Më 1 janar u mbushën 10 vjet nga aderimi i Bullgarisë dhe i Rumanisë në Bashkimin Evropian. Dje një zëdhënës i Komisionit Evropian drejtoi përshëndetje ndaj të dyja vendeve duke shënuar se, ato tanimë janë anëtare të rëndësishme të unionit. Nëse sepse ndodhet në një krizë politike ose në bazë të shkaqeve të tjera, Bullgaria nuk e festoi solemnisht përvjetorin. “Mungesa e fanfarave” në lidhje me ngjarjen, botimi prestigjioz EurActiv e përcaktoi si shenjë se, zgjerimi i Bashkimit Evropian tanimë nuk është në modë, por studimet sociologjike tregojnë, se pavarësisht se entuziazmi evropian i bullgarëve të jetë ftohur pak, ata vazhdojnë të jenë euro-optimistë. Sipas “Gallëp interneshënëll” Bullgaria po vazhdon të jetë një nga shtetet të cilat janë të vendosur në mënyrë pro-evropiane. Në ripohim të kësaj agjencia thekson se, në fund të vitit 2016 vetëm 26% nga bullgarët do të votojnë për të dalë nga aleanca. Gjatë vitit 2015 numri i atyre të cilët donin të ikin qenë vetëm 18% dhe shtimi i tyre me 8% për 1 vit është dëshmi për një luhatje mes optimistëve.
10 vjet pas hyrjes në Bashkimin Evropian Bullgaria me të vërtetë është më e qëndrueshme dhe përparuese. Pas aderimit qytetarët e saj mund të udhëtojnë lirshëm deri tek vendet e unionit jo vetëm për turizëm, por dhe të punojnë dhe të studiojnë. Evrostati llogarit se, gjatë 10 vjetëve të fundit Produkti i Brendshëm Bruto është rritur nga 28,7 gjatë vitit 2007 deri më 45 miliardë euro, gjatë vitit 2016 kurse gjatë vitit 2007 Produkti i Brendshëm Bruto për frymë nga popullsia ka qenë 41% nga ai mesatar për Bashkimin Evropian, tani ai anon drejt 50%. Rroga minimale është rritur nga 46 në 236 euro, kurse ajo mesatare nga 205 në 483 euro. Sipas një studimi të Eurobarometrit, gjatë vitit 2007 si të kënaqur nga jeta e kanë përcaktuar veten 36% nga bullgarët, kurse sot të tillë janë 51%.
Por, pavarësisht nga kjo, Bullgaria mbetet shteti më i varfër në Bashkimin Evropian, kurse pesë nga të gjashtë regjionet e saj janë më dobët të zhvilluara në bashkësi. Në Bashkimin Evropian nuk ka vend me PBB më të ulët për frymë të popullsisë, me prodhueshmëri më të ulët të punës, me aftësi më të ulët konkurruese dhe me tregues më të pakët dhe pakënaqësi sociale, ekologjike, demografike, institucionale, shëndetësore, të korrupsionit dhe të tjerë. 10 vjet pas aderimit të vet ndaj Bashkimit Evropian Bullgaria vazhdon të jetë objekt të një monitorimi nga ana e Komisionit Evropian në sferën e drejtësisë dhe të rendit të brendshëm. Siç tregojnë statistika dhe sociologjia, suksese faktike ka, por ato janë shumë relative. Në vetëdijen në masë të bullgarëve përgjegjësia për këtë është kryesisht e politikanë dhe të institucioneve kombëtare, dhe jo të atyre evropiane, për të cilën flasin bindshëm vlerësimet e ulëta të parlamentit dhe të qeverisë.
Pritjet e parealizuara për rritje më të shpejtë pas pranimit në Bashkimin Evropian janë të lidhura më tepër me faktorë nga karakteri ekonomik, por baza për ekstremizëm dhe zhgënjim japin po kështu dhe rrethanat e tjera. Për shembull, në ditën në të cilën u mbushën 10 vjet nga anëtarësia e saj në Bashkimin Evropian, Bullgaria u bë dhe vendi i parë në historinë e tij pa përfaqësues të vet në Komisionin Evropian, sepse pasi dha dorëheqjen, zëvendëspresidentja e deritanishme e Komisionit Kristalina Georgieva tanimë është në punë në Bankën Botërore. Për shkak të krizës politike një kandidat i ri bullgar për komisionar evropian mund të përcaktohet jo më herët se gjatë fundit të këtij muaji, kur presidenti i porsazgjedhur Rumen Radev do të emërojë qeverinë teknike. Por është e mundur që zgjedhja të shtyhet deri në formimin e një qeverie të re të rregullt pas zgjedhjeve në pranverë.
Nga formimi i kësaj qeverie deri në fillimin e kryesisë së parë bullgare të Bashkimit Evropian, që fillon në fillim të vitit 2018 do të ketë mezi gjashtë muaj, gjë e cila gjeneron në vetëdijen në masë dyshime në mundësitë për një përgatitje më të mirë për këtë sprovë të madhe nëpër rrugën evropiane të zhvillimit të vendit. Dyshimet dhe rezervat akoma nuk kanë kaluar në një mohim dhe është në duart e politikanëve që ata të tregojnë se baza për një të tillë nuk ka.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..