Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Baleti “Arabesk” vallëzon në “Hijen e dëshirës së zjarrtë”

БНР Новини

Baleti “Arabesk” takon Lindjen dhe Perëndimin në spektaklin e vet jo standard “Hija e dëshirës së zjarrtë”, i frymëzuar nga libri me të njëjtin titull të poeteshës Sillvija Stefanova. Spektakli luhet në skenën e Teatrit Muzikor. Publiku mund ta shikojë estetikën japoneze të meditimit dhe të ekspresivitetit muzikor evropian, të rikrijuar në vallëzim. “Hija e dëshirës së zjarrtë” propozon një udhëtim jo standard në botën e vjershave me pesë strofa të lashta japoneze “tanka”, të cilat transformohen në muzikë, poezi dhe vallëzim. Struktura e spektaklit është një formë e hapur, ku çdo një krijues shtyhet nga krijimi i atij të mëparshëm, përmes tri miniaturave të njëhershme. E para “Pikë në oqean” është me koreografi të Antëni Midëlltën nga Britania e Madhe, në bazë të muzikës të Dobrinka Tabakovës.




Dy muzikat e tjera kërkojnë lidhjen midis botëkuptimit të poetëve të pavdekshëm japonezë dhe krijuesit e sotëm bullgar përmes jehonës së ndjenjës për dashuri. Miniatura e re “pëshpëritje” e koreografes Anna Doneva është në bazë të muzikës të Dmitrij Shostakoviçit. Me një gjuhë shumë dinamike të vallëzimit, kurse figurat e valltarëve sikurse të rikujtojnë grafikun e hieroglifëve.

СнимкаMiniatura e tretë “Kënaqësia të mos të bësh asgjë” është në bazë të muzikës së Telemanit, koreografia është e Borjana Seçanovës. E përpunuar në mënyrë interesante përmes improvizimeve aty për aty të violinistit nga kuarteti “Sofja” Valentin Gerov, të cilin spektatorët e shikojnë në skenë. Veshje tipike japoneze, një tingëllim japonez, një lojë të nuancave, një ekspresion modern, frymëzim dhe pasion janë kodet në interpretimin e valltarëve nga grupi “Arabesk”. Në këtë mënyrë përsëri sekreti i artit të përjetshëm dhe dashuria e pavdekshme nga libri “Hija e dëshirës së zjarrtë” fillon të jetoj në skenë.

СнимкаBaleti “Arabesk” është i krijuar gjatë vitit 1967, dhe është trupa e vetme e autoritetshme e cila është imponuar në Bullgari për shfaqje moderne, të bazuara tek tendencat jo konvencionale në vallëzimin modern. Që nga viti 2000 drejtor i trupës është koreografja Borjana Seçanova. Metoda e skenës së hapur i jep mundësi koreografëve nga Bullgaria dhe nga e gjithë bota të realizojnë spektaklet e veta, të ndryshme për nga stili dhe sa i përket teknikave të përdorura moderne të vallëzimit. Për shfaqjen e re të baletit “Arabesk” tregon Seçanova:

E ndryshmja në këtë spektakël është se “Hija e dëshirës së zjarrtë” është libër i poeteshës Sillvija Stefanova e shkruar si jehonë të vjershave klasike japoneze të shkruara në pesë vjersha “tanka” që përpara njëmijë vjetëve. Kjo jehonë e poeteshës bullgare, sikurse vazhdoi në një përmasë të vallëzimit. Vjershat japoneze në pesë strofa në poezinë klasike, kanë një formë karakteristike, e cila quhet “renga” – çdo një autor mund të shtyhet nga vjersha e mëparshme me pesë strofa dhe të vazhdojë më tej. Vallëzimi u shty nga këto vjersha të shkëlqyera dhe vazhdoi përpara. Një nga temat mbi të cilat mensojmë qe Lindje-Perëndim.

Për spektaklet e ardhshme festive Seçanova tregon:

Zakonisht aty rreth Vitit të Ri ne ftojmë spektatorët më të vegjël, por bashkë me prindërit e vet në spektaklin “Arrëthyesja”. Kurse posaçërisht për versionin e baletit “Arabesk”, spektakli është i bërë me të vërtetë për prindër dhe fëmijë. Dhe nuk ka asgjë më të mirë, kur një prind e shpie fëmijën e vet në balet, dhe fëmija i drejton pyetjet të cilat i ka dhe kështu formohet një lidhje e vërtetë familjare, kur mund të ndani artin. Formojmë një program mjaft ambicioz në lidhje me 50 vjetorin nga krijimi i baletit “Arabesk”. Ambicia jonë është që nga fillimi i stinës 2017/2018 të bëjmë një retrospekcion të plotë fillimit të asaj që ngjan në trupë, si dhe për titujt tanë më të rinj. Shfaqjet tona në lidhje me Krishtlindjet janë më 22, 27 dhe 28 dhjetor.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD