Do tu tregojmë për një ide , përvojë në një pamje të madhe të mblidhet e gjithë bukuria e Bullgarisë në një vend. Kjo është nisma e një regjisori të zbuloi përpara ne të gjithëve godinat më të bukura bullgare-monumente të kulturës, dhe po kështu dhe bukurinë e natyrës të vendit , të mbledhura në një park. Projekti do të mbajë emrin “Bullgaria në një pëllëmbë!”. Cilat do të jenë godinat dhe sa janë ato në numër, na tregon Sëni Sëninski, autor i idesë.
“Për Bullgarinë janë zgjedhur mbi 100 objekte . Në etapë e parë të realizimit kemi ngulmuar mbi godinat më të shënuara për historinë bullgare nga qytetet e ndryshme të vendit. Gjatë 12 vjetëve të zhvillimit të këtij projekti kemi krijuar një rikonstruksion, i cili prezantohet bashkë me ekspozitën. Ai po kështu do të gjejë vendin e vet në park. Me qenë se projekti është nën egjidën e UNESCO-s, që të gjithë objektet të cilët janë të mbrojtur nga organizata do të rikrijohen. Këto janë Manastiri i Rilës, Kalorësi i Madarës , Teatri Antik në qytetin Plovdiv, Carevec, ura e Belenes e mjeshtrit Koljo Fiçeto dhe shumë të tjera, ku kemi ambicien të prezantojmë dhe një pjesë nga trashëgimia jo materiale kulturore të vendit tonë.”
Projekti do të realizohet në disa etapa, ku si fillim do të rikrijohen 30 objekte kombëtare, kurse pas kësaj në akoma dy faza të tjera do të rikrijohen rreth 30-40 godina suplementare, ku çdo një prej tyre do të ketë një sistem zëri dhe një ndriçim artistik. Në këtë mënyrë Bullgaria do të prezantohet me makete të disa nga objektet e veta historike më të rëndësishme. Cila është teknologjia e punimit të modeleve?
“Përpara 6 vjetëve u nevojit të punojmë një maket të manastirit të Rilës për “Mini Evropë” në Bruksel. Në kuadrin e 6 muajve u njohëm me njerëz nga atelietë dhe studiot e ndryshme. Kaluam kohë dhe në vet parkun, ku që aty blemë dhe teknologjinë. Që aty në mënyrë aktive ndërtojmë makete për kushtet e jashtme. Procesi është mjaft i ndërlikuar. Fillojmë nga 3D para pamje. Pas kësaj punohen kallëpe , në të cilat derdhim elementet e domosdoshme. Kjo lejon një hollësi të detajeve gjatë punimit. Punojmë me rrëshira prej poliestër, të cilat u rezistojnë temperaturave të larta prej +40 deri në -40 gradë. E gjithë kjo rastis me ndihmën e makinave të specializuara dhe materialeve të shtrenjta, të cilat mjerisht nuk propozohen në tregun bullgar”.
Kjo teknologji u lejon godinave të zgjedhura të mund të kopjohen deri në hollësinë më të vogël dhe të prodhohen në një përpjesëtim të madh. Tendencat botërore në këtë fushë imponojnë rikrijimin e objekteve në një përkatësi prej 1:50 deri më 1:15. Këto përmasa nuk lejojnë përdorimin e 3D printerëve, sepse për shembull katedralja “Shën Aleksandër Nevski” në përpjesëtim 1:25 do të jetë me një gjatësi 4 dhe lartësi 5 metra. Tani, kur e kemi të qartë madhësinë e projektit, e pyesim veten se kur dhe ku do të realizohet ai?
“Vendi të cilin e kemi zgjedhur , janë të ashtuquajturat toka të Apostullit. Tereni gjendet në një afërsi me lumin Mallëk Iskër/ Iskëri i vogël/ dhe fshatrat Vidrare dhe Kallugerovo, bashkia Pravec. E zgjodhëm këtë territor për shkak të lidhjes historike me periudhën Rilindëse të vendit tonë. Në Vidrare gjendet dhe shkolla e parë fetare , kurse i gjithë lokaliteti gjatë kohës së sundimit osman ka qenë një regjion kryengritës. Përveç kësaj rreth lumit mbreti Borisi i 3 ka ndërtuar një rrugë piktoreske, nëpër të cilën vizituesit e ardhshëm e do të arrijnë deri në park. Tereni ka një larmi të jashtëzakonshme natyrore dhe topografike. Aty njeriu mund të mbetet në veçanti me projektin. Në këtë mënyrë mjedisi i urbanizuar nuk do tu pengojë shqisave tona”.
Për realizimin e plotë të projektit do të na jenë të nevojshme rreth 3,5 milionë euro, tregon Sëni Sëninski. Prezantimi zyrtar do të zhvillohet më tej, kurse inaugurimi i ardhshëm parashikohet më shpejt aty nga fillimi i vitit 2019.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: minibulgaria.bg
E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..