Bullgaria nuk është një vend me kështjella të ruajtura – kujtim nga sundimtarët e mëdhenj. Por, për llogari të kësaj të përmbushur me një shumicë manastiresh – një dëshmi, se populli ynë ka ruajtur jetën e vet shpirtërore bile në kohërat më të rënda të asimilimit kulturor. Manastiret tek ne janë formuar me shpesh larg nga qytetet e mëdha, në vendet malore, ku, të pa shqetësuar, murgjit kanë rishkruar librat me një karakter fetar dhe kanë krijuar shkolla, të cilat i përkushtohen letërsisë dhe pikturimit kishtaro-sllav. Për ndërtimin e çdo një manastiri të shenjtë bullgarët kanë zgjedhur vende të bukura, me një pamje piktoreske, për të cilat kanë menduar se janë të prekur nga Zoti. Kështu janë formuar grupe të tëra prej manastireve të lidhura midis tyre nga ana gjeografike, të cilat populli bullgar i ka quajtur Pylli i Shenjtë i Vogël. Sot shumë të vizituar janë manastiret rreth Sofjes, të quajtur akoma Mali i Shenjtë i Sofjes. Kryeqyteti i lashtë bullgar Veliko Tërnovo krenohet me kompleksin e vet shpirtëror, i cili përfshin 16 manastire vepruese në krahinë, mes të cilëve më i madh është Preobrazhenskijat.
Shumë nga manastiret bullgare kanë lënë një gjurmë të qëndrueshme në vetëdijen e Kosta Marinovit – një fotograf amator nga Sofja. Për rreth 40 vjetët e kaluara ai jo njëherë ka vizituar vendet e shenjta, të cilat çdo herë kanë zbuluar sekrete të reja përpara objektivit të tij. Akoma gjatë vitit 1977 fotografi për herë të parë ka vizituar Manastirin e Glozhenit “Shën Gjergji Fitimtari” dhe ka mbetur i mahnitur nga bukuria e natyrës përreth dhe bota e fshehtë e vendit të shenjtë. Që atëherë ai ua përkushton ditët e tij të pushimit marshimeve të cilat i realizon deri tek manastiret. Ka bërë qindra foto, kurse në fund të muajit nëntor inauguroi dhe ekspozitën e vet të parë me 40 kuadro nga manastiret më të bukura në Bullgari. Vendi për ekspozitën nuk është i zgjedhur rastësisht. Ajo mund të shikohet në filialin “Serdika” në Bibliotekën e Kryeqytetit. Kështu manastiret “ulen” pavarësisht dhe në mënyrë virtuale tek ne, që të na rikujtojnë se bota jonë është kalimtare, kurse krijimi nga besimi dhe shpirti të pavdekshme. Ja dhe akoma nga Kosta Marinovi:
“Unë gjithmonë kam thënë se, kur krijon një kuadër, zemra jote dridhet. Mbase kam bërë, mijëra kuadro, por vetëm disa më detyrojnë të emocionohem, kur i shikoj. Ato ndihen me zemrën dhe mendoj se, kjo është një ndërhyrje nga lartë. Drejt manastireve udhëtoj kryesisht me grupe. Por preferoj të udhëtoj vet, sepse kështu mund t’u ndaj më shumë kohë gjërave, të cilat i shikoj. Edhe sikur të jem me ndonjë shok gjatë kohës së udhëtimit, unë preferoj të mbetem vetëm me fotoaparatin tim, pavarësisht se mund të dukem në mënyrë të çuditshme. Pjesa më e madhe e manastireve të cilat i tregoj në ekspozitë, janë të vizituara dhe përpara meje. Kureshtare janë fotot nga manastiret, të cilat janë pothuajse gjysmë të shkatërruara, siç është për shembull Manastiri i Gërlenos. Më bën përshtypje se në shumë vende njerëzit vet organizohen, mblidhen mjete dhe bëjnë një punë fizike, që të shpëtojnë kisha dhe manastire. Edhe sikur të mos të ketë ndihmë nga shteti, ata vetë e rivendosin pamjen autentike të godinave. Jam ndeshur me vende të shumta të larta, kisha dhe paraklis, të cilët janë të rivendosura me ndihmën e dhurimeve. Nga bisedat e mia të zhvilluara me dhurues të tillë e kuptoj se, ata i nderojnë shumë traditat e veta të fiseve, ruajnë dhe mbrojnë besimin e vet dhe nuk kursejnë punë dhe mjete, që të ruajnë vendet e shenjta. Shumë familje kanë të ashtuquajturit kryqe prej guri të shenjta. Ato janë një vend i caktuar për të gjithë fisin. Aty bëhet një kurban dhe që të gjithë drejtojnë lutje të përbashkët për shëndet, begati dhe një mbrojtje qiellore të pjesëtarëve të fisit.”
“Një rrugë, e cila është kaluar me makinë, me biçikletë ose me këmbë, duket në një mënyrë të ndryshme” – thotë fotografi. Dhe tregon se kur udhëton me makinë, shikon shumë pak nga rruga. Kur i jep biçikletës, shikon më shumë, në qoftë se kalon përmes së njëjtës rrugë në këmbë, atëherë shikon çdo një gurë nën këmbë. Prandaj Kosta Marinov është përkrahës i udhëtimit të ngadaltë. Të shikoj dhe detajet më të imëta është mësuar nga mësuesit e tij në fotografinë artistike, mes të cilëve janë Ivo Haxhimishev, Zhorzh Kjosev, Rafi Marukian. “Me ekspozitën time të parë dua të ndikoj mbi të gjithë bullgarët. Të kthejë më të moshuarit drejt kujtimeve nga manastiret, të cilat tanimë janë të vizituara, kurse tek më të rinjtë të mund të provokoj një dëshirë të nisen dhe të shikojnë vet bukurinë e Bullgarisë.
Një përshtypje më të mirë më bënë afresket në Manastirin e Rilës, kanë një pamje shumë të freskët, sepse janë të restauruara shumë mirë. Shumë e mirë është dhe gjendja e Manastirit Batoshevski, i cili qe me një statut të diskutueshëm. Aty arkitektët donin që ta përdorin manastirin për një bazë të vet. Manastiri tanimë kaloi nën juridiksionin e mitropolitit të qytetit Plovdiv. Shpresoj se, do të lëshohen mjete dhe do të fillojë restaurim, sepse afresket janë të shkëlqyera dhe nuk duhet t’i humbasim.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..