Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Galeria “Njuans” me një udhëtim në kohë

БНР Новини
6
Portretet e gjeneralit Nikolla Bakërxhiev dhe të bashkëshortes së tij, piktor Boris Mitov

Deri më 7 shkurt galeria e kryeqytetit “Njuans” propozon një zgjedhje interesante dhe të vlefshme prej krijimeve. Në të janë treguar si krijime të klasikëve ashtu dhe të talenteve modern nga brezat e ndryshme. Në udhëtim përmes kohës na fton ekipi i piktores punonjëse galerie Lili Vlladimirova. Ciceronja jonë është Ognjana Vakavlieva:

Me një guxim të madh mund të them, se ai fillon që nga krijimi i botës – fillon ajo. – E them me buzëqeshje. Sepse kemi një krijim të shkëlqyer – një plastikë prej qeramike të Maria Nozharovës, e cila është e quajtur “Parajsa e humbur”. Dhe me të vërtetë, dhe materiali i qeramikës, teknika e shkëlqyer dhe imagjinata e Maria Nozharovës na kthejnë në këto kohëra shumë të lashta, të cilat që të gjithë ne i mbajmë në vetvete. Kurse që aty, përmes krijimeve nga koha e klasicizmit, të krijuesve si Atanas Mihov, Pjotër Stojanov, Boris Mitov, Aleksandër Mutafov, Jarosllav Veshin, Ivan Mërkviçka, Penço Ballkanski, Stojan Rajnov, Presllav Kërshovski filluan të hapin dritaret të cilat në çojnë që nga zanafilla e njeriut , të ndjenjave përmes fëmijërisë, dashurisë, ndjeshmërisë...Gjithë këto nocione të përjetshme, deri tek të cilat afrohet arti.”

Një farë aksenti në ekspozitë është dhe takimi i dialogut të dy krijimeve. Autorët e tyre janë të ndarë prej një distance afro 100 vjeçare. Këto janë portretet e punuara në mënyrë të shkëlqyer të piktorit Boris Mitov, i cili ka pikturuar gjeneralin Nikolla Bakërxhiev dhe bashkëshorten e tij. Gjenerali ka qenë ministër ushtarak nga 11 janari i vitit 1929 deri më 31 janar 1931. Boris Mitov ka pikturuar portretet e tyre gjatë vitit 1930. Por fare afër tyre janë treguar portretet, e krijuara nga një autore moderne – Neli Hristova, e cila punon në fushën e qeramikës. Dhe kështu paraqitet pamja e një gjenerali tjetër – përrallor, i papërcaktuar si personalitet. Krahas me të është bashkëshortja e tij. Dhe këto krijime – pikturë dhe qeramikë, komunikojnë midis tyre.

“Nusja e gjeneralit”, Neli HristovaNjë vëmendje të veçantë meritojnë dhe krijimet e shkëlqyera të klasikëve Jarosllav Veshin dhe Ivan Mërkviçka. Këtu tregojmë dhe një nga pikturat e fundit të Veshinit, e cila është pikturuara në Sofje gjatë vitit 1914. Ai vdes një vit më vonë. Kemi dhe një krijim emocionues të Pjotër Stojanovit. Ai është bullgar, por ka mësuar dhe ka jetuar në Moskë. Në ekspozitë është një “Dasmë e tij e shkëlqyer dimërore” e cila me të vërtetë ndikon mbi të gjitha shqisat. Në fakt, çdo një i cili viziton këtë hapësirë, do të ndihet i ndriçuar. Ndriçimi vjen kuptohet dhe nga autorët tanë modern, me të cilët galeria punon shumë mirë. Mes tyre mund të përmendim Gergana Minkova, Velisllava Çeçeva, Rosen Rashev-Roshpaka, Darina Janeva, Petër Georgiev-Rej dhe kuptohet një sërë të tjerë. Të gjithë janë të barabartë për nga energjia e vet, për nga forca e vet dhe për nga meritat e veta, saqë vazhdojnë të jenë krijues të cilët ti përkushtohen artit, piktorë dhe skulptorë në një jetë të përditshme, e cila shumë shpesh na detyron të mendojmë për anën praktike, për këtë sesi të përballojmë jetën, ditën por pikërisht këta njerëz na nxjerrin nga ditët e përditshme dhe na detyrojnë të drejtohemi drejt vlerave më të lartësuara.

“Dasma”, Pjotër StojanovDeri në çfarë mënyre fryma e Krishtlindjes dhe e Vitit të Ri do të mbretërojë në seleksionimin e krijimeve të galerisë?

Krijimet të cilat po i prezantojmë këtu, kuptohet se janë disa nga krijimet më të ndritshme. E dimë se arti ka dhe anën e vet të errët. Kemi krijues të cilët janë shumë të fuqishëm, por ata mbajnë në vetvete shumë brengë, si dhe ndjenja më të errëta. Po kështu dhe një kritikë sociale. Ne jemi drejtuar ndaj krijimeve, të cilat janë të përmbushura me një kolorit të shkëlqyer, i cili zgjon ndjeshmërinë pozitive të njeriut. Dhe mund të them, me një estetikë kategorike. Ky është fakti, të cilin çdo një vizitues i galerisë sonë do të mund të ndiejë me të vërtetë një ëmbëlsi për shqisat e veta, mjeshtërinë e krijuesve, përkushtimin ndaj artit dhe dritës, dritë të shumtë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi nga ekspozita: Galeria “Njuans” dhe Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD
Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD