Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kinezët mund të shpëtojnë Centralin Atomik Elektrik “Belene”

БНР Новини
Foto: BGNES

Projekti i ngrirë i ndërtimit të Centralit të dytë Atomik Elektrik “Belene” pranë Danubit, para pak kohe dukej se ishte në një rrugë pa dalje. Gjatë vitit 2012 për arsyetime politike dhe ekonomike, projekti u pezullua nga parlamenti. Mirëpo, reaktorët për të ishin të porositur në Rusi dhe gjatë kësaj pranvere arbitrazhi ndërkombëtar e dënoi vendin tonë t’u paguajë rusëve për ta. Kështu doli, se Bullgaria disponon një shesh, ndërtimi i të cilit është i pezulluar, dy reaktorë të porsaprodhuar bërthamor rus, por të papaguar dhe në praktik të panevojshëm.

Kjo situatë delikate u ngatërrua edhe më, jo vetëm për shkak të mungesës së vullnetit të palës bullgare të përfundojë projektin, por edhe nga mungesa e parave për këtë. Pasi reaktorët duhej të paguheshin medoemos, në plan të parë doli pyetja, çfarë të bëjnë autoritetet bullgare me ato impiante të shtrenjta. Përgjigja më e logjikshme ishte t’i shisnim reaktorët, edhe më mirë tërë projektin. Mirëpo, në botë pothuajse nuk ka blerës potencialë të kapaciteteve bërthamore dhe të reaktorëve.

Kohët e fundit duket, se projekti ka të ngjarë të rimëkëmbet me ndihmën e investitorëve kinezë. Që prej rreth dhjetë ditësh interesi i tyre ndaj centralit të pa ndërtuar është i dukshëm. Që parase t’i paguajë viganit rus “Atomstrojeksport” 601 milion euro për dy reaktorët e porositur para më se dhjetë vitesh, në Bullgari një vizitë bënë përfaqësues të Korporatës Kombëtare Bërthamore Kineze (China General Nuclear Corporation – CGN) – kolosi atomik i Kinës. Nga bisedimet e zhvilluara në Sofje në nivel më të lartë, duke përfshirë edhe me kryeministrin Bojko Borisov, u bë e qartë, se pala aziatike shfaq interes të përfshihet në projekt si investitore strategjike. Kjo do të thotë, të bëhet pronare e kapacitetit bërthamor dhe të operojë me të me mjete të veta si një firmë private.

Në botë investitorë në centrale bërthamore nuk hasen aq shpesh. Për më tepër se lojtarët e mëdhenj në këtë fushë janë vetëm tre – Firma Amerikane “Uestinghaus”, ajo franceze “Erektrisite djo Franc” dhe korporata kineze më lart përmendur. Sipas një informacioni të paripohuar, të gjitha ato kompani të lartpërmendura kanë shfaqur interes ndaj projektit bullgar. Prapëseprapë hapa konkretë tashmë bënë vetëm kinezët. Centrali Atomik Elektrik “Belene” nuk është një projekt i arritshëm për secilin, sepse shuma e pritur e ndërtimit është më se 10 miliard euro. Interesi i kinezëve ndaj centralit duket mirë i siguruar edhe nga pikëpamja financiare. U bë e qartë, se ndaj projektit përveç operatorit bërthamor kinez interes shfaq edhe Banka Industriale Tregtare e Kinës (IndustrialandCommercial Bank of China). Ndoshta ajo nuk ka ndërmend të bëhet pronare e centralit, por vetëm të financojë kontratën. Këtu është vendi të theksojmë, se kjo është banka më e madhe në botë për nga aktivet.

Kjo valë kineze e investitorëve dhe bankierëve mund t’i sjellë kënaqësi Sofjes. Kjo për arsye, se në këtë mënyrë zgjidhet një nga problemet më të rënda dhe më të shtrenjta, sepse investimet e bëra në këtë central deri tashti përbëjnë përafërsisht 2 miliard euro, të cilët mund të jenë humbur. Ndërsa 2 miliard euro për Bullgarinë e vogël dhe të varfër janë shumë – pra dy herë më shumë se sa harxhohen në vit për mbrojtjen dhe për sigurimin. Këtu duhet të theksojmë diçka tjetër shumë të rëndësishme, sipas disa informacioneve, autoritetet zyrtare bullgare ishin tepër të sinqertë dhe u refuzuan partnerëve kinezë ndihmë shtetërore dhe trajtim preferencial të projektit. Kryeministri në dorëheqje Bojko Borisov ka theksuar, se tërë projekti duhet të jetë me orientim te tregu dhe suksesi i tij të jetë në varësi të tregut.

Tani mbetet që kinezët të bëjnë mirë llogaritë e tyre. Mirëpo, ata janë llogaritarë të mirë dhe pa i verifikuar dhe pa i llogaritur madje detajet më të vogla, nuk do të marrin përsipër rreziqe të pamenduara. Tani Sofja mbetet në pritje të lajmeve të mira nga Perandoria Nënqiellore.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD