Për dallim nga Krishtlindja, që është një festë familjare dhe njerëzit mblidhen me më të afërmit e vet, Viti i Ri është festë, e cila shënohet bashkë me shokë, kolegë dhe njerëz të afërt.
Profesionalistët nga dega turistike e quajnë Vitin e Ri një festë korporatave, sepse jep shkak për bashkim të kolektivit të njerëzve, të cilët punojnë në ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Disa prej tyre bashkohen dhe rezervojnë shtëpi për miq ose hotele dhe kalojnë bashkë disa ditë. Pjesa më e madhe e bullgarëve preferojnë të presin Vitin e Ri në Bullgari, siç ndodh në të gjitha vendet e tjera – udhëtimet bazë janë në kuadrin e shtetit personal. Rreth 300 mijë bullgarë kanë zgjedhur të kalojnë pushimin e vet të Vitit të Ri në ndonjë vendpushim bullgar. Shumë më pak – rreth 110 mijë, janë ata, të cilët preferojnë destinacione të huaja. Ata drejtohen më tepër drejt vendeve fqinje si Serbia, Greqia, Turqia, Maqedonia dhe Rumania. Shtetet e tjera më të vizituara nga bullgarët në fund të vitit janë Gjermania, Spanja, Italia me qenë se vizitohen nga të afërmit e bullgarëve të cilët janë shpërngulur dhe jetojnë aty. Bashkatdhetarët tanë udhëtojnë dhe jashtë Evropës, drejt destinacioneve, ku mendojnë se do të kalojnë në mënyrë më të këndshme. Udhëtimet më të shpeshta janë në vendet aziatike, në Dubaj dhe Indonezi dhe në Pellgun e Karaibeve, ku temperaturat janë më të larta gjatë këtyre muajve. Përgjithësisht rreth 6 mijë bullgarë zgjedhin destinacione ekzotike, që është një pjesë e vogël nga bashkatdhetarët tanë të cilët udhëtojnë për festën, tregojnë të dhënat e Institutit për analizë dhe vlerësime në turizëm.
“Dega turistike në Bullgari përcjell një vit të pazakonshëm për të – thotë Rumen Draganov, drejtor i Institutit dhe sqaron: Si pasojë të gjeopolitikës kishte me 15 milionë më pak turistë drejt Turqisë, 4 milionë drejt Egjiptit dhe Tunizisë. Kurse me mbi 10 milionë u pakësua fluksi i turistëve drejt Francës dhe Belgjikës. Një pjesë e madhe prej udhëtimeve nuk u realizuan, siç ka qenë gjatë viteve të mëparshme. Operatorët turistikë dhe turistët kërkuan destinacione paqësore, të qeta dhe të reja, siç është vendi ynë. Bullgaria qe krejtësisht e gatshme të presë shtimin e rrymës turistike, sepse miliardë levat e investuara, të përfshira në hotelet e reja, restorantet, vendet për dëfrim, rrugët, stacionet e spastrimit dhe çdo gjë tjetër ndihmojë për pritjen e këtij numri të shtuar udhëtimesh drejt vendit tonë.”
Vlerësimi i operatorëve turistikë bullgarë, të hotelierëve dhe të pronarëve të restoranteve është se, gjatë vitit 2016 ata e përballuan me sukses sfidën – të presin dhe të shërbejnë një numër më të madh miqsh, shumë prej të cilëve asnjëherë deri tani nuk kishin ardhur deri tani në Bullgari – shënon Rumen Draganov dhe vazhdon:
“Ne nuk kemi asnjë ankesë nga ana e operatorëve të mëdhenj turistikë, të turistëve ose të klientëve në mediat, kudo qoftë nëpër botë nga tregjet bazë, në të cilat paraqitemi – Gjermania, Rusia, Skandinavia. Po ve re se dhe tek ne masmediat tanimë nuk flasin për probleme, siç qenë turizmi i alkoolit në vendpushimin Sllënçev brjag, për planktonin e kuq ose për shfaqjen e peshqve grabitqar në Detin e Zi, për të cilat flitej përpara kohe. Diçka më shumë, filloj të flitet për sukseset të cilat korrin nëpër botë nxënësit e shkollave dhe të universiteteve me profil në fushën e turizmit. Ata janë të pritur shumë mirë kudo, punojnë në vendpushime të mëdha nëpër botë, në anije të mëdha për kroçierë dhe tanimë kudo ndeshem me të huaj, të cilët e njohin dhe flasin me mahnitje për punën e bullgarëve. Kjo është treguese për aftësitë të cilat ne i kemi në fushën e shërbimeve në turizëm. Ajo e cila është një befasi e këndshme për turistët e huaj të cilët kanë ardhur tek ne, se këtu dhe në vendet e vogla të populluara, në rajonet kufitare, organizohen festivale të shkëlqyera me një tematikë të ndryshme. Mes natyrës janë ndërtuar pajisje shumë të mira për turizëm ekstrem dhe e gjithë kjo në gërshetim me ushqim të shijshëm bullgar, të gatuar në zjarr. E gjithë kjo pëlqehet shumë dhe i tërheq turistët drejt Bullgarisë gjatë gjithë vitit.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata..