Pasi nga Blloku i Reformatorëve deklaruan, se edhe ata si partia GERB dhe Partia Socialiste Bullgare, nuk do të pranojnë mandatin për formimin e qeverisë në kuadrin e këtij parlamenti, ditën e marte ata bënë të kundërtën. Mirëpo, është e qartë, se pa përkrahjen e ndonjë prej forcave kryesore parlamentare një kabinet i ri nuk mund të ekzistojë. Situata është e tillë, se fati i mandatit nuk është në varësi të mbartësit të tij, por nga partitë, të cilat tashmë refuzuan të formojnë qeveri.
Dy forcat më të mëdha parlamentare – GERB dhe Partia Socialiste Bullgare, i kthyen presidentit mandatet e dorëzuara për formimin e qeverisë me argumentin, se ky parlament nuk ka më shumë mundësi të punojë dhe se një shumicë dërmuese në të nuk mund të ketë. Blloku i Reformatorëve mori mandatin e dorëzuar nga presidenti me bindjen, se ka mundësi të formohet një “shumicë prej reformatorëve”. Për të formuar mazhorancë parlamentare janë të domosdoshëm 50+1 prej votave, ose 121 deputetë, ndërsa reformatorët kanë vetëm 22. Minimumi kritik nga 121 vota arrihet në se pranë votave të reformatorëve do të shtohen të gjitha 84 votat e partisë më të madhe GERB. Domethënë, reformatorët duhet të bisedojnë edhe me forca të tjera parlamentare, dhe më në veçanti me Frontin Patriotik. Mirëpo, nga Fronti mendojnë, se mandati i tretë nuk iu dorëzua atyre nën presionin e jashtëm dhe prandaj mezi do të përkrahin pa rezerva një kabinet të reformatorëve. Për më tepër, në se reformatorët do të refuzojnë të pranojnë kushtet për një politikë më të rreptë në mbrojtjen e kufijve të vendit, për masa më energjike kundër krimit të përditshëm dhe për rritjen e pensionit minimal. Duhet të theksojmë, se tashmë partia GERB hodhi poshtë kërkesën e tyre për pension më të lartë minimal, porse pikërisht te kjo parti reformatorët do të kenë më shumë shpresë në provën për formimin e qeverisë.
Doemos ekziston edhe hipoteza për një qeveri, e cila të mos ketë një shumicë parlamentare nga 121 vota. I tillë ishte kabineti i kryeministri Bojko Borisov, i cili iu shpresonte përkrahjes së ndryshueshme të forcave jashtë koalicionit. Mirëpo, ai dha dorëheqje me bindjen, se në raportin e sotëm të forcave kjo mundësi tashmë u sos. Kështu që del pyetje, pse partia GERB do të kishte nevojë të sprovojë po këtë formulë, por kësaj here me mandatin e ndonjë force më të vogël politike? Për më tepër se edhe ndër vet reformatorët shihet një luhatje mbi këtë çështje, ndërsa nga Partia Demokratë për Bullgarinë e Fortë janë kategorikisht kundër.
Në etapën e tanishme lideri i partisë GERB dhe kryeministër në dorëheqje Bojko Borisov nuk bënë deklarata kategorike, vetëm kushtëzon, se kjo çështje mezi tani do të diskutohet me reformatorët. Nga Partia Socialiste Bullgare deklarojnë, se provat për formimin e një kabineti me mandatin e Bllokut të Reformatorëve është vetëm humbja e kohës. Edhe presidenti Rosen Plevneliev dha të kuptohet, se detyra është shumë e vështirë. Megjithëkëtë ai tha se patjetër duhet të bëhet një provë, sepse ngandonjëherë edhe një shans nga 1 për qind mund të shndërrohet në 100 për qind.
Partia GERB dhe Partia Socialiste Bullgare kthyen mandatet për formimin e qeverisë, menjëherë pasi presidenti iu dorëzoi. Blloku i Reformatorëve do të përfundojë bisedimet për formimin e kabinetit mezi ditën e hëne. Disa vëzhgues supozojnë, se nuk ngutet me bisedimet që të shmanget emërimi i një kabineti teknik nga presidenti Rosen Plevneliev, ndërsa këtë përgjegjësi të marrë përsipër kreu i porsazgjedhur i shtetit Rumen Radev.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..