Ditë të numëruara përpara se qeveria në dorëheqje të ikë, 3 kompani të mëdha kineze deklaruan në Sofje në takimin me kryeministrin Bojko Borisov synimet e veta serioze investuese në Bullgari. Onlajn tregtari Botëror Alibaba Group ka ndërmend të krijojë një qendër logjistike, GS-Solar Company-uzinë për prodhim të paneleve solar, kurse GoldPoly Group të blejë duhanin bullgar. Tregjet e vogla, të cilat investitorët kinez i shikojnë në Bullgari, janë me një interes të lartë dhe për vet vendin. Qendra eventuale logjistike të Alibaba Group, për shembull, do të propozojë në tregjet ndërkombëtare mallra bullgare dhe ushqime, kurse blerja e prodhimit e prodhuesve kombëtar të duhanit është një temë e dhimbshme për Bullgarinë prej shumë vjetëve e këtej.
Një interes të përbashkët ka dhe në sferën e investimeve strategjike. Përpara më pak se 1 muaji Banka Industriale Tregtare e Kinës shprehu gatishmëri të financojë projektin për Centralin Elektrik Atomik “Belene” gjatë kushteve të tregut, të vëna nga pala bullgare, e pikërisht-pa një angazhim financiar nga ana e shtetit, pa garanci shtetërore dhe pa marrëveshje afatgjata për blerjen e korrentit. Qëllime investuese pala kineze ka jo vetëm ndaj Centralit Elektrik Atomik “Belene”, por dhe ndaj ndërtimit të kapaciteteve të reja bërthamore në Centralin Elektrik Atomik “Kozlloduj”.
Një interes të tillë gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar qe paraqitur nga ana e kompanisë Shtetërore energjetike investuese/China State Power Investment Corporation/.
Është e dukshme se, ndërrimi i pushtetit në Bullgari nuk i ndalon synimet investuese nga ana e Kinës dhe kjo është e shpjegueshme. Përpjekjet për një bashkëpunim reciprok dhe një këmbim tregtar datojnë prej viteve dhe bazohen mbi një interes të përbashkët. Kina e shikon Bullgarinë si një urë të rëndësishme drejt tregut të madh evropian, kurse Bullgaria akoma gjatë vitit 2014 zhvillon politikë për forcimin e lidhjeve të veta tregtare-ekonomike në Lindje. Kohët e fundit një kufi i rëndësishëm për realizimin e interesave të përbashkëta është iniciativa 16+1 për bashkëpunim të Kinës me vendet nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Disa pohojnë se, Bullgaria i është bashkangjitur kësaj iniciative me shumë dëshirë dhe deri tani nuk ka marrë refuzim nga asnjë prej tyre. Por tani çështja nuk është që interesat e përbashkëta të zbulohen, por të realizohen.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..