Ndër gërmimet shpëtimtare vjet u përfshin edhe studimet e docentit doktor Stefan Aleksandrov dhe docentes doktoreshë Anelija Bozhkova nga Instituti Kombëtar Arkeologjik me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Ndër të tjerët ata filluan në fund të vitit 2015.
Rastisi që arkeologët të punojnë në Bullgarinë Juglindore duke bërë gërmime në trasenë e një gazsjellësi për në Turqi. Aty një ekip nën udhëheqjen e të dy docentëve arriti të gërmojë një sipërfaqe të madhe me impiante të kultit nga epoka e neolitit. Bëhet fjalë për një kohëzgjatje afro 7 mijë vjeçare deri në shekullin IV para Krishtit. Dhe më saktë për disa periudha historike: neolitin e vonshëm, periudhën kalimtare te epoka e bronzit, epokën e mesme të bronzit dhe periudhën klasike trake. Shkencëtarët janë shumë të kënaqur nga rezultatet edhe kanë ndërmend të botojnë në një monografi. Ata janë me shpresë, se gjatë këtij viti do të arrijnë të bëjnë këtë. “Ato janë gërmime shpëtimtare, nuk janë objekte arkeologjike, të cilët planifikuam posaçërisht të studiojmë – thekson docenti Aleksandrov. – Pjesa dërmuese e zbulimeve janë si një dhuratë hyjnor. Ky ishte një nekropol nga e ashtuquajtura periudha kalimtare te epoka e bronzit ose fillimi i mijëvjeçarit të katërt para Krishtit. Kjo periudhë nuk është e hulumtuar mirë në Bullgari. Historia e tij ndoshta është e lidhur me ardhjen e indoevropianëve të parë në Gadishullin Ballkanik dhe në Evropën Juglindore. Studiuam gjashtë komplekse të varrimit. Është një fakt i mirë, se krahas këtyre gërmimeve, në kuadrin e një projekti tjetër bashkëpunojmë me Institutin “Maks Pllank” në Jena të Gjermanisë. Me gjenetikë të këtij instituti kërkojmë pikërisht indoevropianët e parë të cilët erdhën në rajonin tonë. Këtë e bëjmë nëpërmjet analizimit të strukturës së ADN-së Acid Deoksiribonukleik.”
Mostrat i dërguam për analizë në Institutin “Maks Pllank” dhe tani shkencëtarët aty i analizojnë. Tani arkeologët bullgarë janë në pritje të rezultateve të analizave. Ata shpresojnë, se njerëzit, të cilët e populluan para mijëvjeçareve këtë rajon – fshatin Malenovo, rrethi i qytetit Jamboll, mund të jenë një nga indoevropianët e parë.
Çfarë artefakte më interesante u gërmuan gjatë stinës së kaluar arkeologjike?
“Nuk mund të themi se kemi zbulime tepër interesante për njerëzit. Gjetëm mijëra sende të zakonshme për vizituesit e muzeve, por tepër të rëndësishme për ne – arkeologët. Në shumicën e rasteve ato sende vjen të vërtetojnë zbulimet dhe tezat e arkeologëve të cilët analizojnë epokat e tjera për këtë se si zhvillohej kultura materiale kryesisht e trakëve – pohon docenti Stefan Aleksandrov. – Arkeologjia nuk merret me këtë të zbulojë sende interesante dhe të habitshme për vizituesit. Arkeologjia është një hulumtim i së kaluarës mbi bazë të sendeve të zbuluara, të cilët ngandonjëherë edhe nuk hyjnë në vitrinat. Por mund të them, se tani kemi gërmime unike, të cilët do të paraqesim në ekspozitën vjetore “Arkeologjia Bullgare” gjatë shkurtit në Institutin Kombëtar Arkeologjik me muze.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..