Edhe gjatë vitit 2016 u realizuan shumë incizime të muzikës popullore nga këngëtarë dhe instrumentistë të brezave të ndryshme. Fillojmë me albumin “Mbresa” realizuar nga fyelltari Teodosij Spasov me Orkestrën e Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare.
Në këtë pasqyrë të shkurtër të albumeve të reja të realizuara gjatë vitit 2016 do të kujtojmë edhe një nga këngët e incizuara nga Irena Stankova për fondin e Radios Kombëtare Bullgare. Ajo është nga qyteti Burgas dhe është mbajtëse e një sërë çmimesh prestigjioze të konkurseve folklorike tek ne. Krahas kësaj ka dhënë koncerte në një sërë vendesh të Evropës. Repertori i saj përfshin kryevepra nga Krahina Folklorike e malit Stranxha, të cilët këngëtarja vet kërkon.
“Krenaria e Bullgarisë” është albumi më i ri, në të cilin u mblodhën veprat e dirigjentit dhe kompozitor të muzikës për vegla me frymëmarrje Diko Iliev. Afro tri dekada e jetës së tij ishin lidhur me orkestrën e Regjimentit të 36-të të Këmbësorëve të Kozlodujit dhe me qytetin Orjahovo. Është autor i afro 20 marsheve, të cilët ekzekutohen edhe më sot. Dhuntia e tij të krijojë vepra mbi bazën e folklorit bullgar nuk e ka shokun. Veprat e tij që prej kohe janë të lidhura ngushtë me çdo festë. Kur nuk kishte repeticione me orkestrat, që udhëhiqte, Diko Ilievi udhëtonte në disa të qyteteve të Bullgarisë Veriore – Orjahovo, Vraça, Montana. Aty ai u jepte mësime fëmijëve dhe të rinjve. Ai i mësonte për të luajtur instrumente të ndryshme të frymëmarrjes, krijonte orkestra, kompozonte muzikë. Gjatë 15 viteve të fundit u zbuluan dhe u rimëkëmbën partiturat e shumë prej veprave të panjohura të këtij mjeshtri origjinal. Meritë për këtë kanë Hrizantema Rasheva – sekretare e Vatrës së Kulturës në qytetin Orjahovo dhe Kuzman Kuzmanov – dirigjent i Orkestrës së Frymëmarrjes “Diko Iliev”. Ekipe të Radios Kombëtare Bullgare vitet e fundit incizuan tri albume.
Gjatë vitit 2016 Teodosij Spasov paraqiti edhe një album tjetër, incizuar me kuintetin me emrin e tij. Ai e realizoi këtë gjatë turneut në Bullgarinë Jugore. Emri i tij është “O,Majno horo” dhe përbën pjesa nga programi i koncerteve të grupit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..
Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..
Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...