Pjesë nga ulluku i çatisë, një karrige të vjetër, shirita të vjetra filmash, një germë “S” e vjetërsuar prej plasmani nga mbishkrimi”Sofja” dhe akoma materiale të tjera shumë të ndryshme ndërtuese, të renditura në një ekspozitë jo standarde do të shikoni, në qoftë se tani hyni në hyrjen qendrore të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Që të gjitha këto artefakte, të renditur në një instalim jo standard rreth statujës “Rilindje” nga skulptori Dimitër Bojkov, pasqyrojnë veprimtaritë dhe mjetet e investuara deri në këtë moment në përgatitjen e Pallatit për Kryesinë e Bullgarisë të Këshillit të Bashkimit Evropian gjatë vitit 2018. Instalimi është pjesë nga fushata kombëtare “ Ndryshimi në Pallatin Kombëtar të Kulturës” dhe tregon ndryshimin real të godinës-institucion, të kryer gjatë 2 vjetëve të fundit.
“Ekspozita përbën 19 objekte të ndryshme, qëllimi i të cilave është të tregojnë transparencën dhe veprimet gjatë shpenzimit të mjeteve në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Këtu shikojmë materiale ndërtimore, të cilat nuk funksionojnë ose janë të thyera dhe të vjetërsuara, të cilat janë skrap dhe do të hidhen. Janë të lidhura me gjëra , të cilat do të këmbehen në godinë, si instalime elektrike , karrige në teatrin “Krikor Azarjan” dhe kinemaja “Ljumier”. Çdo një pikturë ka një tabelë të vogël nën të dhe mund të shikohet sesi pikërisht dhe ku është ridrejtuar subvencioni evropian, i përdorur për ripërtëritjen e një objekti të caktuar”. Këtë e tregon piktorja dhe skenografe Denica Argiropollus, e cila bashkë me skulptorin e ri Gjeorgji Gjeorgjiev-Zhozho ka realizuar formatin, nën të cilin paraqitet përmbajtja për mjetet e harxhuara shtetërore dhe evropiane.
Hapja zyrtare e qendrës kombëtare kulturore ka ndodhur më 31 mars 1981 dhe bëhet qendra më e madhe e kongreseve në Evropën Juglindore. Pallati Kombëtar i Kulturës do të jetë vendi bazë, ku do të zhvillohen ngjarje nga programi zyrtar i kryesisë së parë bullgare të Bashkimit Evropian, që do të fillojë më 1 janar 2018 dhe do të vazhdojë 6 muaj.
“Remonti në Pallatin Kombëtar të Kulturës po rrjedh më shumë se 1 vit e gjysmë dhe qe fare e logjikshme të përdorim artin, që të mund të tregojmë atë të cilën e kemi bërë” deklaroi drejtori i Pallatit Mirosllav Borshosh gjatë inaugurimit të instalimit. Ai saktësoi se të gjitha veprimtaritë rregulluese dhe remonti i janë të nënshtruar një koncepti shumë të qartë-të mirëkuptimit, se si mikpritës të një ngjarjeje kaq të rëndësishme dhe të një forumi kaq të madh, ne duhet të jemi adekuat, si përmbajtje ashtu dhe si funksionalitet. Mirosllav Borshosh dalloi dhe tre hapësirat e rëndësishme, të cilat Pallati Kombëtar i Kulturës gjatë 2 vjetëve të fundit dhe të cilat do të jenë kyçe për programin kulturor gjatë kohës së Kryesisë të Bullgarisë.
“E para prej tyre është Salla numër 2, e cila tani mban emrin e njërit prej regjisorëve më të mëdhenj bullgar Krikor Azarjan. Ajo qe e braktisur, pavarësisht nga struktura e saj shumë interesante në formë të amfiteatrit dhe akustika e shkëlqyer. Ndaj këtij momenti ajo është krejtësisht e rivendosur, ku rrjedhin punime të vogla përfundimtare dhe shumë shpejt do të mund të shikoni një sallë në një nivel evropian. “Pallati Kombëtar i Kulturës” është hapësira të cilën ne e kapëm si një diskotekë të braktisur nga ato vite militante, siç i quajmë. Aktualisht është vendi, i cili asnjëherë përpara kësaj nuk ka ekzistuar në Bullgari-një hapësirë për një vallëzim modern dhe performanca për njerëzit e rinj, të cilët nuk bëjnë kompromise me artin e vet. Në qoftë se kultura evropiane ka diçka, mbi të cilën të verë aksentin e vet gjatë viteve të fundit, këto janë format moderne në art. Për klubin letrar “Peroto” nuk do të flas shumë, sepse mundi shumë shpejt të imponohet si një vend për një letërsi me cilësi dhe për më tepër si një shtëpi të njerëzve, të cilët e duan letërsinë dhe të cilët e krijojnë. Këto 3 hapësira janë në një gatishmëri të plotë të pranojnë një program kulturor, që është me një rëndësi të madh për kryesinë e Bullgarisë.”
Sipas tij një shqetësim sa i përket angazhimit bullgar në një nivel të lartë në Bashkimin Evropian ka. “Nuk shikoj në këtë etapë që klasa politike të kërkojë të qëndroi bashkë dhe të vendos se çfarë Bullgarie do të prezantoi dhe në çfarë Evrope. Nuk është me rëndësi të presim vetëm 20 000 burokratë nga Brukseli, por të transmetojmë një mesazh dhe klasa politike duhet ti japë llogari vetes për këtë”, tha akoma Borshosh.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: ndk.bg, BTA und socbg.com
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..