Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1/3 prej bullgarëve nuk kanë kompjuterë dhe akses tek interneti për shkak të varfërisë

Foto: BGNES

Bullgaria radhitet në një prej vendeve të para në botë për nga cilësia e internetit dhe çmimi i tij i ulët. Në të njëjtën kohë statistika tregon se te kjo arritje teknologjike e botës moderne nuk kanë qasje 33 për qind e bullgarëve dhe nën 10 për qind prej firmave në vend e përdorin rrjetin botëror që të shitin mallrat e tyre.

Kjo prapambetje e konsiderueshme në krahasim me vendet e zhvilluara evropiano-perëndimore ka jo vetëm shkaqe ekonomike, ajo i detyrohet në një shkallë të madhe prapambetjes kulturore dhe nivelit të ulët arsimor – 68 për qind e bullgarëve nuk kanë dije kryesore kompjuterike. Mirëpo, në fund të fundit  gjithçka është lidhur me mjetet financiare dhe më konkretisht sasinë e tyre. Sepse edhe arsimi, edhe interesat kulturore janë dëfrime, që kushtojnë mjaftë para, kurse në të njëjtën kohë ka shumë njerëz, të cilët marrin pagën minimale të garantuar nga shteti prej 210 eurosh në muaj. Çfarë të paguajmë së pari me këtë shumë kaq të vogël – ushqimi, rryma elektrike, ilaçet, ose interneti dhe kompjuteri!? Është e kuptueshme se blerjet virtuale janë në një prej vendeve të fundit ndër prioritetet e shumë bullgarëve. Kjo dukuri karakterizon para se gjithash rajonet e varfra në vend – në pjesën veriore, ku faktikisht nuk ka industri dhe biznes. Përqindja më e vogël e familjeve ku përdoret internet është në Bullgarinë Veriperëndimore, tregon statistika.Vetëm 58.6 për qind e familjeve në regjion kanë akses te rrjeti. Sa i përket arsimit si faktor, i cili ndikon mbi dijet kompjuterike dhe lundrimin në internet, do të themi se rreth 90 për qind e njerëzve me diplomë për arsim të lartë janë internautë aktivë. Për fat të keq ata janë vetëm ¼ prej popullsisë bullgare.

Sot interneti përveç se është dëfrim përdoret gjithnjë e më shumë si një instrument i punës. 60 për qind e evropianëve blejnë mallra të ndryshme në internet të paktën një herë në muaj. Prandaj biznesi nuk mund të jetë indiferent ndaj një instrumenti të tillë kaq të fuqishëm. Mirëpo, edhe në këtë drejtim Bullgaria mbetet prapa – nën 10 për qind prej kompanive në vend kanë dyqane interneti dhe realizojnë shitje virtuale. Ato gjithashtu kanë shkaqe ekonomike për këtë. Mbi 70 për qind e firmave në vend janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, për të cilat investimi në teknikën kompjuterike dhe në ndonjë software është një detyrë e pamundshme, nganjëherë ajo madje është e panevojshme, duke pasur parasysh perimetrin kryesor dhe sferën e veprimit.

Mirëpo, ndoshta gjëja më tragjike është vonimi fatal dhe shtyrja e vazhdueshme e aplikimit të administratës elektronike publike në vend. Në një moment madje kishte një ministri të krijuar posaçërisht për këtë qëllim. Ajo harxhoi qindra milionë mjete evropiane dhe askush nuk kuptoi për se u përdorën këto mjete dhe cilat janë dobitë për qytetarët.

Megjithatë në fund duhet të shënojmë se prapëseprapë statistika tregon se teknologjitë e reja po përparojnë, edhe pse ngadalë, duke zënë pozita të reja në shoqërinë bullgare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD