Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Shtëpi për kampionë” – bamirësi dhe inovacione në një vend

БНР Новини

Një konvikt prej kontejnerëve detarë i qe dhuruar falas Shkollës sportive “Neofit Rillski” në Sofje. Organizatorë të iniciativës krejtësisht bamirëse janë sipërmarrësi Zvezdelin Minçev dhe arkitekti Rumen Përvanov. Me përpjekjet dhe me mjetet e tyre godina është e ndërtuar dhe e pajisur krejtësisht. Përpara pak kohe sportistët e rinj u transferuan dhe u vendosën aty.

СнимкаProjekti përbën një godinë me dy kate prej 12 kontejnerëve detarë me përgjithësisht 8 apartamente – dy me nga dy dhoma, dy me katër dhoma dhe katër me tri dhoma. Kapaciteti i godinës është deri më 42 banues. Një nga apartamentet me dy dhoma, i cili gjendet në katin e parë është i paracaktuar për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe është përshtatur me kërkesat për një mjedis të pranueshëm.

СнимкаPër shkak të teknologjisë inovative puna në teren harxhon pak më shumë se një muaj – nga data 1 gusht deri më 13 shtator. Parimi për ndërtimin e godinës akoma është një novitet për vendin, pavarësisht se në Holandë projekte të ngjashme janë realizuar akoma gjatë vitit 2006. Godinat prej kontejnerëve të përdorur jo vetëm se nuk u lenë vend këtyre nga ndërtimi konvencional, por kanë dhe një farë prioritetesh: çmim të ulët, afate të shkurtra për t’u ndërtuar, pavarësi nga kushtet atmosferike, efikasitet të lartë energjetik.

СнимкаNisma bamirëse shkaktoi një interes të madh në rrjetin social Facebook, ku Zvezdelin Minçev tregoi për projektin:

Përpara rreth një jave isha i provokuar shumë fortë nga një post në Facebook të një kontakti im aty. Ai nuk ishte drejtuar konkretisht ndaj meje, por komenti thoshte se të gjitha iniciativat e ngjashme, organizatat joqeveritare dhe fondet bamirëse nuk ndihmojnë dhe nuk bëjnë asnjë punë, por në fakt vetëm i ndajnë qytetarët. Kjo më irritoi dhe më detyrojë të publikojë në faqen time personale në rrjetin social atë, të cilën e bëmë me partnerin tim. Isha i befasuar shumë këndshëm nga të gjitha përshëndetjet dhe e gjithë përkrahja, të cilën e morëm. Na përmbushi një energji pozitive, të cilën unë fare nuk e prisja. Shumë njerëz shkruan se, kur kemi një plan tjetër, mund të drejtohemi ndaj tyre dhe se ata po kështu kanë dëshirë të marrin pjesë në ndonjë farë mënyre. Kjo më jep bindje të vazhdoj me iniciativa të tilla. Ka shumë njerëz të cilët kanë dëshirë të ndihmojnë dhe mbase është e nevojshme ndonjëri ti bashkojë në një ide të ngjashme.

СнимкаProjekti i realizuar dhe rezultatet prej tij – që nga komentet pozitive në Facebook deri tek buzëqeshjet e fëmijëve, u sjellin besim Zvezdelin Minçevit se ndryshimi drejt më së mirës është i mundshëm:

Kjo nuk është iniciativa e parë e tillë e arkitektit Rumen Përvanov. Kur e bëmë, qëllimi ynë ka qenë të mund t’u sigurojmë fëmijëve komfort – të kenë absolutisht çdo gjë, të kenë ngrohje, të jetë pastër dhe atmosfera të jetë e këndshme në kushte të shkëlqyera. Punuam me shumë zemër. Në kushtoi nerva të shumta, me qenë se teknologjia është krejtësisht e re. Mendoj se shoqëria bullgare është e zgjuar dhe e pjekur për iniciativa të tilla. Kjo më gëzon shumë dhe më jep shpresë se gjërat në Bullgari do të nisin. Shpresoj se e kemi ndezur shkëndijën për iniciativa të ngjashme, por më tepër kur ato janë të drejtuara ndaj fëmijëve, sepse ata janë e ardhmja jonë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografitë janë ofruar nga Zvezdelin Minçevi



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD