Momenti politik në Bullgari është lidhur me përpjekje të mëdha dhe kontradiktore. Ato kanë të bëjnë me ndërrimin e qeverisë në dorëheqje, me ndërrimin e presidentëve të Republikës dhe me mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare para afatit. Në këto rrethana veprimtaria e institucioneve është vështirësuar, kurse në disa raste ajo është kufizuar. Mirëpo, kjo nuk u përket përpjekjeve për prevencë të terrorizmit dhe për luftimin e kësaj dukurie.
Dje Parlamenti miratoi përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Luftim të Terrorizmit. Për këtë akt ligjvënës flitej që prej kohe, por përpjekjet pengoheshin për shkaqe të ndryshme. Varianti, i cili u miratua përfundimisht nga Parlamenti, u përket operacioneve antiterroriste dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Mediat detyrohen të transmetojnë menjëherë dhe pa ndryshime informacionin e shërbimeve dhe ky informacion nuk duhet të përmbajë të dhëna për taktikën e operacioneve dhe për pjesëmarrësit në to. Agjencia Shtetërore “Siguria Kombëtare” do të mund të zhvillojë arreste në disa raste të veçanta. Me disa ndryshime edhe në Ligjin për Mjetet e Posaçme Hetimore u saktësua aplikimi i tyre në rastet e terrorizmit me lejen e posaçme të Gjykatës së Specializuar Penale. Prerogativa për arrest tashmë kanë edhe ushtarakët.
Politikanët nga hapësira e djathtë bënë të ditur se janë kundër këtyre ndryshimeve, duke u argumentuar se ato i japin Agjencisë së Sigurisë Kombëtare funksione të jashtëzakonshme policore, kurse nga hapësira e majtë shpallën se ato e hapin gjerë derën për dëgjim. Kritika të tilla tashmë kemi dëgjuar gjatë përgatitjes së Ligjit për Kufizimin e Papranueshëm të të Drejtave të Qytetarëve. Mirëpo, e kemi dëgjuar edhe përgjigjen, se kufizime të tilla janë të lejueshme në kushte të veçanta, sepse janë në dobi të sigurisë. Këto ditët e fundit u bë e qartë gjithashtu se mungesa e stabilitetit nuk e vë nën dyshim edhe nënshkrimin e marrëveshjes për akses të Bullgarisë tek informacioni amerikan për migrantët me profil të rrezikshëm. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare zëvendëssekretari i sigurisë së brendshme të SHBA-së Alën Bërsin, i cili erdhi për një vizitë në Bullgari, komentoi se madje gjatë janarit të ndërrohet administrata shtetërore, nëpunësit, të cilët punojnë për përgatitjen e dokumentit, do të mbeten, sepse ka procese mes dy vendeve, të cilat nuk varen nga ndryshimet në politikën e brendshme.
Nuk ka ndryshim edhe në qëllimet e Sofjes për të filluar ekstradimin e migrantëve ilegalë afganë, duke filluar nga ata, të cilët morën pjesë në trazirat në qendrën e refugjatëve në Harmanli të Bullgarisë Jugore para pak kohe. Gjatë javës për në Kabul fluturoi grupi i parë prej 140 personash të tillë, kurse ekstradimi i akoma 200 migrantëve do të realizohet në kuadrin e disa ditëve të afërta. Krahas Bullgarisë Gjermania gjithashtu ekstradoi një grup afganësh dhe kjo do të thotë se qëndrimi i fortë ndaj migrantëve të rrezikshëm nuk i përket vetëm Bullgarisë. Kjo jep arsye me të vërtetë të presim vazhdimin e procesit pa ndërprerje, megjithë momentet e presionit në fushën e politikës së brendshme.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..