Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit Taleb Rifaj: “Që ta ruajmë një vend, së pari duhet ta respektojmë”

БНР Новини
Foto: BGNES

Në vigjilje të vitit 2017, i cili u shpall nga OKB-ja vit ndërkombëtar për zhvillimin e turizmit, Sofja u bë mikpritëse e Kongresit Ndërkombëtar për Qytetërime Botërore dhe Turizëm Modern, të organizuar nga Organizata Botërore e Turizmit. Atje morën pjesë mbi 100 delegatë të huaj nga Iraku, Mali i Zi, Maqedonia, Malta, Egjipti, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Spanja etj. Bullgaria u paraqit me tri ligjërata të lidhura me historinë e trakëve dhe me trashëgiminë trake.

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit dr. Taleb Rifaj përvijoi pikat kryesore të zhvillimit të suksesshëm të turizmit global. Në vend të parë është menaxhimi i mirë për tërheqjen dhe mirëpritjen e turistëve. Në vend të dytë është “krijimi i historisë”, duke e ruajtur autenticitetin, por edhe dizajnin, sepse historia është pjesë e dizajnit. Ka dhe diçka tjetër:

Nuk ka shtet, i cili do të pëlqehet nga vizituesit e tij, në qoftë se nuk e pëlqejnë vetë shtetasit e tij. Asnjë shtet, i cili nuk kujdeset mirë për popullin e tij, nuk është i gatshëm të mirëpresë turistë. Ndryshimi duhet të fillojë nga vendasit. Po të shkoni në një vend dhe ndjeni se atje njerëzit respektojnë njëri tjetrin, atëherë ju tregoni respekt ndaj vetvetes. Nuk mund të ndihesh mirë në një vend ku të gjithë janë të dëshpëruar pavarësisht nga luksi rreth teje. Duhet të mbajmë mend se që ta ruajmë një vend, duhet ta respektojmë.

Ruajtja e trashëgimisë së qytetërimeve botërore ishte theks edhe në deklaratën e miratuar në fund të kongresit. E paraqiti Isabel Garanja – drejtoreshë e programit “Evropa” pranë Organizatës Botërore të Turizmit:

Turizmi është një prej sektorëve kryesorë globalë socialo-ekonomik. Qytetërimet botërore janë rezultat i kreativitetit të njeriut dhe i arritjeve të tij. Turizmi kulturor dhe kreativ mund të kontribuojë për ruajtjen e kulturës dhe për zhvillimin ekonomiko-social të bashkësisë. Prandaj ne angazhohemi të ndihmojmë për konservimin dhe zhvillimin e turizmit kreativ me:

Ruajtjen dhe informimin për trashëgiminë e qytetërimeve botërore, si burim i kreativitetit dhe i frymëzimit për zhvillimin racional, si dhe për inkurajimin e krijimit të infrastrukturës dhe të caqeve institucionale, të cilat e mirëmbajnë turizmin vendor kreativ, të lidhur me qytetërimet botërore.

Me zhvillimin e një strategjie të arsyeshme për zhvillimin e trashëgimisë së qytetërimeve botërore nëpërmjet inkurajimit të aktiviteteve turistike, të cilat kontribuojnë për informimin e shoqërisë dhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Gjëja e tretë është ndërtimi i partneritetit mes turizmit dhe industrive kreative nëpërmjet pakësimit të barrierave në nivel shtetëror dhe vendor, sigurimi i mundësisë që turizmi kulturor të jetë një krijues i vlershëm i aktiviteteve të ndryshme të biznesit dhe përkrahës i traditave vendore, kështu që ato të bëhen pjesë e programit për zhvillim civil.

Deklarata nuk ka karakter të detyrueshëm, por shpreh pozitën e pjesëmarrësve të mbi 40 vendeve, se lidhja midis qytetërimeve të lashta dhe turizmit kulturor do t’i ndihmojë njerëzit për t’u afruar më shumë dhe të njihen më mirë. Pjesëmarrësit në takim shprehën pozitën se turizmi është një produkt i përbashkët. Ai nuk mund të krijohet pa bashkëpunimin midis institucioneve shtetërore, organizatave private dhe bashkësive private. Princesha e Jordanisë Dana Firas nënvizoi se trashëgimia duhet të transformohet në një mënyrë, e cila të jetë e kuptueshme dhe në dobi të të gjithëve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Euronews: Bullgaria është një destinacion ideal për turizmin gjatë gjithë vitit me plazhet e saj të arta dhe majat e mbuluara me borë

Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..

botuar më 24-11-25 10.35.PD

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci do të transformohet në një teleferik me ulëse

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..

botuar më 24-11-24 8.05.PD

Shkretëtira mistike bullgare - Gurët e Drejtë fshehin enigma të shumta

Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...

botuar më 24-11-23 10.35.PD