuar dhe gjithmonë i ndihmojnë njëri-tjetrit, tregon Veliçka:
“Në këtë moment këtu jetojnë 50-60 veta të shpërndarë në pesë mëhalla. Distanca midis mëhallëve është prej rreth dy kilometra. Rruga është e mirë – kjo është rruga kryesore Trojan-Aprillci. Në këtë mënyrë njerëzit na gjejnë shumë lehtë.”
Rajoni propozon mundësi të shumta për shëtitje dhe çlodhje: “Ne jemi në një vend, të hapur drejt malit Ballkani Qendror. Kjo është e ashtuquajtura luginë e Aprillcit – “lugina diellore në zemër të Ballkanit”. Kemi ditë të shumta me diell. Në një largësi prej një orë e gjysmë në këmbë nga ne gjendet Manastiri i Trojanit. Rruga kalon përmes mëhallës së shkëlqyer Gjyshe Stana, në të cilën që tani vonë ka dy hotele, të cilat pak nga pak po përpunohen. Shtëpitë aty janë të ruajtura që nga periudha e Rilindjes. Që aty zbresim në qendrën e fshatit Oreshak. Ajo lëvdohet me ekspozitën e krijuar gjatë vitit 1971 të zanateve artistike dhe të arteve, ku mjeshtër nga i gjithë vendi tregojnë krijimet e veta.
Pas kësaj nëpër lumin Çerni Osëm ose nëpër rrugë arrijmë deri tek manastiri i tretë për nga madhësia në Bullgari – ai i Trojanit, i themeluar në fillim të shekullit të XVII. Drejtohemi ndaj fshatit Çerni Osëm, kurse që aty drejt rezervatit “Steneto”, të përfshirë në programin “Njeriu dhe biosfera” të UNESKO-s. Jemi shumë afër dhe me rezervatin Severen Xhendem (Xhendemi Verior). Shpesh i shpie miqtë e mi në mal, me qenë se shumë prej tyre kanë një interes ndaj natyrës. Vijnë dhe grupe të fotografëve, më të cilët bëjmë seminare. Bëjmë foto, kurse pas kësaj flasim dhe komunikojmë rreth asaj që kemi fotografuar – por me këtë mundësitë për turizëm në regjion nuk përfundojmë”, nënvizon Veliçka Gankovska.
“Në afërsi me ne ndodhet fshati Gumoshtnik, i njohur me kishën e shkëlqyer “Shën Nikolla i Verës”, mbase një nga kishat më të bukura në këtë regjion. Në oborrin e saj është ngritur një monument i banuesve vendas, të vdekur gjatë fundosjes së anijes “Titanik”. Ikonostasi kishtar është vepër e marangozëve vendas – pjesëmarrës në kryengritjen e fshatit. Kisha është e restauruar me shkollën fetare që nga fillimi i shekullit të XIX dhe një përmbledhje-muze. Që aty zbulohet një pamje e shkëlqyer drejt malit. Kështu që miqtë tanë nuk kanë kohë që të mërziten.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..