Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teknologjitë e reja njëkohësisht janë në favor dhe në dëm të fëmijëve

БНР Новини
Foto: arkiv

Fëmijët e lindur pas vitit 2000 – brezi Z rriten në një kohë, në të cilën realiteti virtual është përreth nesh, kurse interneti po kthehet në një domosdoshmëri. Çdo një monedhë ka dy anë. Përveç lehtësisë të cilin e sjellin teknologjitë moderne (si për shembull një prani të rrufeshme deri tek informacioni), ato fshehin dhe rreziqe për fëmijët. Që të shmangen ato, fëmijët, prindërit dhe mësuesit e tyre duhet të jenë me dije digjitale. Me këtë detyrë merret ekipi i iniciativës DigitalKidz.

Për Ivelina Atanasovën, kryetare e fondacionit “Fëmijët Digjitalë” dhe themeluese e DigitalKidz, është me rëndësi që të moshuarit të rrisin njohuritë dhe kompetencat e tyre teknologjike. Që të kuptojnë thelbin e teknologjive si dhe rreziqet të cilat ato i sjellin, të jenë të përgatitur dhe efektiv në edukimin e fëmijëve për një punë të rregullt me ta:

I mësojmë fëmijët tanë ti mos vënë gishtat në dhe të mos luajnë me sende të mprehta, por nuk i japim llogari vetes, se teknologjitë, të cilat ata i përvetësojnë në mënyrë intuitive, janë një kërcënim jo më pak i vogël për sigurinë dhe identitetin e tyre. Kur nuk janë të përdorur me masë, ato janë në gjendje të marrin të njerëzishmen nga njeriu dhe të zëvendësojnë komunikimin, marrëdhëniet dhe eupatinë me një çatë në telefon. Statistika tregon, se më shumë se gjysma e prindërve nuk e njohin programin për një kontroll prindëror. Rrjedhimisht ata nuk e dinë se çfarë bëjnë fëmijët e tyre në internet, me kë komunikojnë, çfarë tipi pajisjeje përdorin. Mbi 80% nga fëmijët e kohës së sotme fillojnë të përdorin aktivisht internetin përpara se të hyjnë në moshën e adoleshencës. Çdo një fëmijë i tretë ka qenë objekt i njoftimeve seksuale në rrjet, çdo një fëmijë i gjashtë është objekt i një torture kibernetike, e cila shumë shpesh kalon në një torturë në hapësirën oflajn. I mësojmë fëmijët tanë të mos të flasin me njerëz të panjohur në rrugë, por po kështu nuk e dimë sesi t’u ndihmojmë të mund të mbrohen, kur bëhet fjalë për një komunikim dhe përdorim të përmbajtjes në rrjet.

Ivelina Atanasova e përcakton numrin rritës të mësuesve në një moshë të avancuar në vend si një sfidë përpara kulturës digjitale:

Kur ata nuk duan të hyjnë në avancimin e teknologjive, të ndryshojnë metodologjinë, në të cilën japin mësim dhe të kuptojnë se fëmijët e kohës së sotme mendojnë dhe e ndërmarrin botën në mënyrë më të ndryshme, komunikimi midis fëmijëve dhe mësuesve bëhet joefektiv. Fëmijët e kohës së sotme janë të orientuar nga ana vizuale. Që të mund ta kuptojnë informacionin dhe të mësojnë diçka të re ata kanë nevojë të përdorin anën e vet të ndjeshme – t’i prekin gjërat dhe t’i përjetojnë. Teknologjitë ndryshojnë jo thjesht mënyrën e dëfrimit, por edhe mënyrën në bazë të së cilës e ndërmarrim botën, mësojmë dhe komunikojmë midis nesh. Dhe kjo deri në një shkallë të madhe ndikon mbi mënyrën në bazë të së cilës duhet të jepet materiali në shkollë, pavarësisht se kjo akoma nuk njihet si problem dhe si një domosdoshmëri.

Qëndrimi për një kohë të gjatë përpara televizorit ose kompjuterit mund të çojë deri në një aktivitet fare të ulët tek fëmijët. Ivelina Atanasova këshillon:

Prindi duhet të jetë i përgatitur sesi të provokojë aktivitetin fizik te fëmija e vet. Kjo nuk është e lidhur patjetër me regjistrimin në ndonjë sport. Ka shumë lojëra dhe ushtrime të cilat mundin të kthehen në një pjesë nga ditët e përditshme dhe nga edukata – diçka e natyrshme, por jo dhe një përpjekje suplementare, e cila kërkon kohë, shëtitje dhe energji. Teknologjitë mund po kështu të marrin mjeshtërinë për kreativitet dhe shpikje. Por kjo është në dëm të fëmijëve vetëm kur të moshuarit nuk mundohen të arrijnë një balancë. Që të jenë të përgatitur fëmijët bullgarë për kërcënimet në rrjet, fillimisht duhet të përgatiten prindërit e tyre, që të mund t’u jenë në ndihmë dhe në përkrahje. Besoj se përpara se t’i akuzojmë teknologjitë për këtë se çfarë marrin, duhet të pyetemi se çfarë në fakt ne u japim fëmijëve tanë dhe sesi i përgatisim.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD