Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ndryshimi në Pallatin Kombëtar të Kulturës” ose si Pallati Kombëtar i Kulturës në Sofje po përgatitet për Kryesinë e parë bullgare të Bashkimit Evropian

БНР Новини
Foto: ndk.bg

Pjesë nga ulluku i çatisë, një karrige të vjetër, shirita të vjetra filmash, një germë “S” e vjetërsuar prej plasmani nga mbishkrimi”Sofja” dhe akoma materiale të tjera shumë të ndryshme ndërtuese, të renditura në një ekspozitë jo standarde do të shikoni, në qoftë se tani hyni në hyrjen qendrore të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Që të gjitha këto artefakte, të renditur në një instalim jo standard rreth statujës “Rilindje” nga skulptori Dimitër Bojkov, pasqyrojnë veprimtaritë dhe mjetet e investuara deri në këtë moment në përgatitjen e Pallatit për Kryesinë e Bullgarisë të Këshillit të Bashkimit Evropian gjatë vitit 2018. Instalimi është pjesë nga fushata kombëtare “ Ndryshimi në Pallatin Kombëtar të Kulturës” dhe tregon ndryshimin real të godinës-institucion, të kryer gjatë 2 vjetëve të fundit.

Снимка

Ekspozita përbën 19 objekte të ndryshme, qëllimi i të cilave është të tregojnë transparencën dhe veprimet gjatë shpenzimit të mjeteve në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Këtu shikojmë materiale ndërtimore, të cilat nuk funksionojnë ose janë të thyera dhe të vjetërsuara, të cilat janë skrap dhe do të hidhen. Janë të lidhura me gjëra , të cilat do të këmbehen në godinë, si instalime elektrike , karrige në teatrin “Krikor Azarjan” dhe kinemaja “Ljumier”. Çdo një pikturë ka një tabelë të vogël nën të dhe mund të shikohet sesi pikërisht dhe ku është ridrejtuar subvencioni evropian, i përdorur për ripërtëritjen e një objekti të caktuar”. Këtë e tregon piktorja dhe skenografe Denica Argiropollus, e cila bashkë me skulptorin e ri Gjeorgji Gjeorgjiev-Zhozho ka realizuar formatin, nën të cilin paraqitet përmbajtja për mjetet e harxhuara shtetërore dhe evropiane.

Снимка

Hapja zyrtare e qendrës kombëtare kulturore ka ndodhur më 31 mars 1981 dhe bëhet qendra më e madhe e kongreseve në Evropën Juglindore. Pallati Kombëtar i Kulturës do të jetë vendi bazë, ku do të zhvillohen ngjarje nga programi zyrtar i kryesisë së parë bullgare të Bashkimit Evropian, që do të fillojë më 1 janar 2018 dhe do të vazhdojë 6 muaj.

Снимка

Remonti në Pallatin Kombëtar të Kulturës po rrjedh më shumë se 1 vit e gjysmë dhe qe fare e logjikshme të përdorim artin, që të mund të tregojmë atë të cilën e kemi bërë” deklaroi drejtori i Pallatit Mirosllav Borshosh gjatë inaugurimit të instalimit. Ai saktësoi se të gjitha veprimtaritë rregulluese dhe remonti i janë të nënshtruar një koncepti shumë të qartë-të mirëkuptimit, se si mikpritës të një ngjarjeje kaq të rëndësishme dhe të një forumi kaq të madh, ne duhet të jemi adekuat, si përmbajtje ashtu dhe si funksionalitet. Mirosllav Borshosh dalloi dhe tre  hapësirat e rëndësishme, të cilat Pallati Kombëtar i Kulturës gjatë 2 vjetëve të fundit dhe të cilat do të jenë kyçe për programin kulturor gjatë kohës së Kryesisë të Bullgarisë.

E para prej tyre është Salla numër 2, e cila tani mban emrin e njërit prej regjisorëve më të mëdhenj bullgar Krikor Azarjan. Ajo qe e braktisur, pavarësisht nga struktura e saj shumë interesante në formë të amfiteatrit dhe akustika e shkëlqyer. Ndaj këtij momenti ajo është krejtësisht e rivendosur, ku rrjedhin punime të vogla përfundimtare dhe shumë shpejt do të mund të shikoni një sallë në një nivel evropian. “Pallati Kombëtar i Kulturës” është hapësira të cilën ne e kapëm si një diskotekë të braktisur nga ato vite militante, siç i quajmë. Aktualisht është vendi, i cili asnjëherë përpara kësaj nuk ka ekzistuar në Bullgari-një hapësirë për një vallëzim modern dhe performanca për njerëzit e rinj, të cilët nuk bëjnë kompromise me artin e vet. Në qoftë se kultura evropiane ka diçka, mbi të cilën të verë aksentin e vet gjatë viteve të fundit, këto janë format moderne në art. Për klubin letrar “Peroto” nuk do të flas shumë, sepse mundi shumë shpejt  të imponohet si një vend për një letërsi me cilësi dhe për më tepër si një shtëpi të njerëzve, të cilët e duan letërsinë dhe të cilët e krijojnë. Këto 3 hapësira janë në një gatishmëri të plotë të pranojnë një program kulturor, që është me një rëndësi të madh për kryesinë e Bullgarisë.”

Снимка

Sipas tij një shqetësim sa i përket angazhimit  bullgar në një nivel të lartë në Bashkimin Evropian ka. “Nuk shikoj në këtë etapë që klasa politike të kërkojë të qëndroi bashkë dhe të vendos se çfarë Bullgarie do të prezantoi dhe në çfarë Evrope. Nuk është me rëndësi të presim vetëm 20 000 burokratë nga Brukseli, por të transmetojmë një mesazh dhe klasa politike duhet ti japë llogari vetes për këtë”, tha akoma Borshosh.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: ndk.bg, BTA und socbg.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Piktura “Të strehuar së bashku”

Pjesëmarrje bullgare në një ekspozitë ndërkombëtare për të drejtat dhe dinjitetin e njeriut në Itali

Nga data 8 qershor deri më 9 tetor, qyteti italian Rovereto pret ekspozitën ndërkombëtare “Të drejtat dhe dinjiteti i njeriut”. Edicioni i 18-të i sivjetshëm i ekspozitës tregon vepra tematike të artistëve nga 32 vende, përfshirë Bullgarinë. Artistja..

botuar më 24-06-08 7.30.PD

Unioni i Përkthyesve në Bullgari mbushi gjysmë shekulli!

Sot me një ceremoni festive Unioni i Përkthyesve në Bullgari festoi 50 vjetorin e themelimit. Organizata u krijua më 5 qershor 1974 nga 246 persona - profesorë universitarë, poetë, shkrimtarë dhe përkthyes të njohur gjerësisht. Mes tyre ishin edhe..

botuar më 24-06-07 4.52.MD

Propozojnë shfaqjen "Haga" nga Galin Stoev për një çmim evropian

Gazetari teatror gjerman Diter Top propozoi shfaqjen "Haga" nga Galin Stoev për një çmim nga Forumi Kulturor Evropë për arritje në fushën e kulturës. Këtë e njoftojnë nga ekipi i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Vera e Varnës”. Pjesa u shfaq në..

botuar më 24-06-07 11.46.PD