Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me një rezervë financiare prej 24 mlrd euro Banka Qendrore ka ambicie të reja për Eurozonë

Foto: arkiv

Sistemi financiar në Bullgari është shumë specifik dhe, bile është unik në Evropë. Në shtet vepron ashtuquajturin “bord valutor”, i  cili kufizon shumë të drejtat e Bankës Popullore Bullgare dhe kërkon një disiplinë të ashpër financiare. Mirëpo më e rëndësishmja në këtë rast është se monedha kombëtare lev ka kurs të fiksuar kundrejt euros – pothuaj 2 levë për një euro. Nga kjo pikëpamje s’ka rëndësi në cilën valutë paguhet dhe në cilën valutë janë caktuar çmimet. Por në fakt nuk është pikërisht kështu, sepse në asnjë dyqan bullgar nuk do t’ju marrin paratë, po të dëshironi të paguani në euro. Vetëm në levë! Në marrëdhëniet e biznesit secili mund të vendosë nëse preferon euro  apo levë.

Para dhjetë vjetësh, kur Bullgaria u aderua në Bashkimin Evropian, ajo nënshkroi një klauzolë në Marrëveshjen e Aderimit. Sipas saj shteti detyrohet të pranojë euron si valutë kombëtare, po të plotësojë kërkesa dhe kritere të përcaktuara. Sipas ministrit financiar në largim Vlladisllav Goranov për 10 vitet në BE, ne kemi plotësuar vetëm 20% të kritereve. Nga ana tjetër sipas Bankës Qendrore për një vit ajo mund t’i zgjidhë të gjitha problemet, që deri tani kanë qenë pengesa për hyrjen tonë në Eurozonë. Në fakt atuja jonë më e madhe në përpjekjet tona (jo shumë aktive) për t’i bindur shtetet e tjera të bashkimit valutor, se mund të na lejojnë të hyjmë brenda, është stabiliteti financiar.

Rezerva valutore e shtetit është 160% prej rezervës së domosdoshme për funksionimin e bordit valutor dhe arrin 24 mlrd. euro. Qeveria, ndryshe nga shumë të tjera në Eurozonë, arriti tepricë buxhetore dhe bile nuk mund të flitet për deficit. Kriteret e Maastrihtit, të cilat janë të detyrueshme për implementimin e euros janë plotësuar.

 Këtu ka shumë ngjashmëri me kazusin “Shengen”.

Të gjitha shtetet nga zona e lëvizjes së lirë pohojnë se Bullgaria ka plotësuar të gjitha kushtet e shkruara. Mirëpo është e qartë se nuk është sipas shijes së disa prej liderëve evropianë dhe tani për tani ata nuk japin sinjale se më në fund mund të pranojnë Bullgarinë  në Zonën e Shengenit. Paraleli me euron është i dukshëm – sipas dokumenteve gjithçka është në rregull, mirëpo praktika tregon se ata, nga të cilët varet aderimi ynë në Eurozonë, janë tepër të zënë me detyra më të rëndësishme.

Ky me siguri është një demonstrim i qartë për vendin sekondar të Bullgarisë në BE.  Një nga shtyllat themelore të Evropës së Bashkuar që nga krijimi i Bashkimit ishte solidariteti. Sot kjo fjalë dëgjohet gjithnjë e më rrallë.

Por ngjarjet në BE tani marrin një drejtim që nuk është i qartë dhe ndoshta mund të bëhet kështu që një ditë të kuptojmë se është më mirë jashtë Zonës së Shengenit dhe Eurozonës.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD