Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bursa Bullgare e Fondeve – larg kapitaleve dhe investitorëve, por në top dhjetë për nga rikthyeshmëria

БНР Новини
Foto: arkiv

Dje Bursa Bullgare e Fondeve dekoroi ndërmjetësit më të mirë dhe më aktivë investues të licenzuar, të cilët kanë arritur rezultate më të larta gjatë vitit 2016. Ky klasifikim përgatitet për herën e 16 me radhë dhe vlerëson rreth 50 ndërmjetësit investues në vend. Aktiviteti nuk shkaktoi interes të veçantë ndër publikun e gjerë. Shkaku është se edhe bursa, edhe marrëveshjet në bursë, edhe lëvizjet e indekseve të bursës janë diçka, që në praktikë nuk mund të kuptohet nga bullgari i thjeshtë, sepse ai faktikisht nuk disponon as dituritë dhe kulturën, as kapitalet për realizimin e operacioneve në bursë. Dekorimi shkaktoi emocione më të mëdha në rrethet më të ngushta profesionale të brokerëve dhe ndër 350 shoqëritë publike, me letrat me vlerë të të cilave bëhet tregti në bursë. Pikërisht gjatë ditës së këtij dekorimi agjencia Bloomberg e vendosi tregun e bursës së fondeve të vendit në vendin e dhjetë për nga rikthyeshmëria për këtë vit.

Bursa Bullgare e Fondeve është një strukturë shumë e vogël financiare, e cila filloi së funksionuari që nga viti 1991 dhe sipas vlerësimeve kapitalizimi i saj tregtar është rreth 4 mlrd euro. Në qoftë se i bëjmë konkluzionet në bazë të të dhënave statistikore për veprimtarinë e saj,  duhet shënuar se ajo duhet të zhvillohet më shumë, që të mund të krahasohet me bursat e fondeve në shtetet e tjera evropiane me zhvillim mesatar. Çdo vit në bursën tonë lidhen më pak se 100 000 marrëveshje me vlerë të përgjithshme rreth 200 mln euro. Kurse 200 mln euro, kur të bëhet fjalë për bursa dhe për investime, janë një shumë tepër e vogël. Dhe shkaqet për këtë janë shumë. Nga pikëpamja e ligjit dhe e rregullimeve financiare gjithçka duket mirë, janë në fuqi rregullat e ndershmërisë dhe të transparencës, për respektimin e të cilave përgjigjet Komisioni i Mbikëqyrjes Financiare. Ai kontrollon jo vetëm operacionet e bursave, por edhe ndërmjetësit investues gjatë punës së tyre me klientët e veçantë. Deri tani nuk janë regjistruar shkelje të konsiderueshme të rregullave të tregtisë në bursë dhe Komisioni i Mbikëqyrjes Financiare nuk ka përzier haptazi në punën e ndërmjetësve financiarë.

Një problem tjetër i rëndësishëm, i cili e bën Bursën Bullgare të Fondeve një strukturë pa rëndësi të madhe për ekonominë kombëtare, është likuiditetit i ulët i bursës. Kjo do të thotë se kërkimi i letrave me vlerë është i dobët dhe se emitentët nuk janë të prirë për të ofruar për shitje aksione nga portofolat e tyre. Të mos flasim për ofrimin shumë të rrallë primar të aksioneve, kur ndonjë kompani kërkon të grumbullojë një kapital më të madh. Thjeshtë, sepse një kapital i tillë bullgar nuk ekziston, resurset financiare edhe të shtetit, edhe të kompanive, edhe të shtetasve janë tepër të kufizuara për pjesëmarrje në bursë, kurse edhe rregullat e  Bursës Bullgare të Fondeve janë vështirë për t’u zbatuar.

Pikërisht këtu është vendi i ndërmjetësve investues – ata janë struktura financiare, e cila i tërheq investitorët, ata duhet t’i bindin klientët e tyre dhe të ofrojnë kushte më të leverdishme për administrimin e kapitaleve. Mirëpo, një aktivitet i tillë nuk shihet dhe në fakt bursa mbetet një enigmë e madhe për shumicën e bullgarëve dhe të kompanive të vogla dhe të mesme bullgare. Kurse sa u përket firmave të mëdha, të cilat punojnë në vend, shumica prej tyre janë pronësi e huaj dhe po të vendosin se ka nevojë, atëherë do të shfaqen në bursa të tjera perëndimore, të cilat janë më aktive dhe më atraktive.

Që prej kohe Bursa Bullgare e Fondeve është e qartë se ka një sërë shkaqesh objektive që ajo të mos funksionojë si një treg i lirë i letrave me vlerë dhe i kapitaleve. Për këtë shkak u bënë disa prova për bashkimin, vëllazërimin e saj, ose blerjen e saj nga disa prje bursave më të mëdha evropiane.

Vetë fakti se indeksi kryesor i bursave SOFIX dhe lëkundjet e tij të përditshme nuk e tërheqin vëmendjen e mediave serioze, flet vetvetiu se Bursa Bullgare e Fondeve, e krijuar para 25 vitesh nga një grup entuziastësh, nuk do të arrijë larg, në qofte se vazhdon të ecë në këtë rrugë. Akoma më tepër se edhe vetë rezultatet e financave të bursës nuk na gëzojnë shumë dhe ajo regjistron një fitim shumë të vogël, i cili nuk mjafton për mbulimin e shpenzimeve të funksionimit të saj. Mirëpo, megjithë atë le t’i përshëndesim të dekoruarit!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD