Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Me dashuri për Krishtlindjet!”

БНР Новини
Foto: arkiv

Krishtlindja është një nga festat më të ndritshme dhe të nderuara. Çdo vend dhe çdo kulturë e shënon sipas traditave të trashëguara nga shekuj – nga këngët popullore deri te veprat e kompozitorëve më të mëdhenj dhe më të njohur. Edhe sivjet në Sallën “Bëllgarija” organizohen sipas traditës koncerte kushtuar Krishtlindjes.




Më 23 dhjetor Filarmonia e Sofjes bashkë me Korin Kombëtar Filarmonik “Svetosllav Obretenov” dhe Korin e Fëmijëve “Bodra Pesen” nga Shumeni do t’u sjellin gëzim admiruesve të muzikës. Koncerti i tyre i Krishtlindjeve është me titull “Engjëjt këndojnë dhe zemrat triumfojnë se lindi Krishti!”

Vitin e katërt me radhë Radioja Kombëtare Bullgare dhe Televizioni Kombëtar Bullgar do të dhurojnë spektatorët me shfaqjen “Me dashuri për Krishtlindjet!”. Ky koncert, i cili u bë traditë sivjet do të thyejë suazat e një koncerti tipik simfonik. Në program do të tingëllojnë edhe këngë të dashura të Krishtlindjes, vepra të kompozitorëve bullgarë, fragmente të operetave. Koncerti është më 25 dhjetor dhe do të transmetohet nga Televizioni Kombëtar Bullgar.

Producente dhe soliste e koncertit “Me dashuri për Krishtlindjet!” është sopranoja Edelina Këneva. Për shfaqjen e sivjetshme ajo tregon:

Koncerti në fjalë sivjet realizohet nga Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, Kori i Fëmijëve pranë Radios me dirigjente Venecija Karamanova, dhe solistët Orlin Goranov dhe Orlin Pavllov. Dirigjent do të jetë Najden Todorov. Megjithë zhvillimet përreth nesh shpresoj, se do t’u dhurojmë njerëzve çaste të paharrueshme. Koncerti do të kalojë nën moton “Dashuri në Krishtlindje”. Kjo më lejoj të përfshij edhe këngë i kushtuara dashurisë. Fanfarë solemnë do të shënojnë fillimin e festës. Shpresoj, se spektatorët do të vështrojnë një përrallë dashurie nën drejtimin e Najden Todorovit.

Edhe në qytetin Varnë parashikohen koncerte me rastin e Krishtlindjes. Ata do të jenë më 23 dhe 24 dhjetor në skenën e Operës Shtetërore nën drejtimin e dirigjentit Martin Pantaleev. Solistë do të jenë Galina Velikova – soprano, Vjara Zhelezova – mexosoprano, Hristo Ganevski – tenor. Në program do të tingëllojnë vepra të familjes Shtraus. Më 28 dhjetor publiku i Varnës do të ketë fatin të dëgjojë violinistin virtuoz Mario Hosen. Koncerti “Fryma e Paganinit” do të pushojë publikun jo vetëm me muzikën, por edhe me mjetet e 3D mapping-ut të prezantuar nga Polina Gerasimova. Orkestra e Operës Shtetërore e Varnës do të jetë nën drejtimin e organistit të njohur nga Katedralja “Shën Stefani” në Vjenë, profesori Johanes Ebenbauer.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD